-
VIDEO
Moti i keq/ Reshje të dëndura dëbore në qarqet Korçë e Kukës, qindra familje pa energji elektrike në disa bashki! Në Lezhë, era e fortë rrëzon pemën dhe dekoret festive
Era e fortë që ka përfshirë rajonin e Lezhës që prej mesditës të së premtes, ka krijuar probleme edhe gjatë ditës së sotme (16 dhjetor).
-
VIDEO
Suedia s’jep informacion për të kaluarën e Naim Murselit, hetimet për vrasjen plot “mister” Kosovës
-
VIDEO
Përfshihen në aksident 4 makina në Fier
4 automjete u përfshinë në aksident mbrëmjen e kësaj të premteje në unazën “Skënderbeu” në Fier.
Gazetarja Anila Sefa raporton se 2 makina u përplasën fillimisht me njëra-tjetrën e më pas përplasën 2 makina të tjera, që ndodheshin të parkuara.
Nga ngjarja raportohet për dëme materiale, ndërsa shoferët morëm lëndime të lehta. Në vendin e ngjarjes shkoi policia e cila nisi punën për të sqaruar rrethanat e aksiden
-
VIDEO
Sokol Mjacaj qëlloi me pistoletë Arben Lleshin dhe Indrit Shaqjen! Kush janë tre të dënuarit përjetë që u përfshinë në konfliktin me armë në burgun e Peqinit
Tre të dënuarit me burg përjetë janë përfshirë në konfliktin me armë të regjistruar sot në burgun e Peqinit janë Sokol Mjacaj, Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja.
-
VIDEO
Kërkesa e 30 deputetëve në GJK/ Burimi: Bardhi e sheh se Berisha është drejt fundit, pozicionohet si figura nr.1
Mbrëmjen e sotme, Report Tv zbardhi ekskluzivisht emrat e 30 deputetëve që kanë firmosur kërkesën e depozituar në Gjykatën Kushtetuese për të penguar arrestin e Sali Berishës nga SPAK. Mes tyre është edhe emri i Gazment Bardhit, i cili deri më tani nuk kishte shfaqur një qëndrim të caktuar lidhur me këtë çështje.
-
VIDEO
'Arben dil', e thirri në emër dhe e qëlloi, si ndodhi vrasja në qeli! Sokol Mjacaj u izolua, dorëzoi armën pas negociatave me drejtorin e burgut të Peqinit: Dua siguri
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Arben Lleshit në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Sokol Mjacaj është afruar te qelia ku rrinin të dy bashkë Lleshi dhe Indrit Shaqja dhe i ka thirrur në emër Lleshit. 'Arben Lleshi dil', ka thënë ai dhe ka qëlluar 3 herë me pistoletë, ndërsa 2 plumba kapën Lleshin dhe 1 në këmbë Shaqjan, i cili mendohet të jetë plagosur rastësisht. Gazetari i Report Tv Sokol Dema raporton se më pas Mjacaj është izoluar në një ambient brenda burgut dhe ka kërcënuar se do vriste njerëz nëse nuk garantohej jeta e tij. Pas negociatave, me drejtorin e burgut të Peqinit për t'u vetëdorëzuar Mjacaj ka hedhur armën dhe është vetëdorëzuar. Të dënuarit me brug përjetë i kanë hedhur një palë pranga në qeli dhe me njërën anë ka lidhur njërën dorë, ndërsa tjetrën e ka lidhur me kangjellat e qelisë. Më pas Sokol Mjacaj ka hedhur në tokë pistoletën me mulli që kishte në dorë. Pasi ka larguar armën kanë hyrë policia e burgjeve, e cila kanë bërë arrestimin e tij.
-
VIDEO
Nis konsultimi i programit të reformave ekonomike 2024-2026, Ministri Mete: Eksportuesve t’u rimbursohet me prioritet TVSH-ja
Ministri i Financave Ervin Mete u kërkon tatimeve të mbyllin brenda këtij viti të gjitha kërkesat e bizneseve për rimbursimin e TVSH-së dhe të trajtojnë me prioritet eksportuesit. Në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, ministri prezantoi edhe pikat kryesore të Programit të Reformave Ekonomike 2024-2026.
-
VIDEO
Pse urdhëroi futjen në ’41 bis’ të Sokol Mjacajt para se të kryente vrasjen sot në burgun e Peqinit? Ja si përgjigjet Manja
I pyetur nga gazetarët përse urdhëroi futjen në regjimin e posaçëm “41 bis” Sokol Mjacajt, autorit të vrasjes së Arben Lleshit para se të ndodhte krimi i rëndë në burgun e Peqinit, ministri Ulsi Manja tha se urdhri u dha për ngjarje të tjera të tij në burgun ku po vuante dënimin.
“Procedura e vendosjes në regjim të posaçëm, sot u urdhërua për ngjarje të tjera që lidhen me të dënuarin Sokol Mjacaj. Ka një procedurë që duhet të ndiqet për vendosjen e një personi në regjimin e posaçëm. Edhe mënyra e komunikimit të vendosjes në regjimin e posaçëm ka një procedurë të caktuar”- tha Manja.
-
VIDEO
Vrasja në burgun e Peqinit, Manja firmos urdhrin: Burgjet rrisin nivelin e gadishmërisë
Menjëherë pas vrasjes së ndodhur sot në burgun e Peqinit ministri I Mbrojtjes Ulsi Manja ka urdhëruar rritjen e nivelit të gadishmërisë në të gjithë sistemin e burgjeve.
Në prononcimin për median Manja sqaroi se kjo është një procedurë që merret çdo fund viti në prang të festive të Krishtlindjes dhe Vitit të ri por ngjarja e ndodhur në Peqin përshpejtoi këtë procedurë.
-
VIDEO
U vra nga Sokol Mjacaj brenda qelisë së tij në burgun e Peqinit, 3 plumba në trupin e Arben Lleshit! Indrit Shaqja u plagos aksidentalisht nga të shtënat
I dënuari përjetë Arben Lleshi është qëlluar me 3 plumba nga Sokol Mjacaj, duke i shkaktuar plagë që kanë rezultuar fatale për jetën e tij. Sokol Mjacaj i cili sapo ishte kthyer nga ajrosja ka shkuar në qelinë e Arben Lleshit dhe Indrit Shaqjas. Nga dritarja e qelisë, Mjacaj ka hapur zjarr ndaj Lleshit por për pasojë ka mbetur i plagosur aksidentalisht edhe Indrit Shaqja.
-
VIDEO
‘I ngjante një turisti’, mediet spanjolle jehonë arrestimit të Lulzim Berishës: E lokalizoi policia shqiptare, pritet të refuzojë ekstradimin
Një ish kapo bande i akuzuar për dhjetëra vrasje që dukej si turist. Kështu e përshkruajnë mediat spanjolle Lulzim Berishën një ditë pas arrestimit në Alicante. Sipas mediave atje, gjykata do të vendosë në lidhje me ekstradimin e 52-vjeçarit të shumëkërkuar në Shqipëri ndërsa ai përmes tre avokatëve, do ta kundërshtojë këtë proces.
-
VIDEO
Mbeti i plagosur në atentatin me armë zjarri në burgun e Peqinit, Indrit Shaqja transportohet drejt Traumës me masa të rrepta sigurie
Indrit Shaqja, i cili u plagos sot në burgun e Peqinit pas të shtënave me armë zjarri nga Sokol Mjacaj është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës me masa të rrepta sigurie.