-
VIDEO
Aksident në aksin Lezhë-Vau i Dejës, përplasen dy motorë! 3 të plagosur, 2 në gjendje të rëndë
Tre persona mbeten të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë pas përplasjes së dy motorçikletave. Aksidenti ndodhi rreth orës 17 e 30 minuta të së martës në rrugën nacionale Lezhë-Vau Dejës, në afërsi të fshatit Fishtë
-
VIDEO
Pse dështoi siguria në burgun e Peqinit? (19 dhjetor 2023)
-
VIDEO
Vrasjet pa autor në Tropojë pas 1997, dhjetra dosje të pezulluara do kalojnë ‘në skaner’! Grupe të posaçme për t’i rihetuar
Dhjetëra dosje të vrasjeve pa autor në Tropojë pas viteve 1997 pritet të rihapen nga policia pas kërkesës së ministrit të Brendshëm. Policia shkencore do të përsërisë ekspertizat e nevojshme ndërkohë që SPAK, ka në hetim vrasjet e katër vëllezërve të familjes Haklaj.
-
VIDEO
Dosja/ Si u shkel siguria në burgun e Peqinit! Skaneri s’punonte kur u fut arma që përdori Sokol Mjacaj! Shef policie u komandua një specialist
Një varg shkeljesh të sigurisë në burgun e Peqinit janë zbuluar nga prokuroria gjatë hetimit për vrasjen e Arben Lleshit në qeli nga Sokol Mjacaj. Në dosjen e siguruar nga Report tv dhe shqiptarja.com evidentohet se burgu i sigurisë së lartë ishte pa shef policie, dhe në vend të tij u komandua një specialist. Kontrolli i sendeve në hyrje të burgut bëhej me dorë.
-
VIDEO
Vrasja brenda qelisë/ 11 zyrtarë të burgut të Peqinit u lanë në burg, familjarët shpërthejnë në lot para Gjykatës
Lënia në burg e 11 zyrtarëve të burgut të Peqinit për vrasjen e Arben Lleshit brenda qelisë nga Sokol Mjaçaj nuk është pritur mirë nga familjarët e tyre që prisnin jashtë Gjykatës. Në momentin që zyrtarët e burgut largohen me makinat e policisë nga Gjykata, familjarët shihen duke qarë.
-
VIDEO
Miratimi i propozimit të PS për komisionet hetimore, Tabaku: Dëshmitarë që do thirren me dyer të mbyllura! Pengesë e punës së opozitës
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar për mediat pas miratimit që PS i bëri propozimit të Ermonela Felajt për ngritjen e komisioneve hetimore. Ajo tha se një ligj i tillë mbron mazhorancën dhe shtoi se thirrja e dëshmitarëve me dyer të mbyllura pengon punën e opozitës për kontrollin parlamentar. Sipas deputetes, ligji aktual i komisioneve hetimore është shumë i mirë nëse mbetet i tillë dhe i shtohen fuqi opozitës e jo të ndodhë e kundërta.
-
VIDEO
Qëlloi me kallashnikov në ajër pranë banesës të të afërmve të tij, arrestohet 27 vjeçari në Tiranë
Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” u zbulua se 27-vjeçari Dh.Th nga Shkoza e mbante këtë armë pa leje në banesën e tij.
Gjatë kontrollit në një ambient në afërsi të banesës që qëlloi, u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik, dy krehra dhe municion luftarak, që dyshohet se i posedonte i riu.
-
VIDEO
Miratohet me 15 vota pro propozimi i PS për komisionet hetimore! Felaj: Do të ngrihen vetëm për çështje të veçanta
Komisioni për Çështjet Ligjore, ka miratuar me 15 vota pro propozimin e deputetes së PS, Ermonela Felaj për ligjin për komisionet hetimore. Ndërsa u hodhën poshtë propozimet e bëra nga deputetët Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho.
Felaj tha se propozimi i PS bazohet në ligjin gjerman për komisionet hetimore. Sipas këtij projektligji, komisionet hetimore do të ngrihen vetëm për çështje të veçanta dhe jo mbi aludime. Gjithashtu komisionet hetimore mund të zhvillohen edhe me dyer të mbyllura në raste të caktuara me qëllim brojtjen e të dhënave të dëshmitarit që mund të merret në pyetje.
-
VIDEO
Kush është shqiptari që i dha fund jetës në 'anijen hotel' në Angli! Detaje nga ngjarja e rëndë
Një 27-vjeçar shqiptar i dha fund jetës në Angli rreth një javë, ndërsa mediat britanike kanë zbuluar identitetin e tij. Leonard Farruku, 27 vjeç, nga Manza e Durrësit është shqiptari i vetëvrarë në anijen Bibby Stockholm ku mbahen azilkërkuesit e regjistruar në Britani.
-
VIDEO
‘Shef mos u afro, mos hy në gjak me mua’, si i drejtoi armën Sokol Mjacaj shefit të policisë së Burgjeve! Negociatat për dorëzim
Report Tv sjell të tjera detaje nga vrasja në burgun e Peqinit dhe dinamikën se si ka ndodhur ngjarja përmes zbardhjes së dëshmive të zyrtarëve të arrestuar tashmë për shpërdorim detyre. Qani Muça, specialist i regjimit të posaçëm, i cili ushtronte edhe detyrën e shefit të policisë së Burgjeve, ka dëshmuar episode pas momentit të vrasjes së Arben lleshit nga Sokol Mjacaj.
-
VIDEO
FSHF ndan çmimet “Më të mirët 2023’, në mbrëmjen gala të pranishëm Rama dhe Begaj! Sylvinho merr nga presidenti pasaportën shqiptare
Në mbrëmjen gala “më të mirët 2023” të zhvilluar nga Federata Shqiptare e Futbollit u vlerësuan protagonistët kryesorë, djem e vajza të cilët shkëlqyen me paraqitjen e tyre në fushën e gjelbër.
-
VIDEO
Tiranë, punonin natën e mashtronin shtetas të huaj për investim në bursa fiktive, arrestohen 4 përgjegjësit e ‘call center’-ave, sekuestrohen 9 mijë euro (EMRAT)
Katër përgjegjës të 2 call centerave që operonin gjatë natës në Tiranë, janë arrestuar nga sektori i Krimit Ekonomiko-Financiar, nën akuzën se mashtronin shtetas të huaj për të mashtruar në tregje fiktive.