-
VIDEO
SPAK ‘rrugë të lirë’ për arrestimin e Berishës, juristi: Do të vihet në arrest shtëpiak! Bozdo: Standart i dyfishtë! Dervishaj: Dikush po kërkon ta ndëshkojë
I ftuar në studion e emisionit “5 pyetjet” nga gazetari Ilir Babaramo në Report Tv, juristi Arbër Hoxha, teksa foli për pasojat që mund të vijnë për Berishën, tha se kreu i Rithemelimit do të vihet në arrest shtëpie dhe nuk do të ketë asnjë të drejtë kontakti përveçse me njerëz të familjes.
-
VIDEO
Me pranga në duar, i veshur sportiv! Dalin pamjet e arrestimit të ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha
Mediat spanjolle kanë publikuar pamjet e arrestimit të ish-kreut të bandës së Durrësit Lulzim Berisha, pranë qytetit të Alikantes në 14 dhjetor.
-
VIDEO
Dyshohet se do kryente vrasje, në kërkim 23-vjeçari në Kurbin! Në makinë iu gjet snajper me precizion të lartë! Gjatë arratisjes rrezikoi jetën e policëve
Një vrasje dyshohet se është parandaluar nga policia e Lezhës. Në kërkim është shpallur Orgest Mehi, i cili dyshohet se do të kryente vrasjen dhe Gjon Martinja. Po ashtu është arrestuar Meteo Dashi, i cili dyshohet se siguroi kushtet për vrasje
-
VIDEO
Report Tv siguron VIDEO/ Momenti kur autori që plagosi 40-vjeçarin në Shkodër largohet i qetë me biçikletë
Report Tv ka siguruar pamjet nga momenti kur autori i plagosjes në Shkodër largohet i qetë me biçikletë. Pasi ka qëlluar me 4 plumba në drejtim të Aleksandër Currit, 59-vjeçari Dedë Bici, ikën i qetë me biçikletë. Sipas policisë dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një borxhi.
-
VIDEO
Shisnin kanabis pranë shkollave në Shëngjin, 2 të arrestuar, nën hetim dhe 2 të mitur
Dy të rinj janë vënë në pranga të policisë në Lezhë, pasi shisnin drogë afër shkollave në Shëngjin. Në kuadër të operacionit ‘Tempullit’ u arrestuar Pietro Gega dhe Alfredo Daja të dy banues në Shëngjin, si dhe janë vënë në hetim dy të mitur
-
VIDEO
Vrasja në burgun e Peqinit, Sokol Majcaj dhe 12 zyrtarët dalin nesër para gjykatës së Elbasanit! Prokuroria kërkon arrest me burg
Gjykata e Elbasanit do tu njoftojë të martën masat e sigurisë të dënuarit përjetë Sokol Mjacajt, ish drejtorit të burgut të Peqinit, shefit të regjimit të brendshëm dhe 10 punonjësve të tjerë të arrestuar pas vrasjes së Arben Lleshit në qeli për hakmarrje. Prokuroria ka kërkuar burg për të gjithë të akuzuarit, pasi zbuloi se autori mbajti për 20 ditë armën në qeli dhe skanerët e kontrollit e kamerat e burgut nuk punonin.
-
VIDEO
SPAK kërkon arrestimin, Kraja: Berisha, shtetas shqiptar duhet të jetë i barabartë para ligjit
Prokurori i SPAK, Arben Kraja deklaron se Berisha është shtetas shqiptar dhe si I tillë duhet të jetë i barabartë para ligjit
Avokati Gjokutaj: Keni info që Berisha ka kërkuar të dalë jashtë shtetit, ose të fshihet?
Arben Kraja: Nga seanca gjyqësore e vlerësimit të masës, dhe në apel, kemi konstatuar se kur oficerët kanë shkuar ti dorëzojnë akteve kanë gjetur dyer të mbyllura në 3 shtëpi dhe kanë thënë s’ndodhet këtu, por ne themi që Berisha nuk zbaton vendimet e dy gjykatave të posaçme, është shtetas i Shqipërisë, dhe si i tillë duhet të jetë i barabartë para ligjit.
Skemi thënë qe ka prova të reja që e rëndojnë. Kemi thënë nuk zbaton vendimin e gjykatës
-
VIDEO
SPAK kërkon arrestimin e Berishës/ Debati tek Mandatet, Avokati: Prokurori do të të fusë në burg pa të përmendur emrin! Kraja: Shkeli vendimin vazhdimisht
Në Këshillin e Mandateve ka nisur diskutimi i kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës. Në një
-
VIDEO
‘Do të kërkoni ‘arrest me burg’ apo ‘arrest shtëpie’ për Berishën?’ Ja si përgjigjet Arben Kraja
Prokurori i SPAK, Arben Kraja është pyetur nga Enkelejd Alibeaj, se çfarë mase do të marrë prokuroria ndaj Sali Berishës.
Alibeaj: Arrest në burg arrest në shtëpi? Për njërën, për të dyja? Masa ekuivalten, apo kanë diferencë me njëra tjetrën? Nuk jam duke ju pyetur çfarë kërkese do bëni ju kur të shkoni në gjykatë. Por cilat janë opsionet që ju keni ndërmend përderisa keni ardhur në kuvend?
Kraja: Janë të ndryshme nga pikëpamja e rëndesës. Ne kemi paraqitur kërkesë për ashpërsim, këto janë dy masat që mund të përdoren, kemi kërkuar leje për të dyja. Në varësi të akteve të dosjes dhe vendimarrjen tonë si prokuror do i kërkojmë gjykatës njërën prej masave, se çfarë do bëjë gjykata është tjetër punë.
-
VIDEO
SPAK kërkon arrestimin, avokati i Berishës-Krajës: A keni prova që ka marrë veprime për t’u larguar jashtë vendit? Prokurori: S’është paraqitur për masën detyrim paraqitjeje
Prokurori i SPAK, Arben Kraja tha për mediat se kërkojnë arrestimin e Sali Berishës, pasi ky i fundit nuk ka pranuar që të zbatojë vendimin e gjykatës për t’u paraqitur në SPAK sa i takon masës së sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ që është vendosur ndaj tij për aferën ‘Partizani’.
-
VIDEO
Report Tv sjell pamjet me dron, demokratët braktisin Berishën në protestën para Kuvendit
Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta që Sali Berisha po mban para Kryesisë së Kuvendit, ndërsa Këshilli i Mandateve po shqyrton kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-kryeministrit për aferën ‘Partizani’.
Siç shihet edhe në këto pamje, të paktë janë personat që i janë bashkuar Berishës në këtë protestë.
I braktisur nga demokratët, krah Berishës ka dalë e bija Argita Berisha, e cila u pa sot jashtë kryesisë së Kuvendit duke marrë pjesë në protestë.
Përveç të atit që i akuzohet për korrupsion pasiv, Argita ka edhe bashkëshortin e saj nën hetim për Partizanin, i cili është në masën arrest shtëpie
-
VIDEO
SPAK kërkon arrestimin, avokati i Berishës kërkon shtyrjen ose pezullimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve: Çështja është në Gjykatë Kushtetuese
Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj kërkon pezullimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve. Gjokutaj e kërkon pezullimin me argumentin se çështja është dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe thotë se mbledhja nuk mund të shqyrtohet deri në daljen e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese.