Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta që Sali Berisha po mban para Kryesisë së Kuvendit, ndërsa Këshilli i Mandateve po shqyrton kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-kryeministrit për aferën ‘Partizani’.
Siç shihet edhe në këto pamje, të paktë janë personat që i janë bashkuar Berishës në këtë protestë.
I braktisur nga demokratët, krah Berishës ka dalë e bija Argita Berisha, e cila u pa sot jashtë kryesisë së Kuvendit duke marrë pjesë në protestë.
Përveç të atit që i akuzohet për korrupsion pasiv, Argita ka edhe bashkëshortin e saj nën hetim për Partizanin, i cili është në masën arrest shtëpie