-
VIDEO
Kërkesa e avokatëve të Berishës për të shtyrë mbledhjen, Çuçi dhe Bushka: S’ka asnjë kusht ligjor ta pezullojmë
Bledi Çuçi nga radhët e Partisë Socialiste, tha se nuk ka asnjë kusht ligjor për pezullimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve që po shqyrton kërkesën e SPAK për t’i hequr mandatin Sali Berishës, me qëllim hapjen rrugë të një mase arresti ndaj tij. Duke ju përgjigjur kërkesës së avokatëve të Berishës, të cilët kërkuan të pezullohet mbledhja derisa të shprehet GJK, Çuçi tha se ato nuk kishin kërkuar pezullimin e mbledhjes.
-
VIDEO
Avokati i Berishës kërkoi pezullim të mbledhjes së Mandateve, Nikolla: S'është e parashtruar në asnjë dispozitë
Avokati i Sali Berishës, Genci Gjokutaj kërkoi që të pezullohet dhe të shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve që po shqyrtoni kërkesën e prokurorisë për heqjen e mandatit të Sali Berishës.
Por Lindita Nikolla, tha se nuk jemi në rastet kur pezullohet seanca, pasi duhet të dëgjohen prokurorët.
‘Nuk jemi në rastet e pezullimit të kësaj seancë. Nuk parashtruar asnjë dispozitë qoftë ligj qoftë rregullore. Nuk mund të pezullojmë një seancë pa dëgjuar kërkuesit siç janë prokurorët.’- tha Nikolla.
-
VIDEO
Gazetari Elton Qyno kërkon në Apelin e GJKKO kthimin e sendeve personale: Shpresoj të ketë ndërgjegjësim
Gazetari Elton Qyno ka ankimuar në Apelin e GJKKO-së vendimin për kontrollin e banesës dhe kërkon që t’i kthehen sendet personale që i janë sekuestruar nga SPAK. Gazetari Qyno bëri sot ankimin në Apel në prani të avokatit të tij, Dorian Matliaj.
-
VIDEO
SPAK kërkon arrestimi, Berisha nuk shkon në Këshillin e Mandateve, çon avokatët! Nga opozita shkon Alibeaj
Ka nisur mbledhja në Këshillin e Mandatave, që do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për t'i hequr mandatin deputetit Sali Berisha që ti hapet rrugë masës së arrestit ndaj tij. Sali Berisha nuk është paraqitur në mbledhje, por ka dërguar avokatët e tij.
Ndërkohë nga radhët e opozitës është i pranishëm Enkelejd Alibeaj.
-
VIDEO
SPAK kërkon arrestimin e Berishës, dy prokurorët në kryesinë e Kuvendit me karrocën plot me dosje voluminoze
Dy prokurorët e SPAK Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai që hetojnë dosjen e Berishës, për të cilën ish kryeministri dhe dhëndri i tij akuzohen për korrupsion, mbrojnë para deputetëve kërkesën e tyre për të dhënë autorizimin për arrestimin e Sali Berishës pasi ky i fundit refuzon të zbatojë vendimin e GJKKO-së. Ata kanë marrë me vete dhe karrocën me 7 dosje voluminoze.
-
VIDEO
Vettingu në Policinë e Shtetit, konfirmohet në detyrë Drejtori i Shkodrës, Edmond Sulaj
Edmond Sulaj, me funksion Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në Policinë e Shtetit, ka kaluar sot vettingun. Edmond Sulajt iu kontrollua pasuria, aftësia dhe pastërtia e figurës. Trupa e Vlerësimit: Arben Sefaj, kryesues, Denisa Sina, relatorë dhe Suela Bulku, anëtare.
-
VIDEO
SPAK kërkon arrestimin e Berishës, e bija Argita shkon në protestë
Argita Berisha është shfaqur sot në Kryesinë e Kuvendit për të protestuar, ndërsa Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës.
Kujtojmë, që po ashtu, edhe bashkëshorti i Argitës, Jamarbër Malltezi është në hetim nga SPAK për aferën Partizani.
-
VIDEO
SPAK kërkon arrestimin, Berisha s'shkon tek 'Mandatet' por proteston para Kryesisë me të bijën Argita
Berisha ka thirrur protestë para kryesisë së Kuvendit ku këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e tij, por të paktë janë ato që i janë përgjigjur. Edhe Argita Malltezi e pranishme.
-
VIDEO
Gazetari Elton Qyno kërkon në Apelin e GJKKO kthimin e sendeve personale: Shpresoj të ketë ndërgjegjësim, s’kam pranuar të tregoj burimin e informacioneve
Gazetari Elton Qyno ka ankimuar në Apelin e GJKKO-së vendimin për kontrollin e banesës dhe kërkon që t’i kthehen sendet personale që i janë sekuestruar nga SPAK. Gazetari Qyno bëri sot ankimin në Apel në prani të avokatit të tij, Dorian Matliaj.
-
VIDEO
Rama takim me skuadrën kombëtare të negociatave me BE-në: Në Bruksel më thanë se keni bërë performancë të jashtëzakonshme
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me skuadrën kombëtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian
-
VIDEO
SPAK kërkon arrestimin, pak njerëz i përgjigjen thirrjes së Berishës për protestë para Kryesisë
Në një kohë kur SPAK kërkon nga Këshilli i Mandateve t’i heqë imunitetin Sali Berishës në mënyrë që t’i hapet rrugë një mase arresti, ish-kryeministri ka thirrur protestë. Por siç duket nga pamjet pak mbështetës i janë përgjigjur thirrjes së ish-kryeministrit, pasi një grumbull i vogël njerëzish janë mbledhur para kryesisë.
-
VIDEO
SPAK kërkon arrestimin e Berishës, Enkelejd Alibeaj shkon në Këshillin e Mandateve, shikoni nga hyri
Deputeti I Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tashmë është paraqitur në kryesinë e Kuvendit ku dhe këshilli I mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës.
Report Tv sjell momentin kur Enkelejd Alibeaj hyri nga porta kryesore e kryesisë që ndodhet përballë kryeministrisë, dhe jo nga dera e pasme ku zakonisht hyjnë deputetët për mbledhjet e komisioneve.