-
VIDEO
SPAK kërkon arrestimin, Berisha refuzon të shkojë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve: S'mund ta pranoja kurrë atë poshtërim, larot e Ramës shkelën Kushtetutën
Ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të shkojë në mbledhjen e Këshillit të Mandatave , i cili do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e tij. Berisha sulmoi drejtësinë dhe prokurorët duke i cilësuar si larot e Ramës, që kanë shkelur Kushtetutën.
-
VIDEO
Afera 'Partizani'/ Këshilli i Mandateve shqyrton sot kërkesën e SPAK për arrestimin, Berisha thërret protestë! Policia blindon Kryesinë e Kuvendit
Sot Këshilli i Mandateve mblidhet për të diskutuar kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës. Si kundërpërgjigje, ish-kryeministri, i cili ende nuk ka deklaruar nëse do të jetë para anëtarëve të Këshillit të Mandateve për t’u mbrojtur, do të thërrasë protestën para kryesisë së Kuvendit.
-
VIDEO
Aksident në rrugën e Arbrit, pranë fshatit Zall Bastar! Raportohet për dy viktima! Report Tv sjell pamjet e para
Një aksident i rëndë me dy viktima është shënuar në rrugën e Arbrit.
Nga informacionet e para mësohet se aksidenti u shënua në Zallbastar të Tiranës, sa kalon shkallën e Pojanit.Report Tv sjell pamjet e para nga vendi ku ndodhi aksidenti
-
VIDEO
EMRI/ Rinis procesi i vettingut në Policinë e Shtetit, zyrtari i policisë që do të kalojë në sitë i pari
Pas disa muajsh ndërprerje, rinis procesi i vetting-ut në Policinë e Shtetit. Duke nisur nga sot, datë 18 dhjetor ora 09:00, do të nisin seancat publike me subjektet e vlerësimit kalimtar, të cilat që pas ndryshimeve të fundit ligjore, kryhen nga Trupa e Vlerësimit që është ngritur pranë AMP.
-
VIDEO
Berisha thërret protestë ndërsa Këshilli i Mandateve do shqyrtojë kërkesën për arrestimin e tij, policia 'blindon' kryesinë e Kuvendit
Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur protestë para kryesisë së Kuvendit, ndërsa Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e tij për aferën Partizani.
-
VIDEO
EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një person!
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Burime për Report Tv bëjnë me dije se një person është qëlluar me armë zjarri në qendër të qytetit. Sipas të dhënave të para raportohet për një person të plagosur
-
VIDEO
FAKTET/ Ëndrra e Sali Berishës për mosbindje civile, 8 vite ‘në sirtar’! Që nga dhjetori 2015 premton çdo muaj të përmbysë qeverinë me 'revolucion'
I marrë nën hetim nga SPAK, Berisha ka intensifikuar javët e fundit përpjekjet e tij për atë që e quan revolucion përmes ‘mosbindjes civile’. Por kjo nuk është hera e parë dhe as e dytë që Berisha e artikulon këtë. Nga dhjetori i vitit 2015 deri në dhjetorin e vitit 2023, Berisha ka ëndërruar veten teksa prin një revoltë popullore, që në fakt ka mbetur veç një ëndërr e një politikani të vjetër sa vetë demokracia shqiptare.
-
VIDEO
Marrëveshja për emigrantët me Italinë, ‘The Times’ zbulon projektin e bazës në Lezhë
Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët ka ngjallur interesin e mediave britanike. Megjithë pezullimin e paktit nga gjykata kushtetuese, The Times publikoi planimetrinë e qendrës pritëse në portin e Shëngjinit, e cila ka 4 godina, perimetër sigurie, por edhe dhoma intervistimi për policinë italiane dhe misionin EULEX.
-
VIDEO
Vrasja në burgun e Peqinit, Prokuroria e Elbasanit kërkon ‘arrest me burg’ për Mjacajn dhe 12 zyrtarët e ndaluar
Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masën arrest me burg për Sokol Mjacaj dhe për 12 zyrtarët e burgut Peqin të ndaluar, pas vrasjes së Arben Lleshit më 15 dhjetor.
Kërkesa është dorëzuar sot në gjykatën e Elbasanit për vleftësimin e ndalimeve dhe caktimin e masës së sigurimit.
Kujtojmë që ndërkohë, Mjacaj është i dënuar me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë në Shkodër.
-
VIDEO
U shkrumbua nga zjarri, Balla: Nis mbjellja e pemëve në Pishporo! S’ka ndërtim resortesh, fantazi
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ju bashkua sot nismës “Të rimbjellim Pishporon” e cila do të rivitalizojë zonën pas dëmeve të mëdha që sollën zjarret e kësaj vere.
-
VIDEO
Korçë/ Tri breza dhe 21 kitara, në Pedonale tradita korçare! Atmosferës festive i bashkohet edhe Banda Muzikore e Qytetit
Në Pedonalen e Korçës u mbajt këtë fundjavë një koncert festiv me muzikë tipike të qytetit. Në 21 kitara luajtën instrumentistë të tri brezave, ndërsa atmosferës festive iu bashkua edhe Banda Muzikore e Qytetit me Ansamblin “Skënderbeu".
-
VIDEO
Vrasja në burgun e Peqinit, disa kamera të burgut s’punonin! Skanerat për armë e celularë jashtë funksionit, kontrolli bëhej manualisht!
Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit nga Sokol Mjacaj shkaktoi furtunë me arrestimin e drejtorit dhe 11 vartësve. Prokuroria ka gjetur shkelje të rënda të sigurisë si skanerat e kontrollit për arme e celularë që nuk punonin dhe kamerat e një pjesë të sistemit të vëzhgimit jashtë funksionit. Në akt-akuzë thuhet se Mjacaj ka qenë në sistemin 41 Bis dhe ka dalë prej aty duke hyrë në sektorin B pa kontroll, ndërkohë që mbante armën me vete në çdo lëvizje brenda burgut.