-
VIDEO
Ikën Lamallari, Rama: Do jetë pjesë e ekipit tim në Kryeministri! Ministrisë së Brendshme i bashkohet dhe Pushteti Vendor
Kryeministri Edi Rama flet pas shkarkimit të ministrit të Brendshë, Besfort Lamallari. Ky i fundit, Rama tha se do të jetë pjesë e ekipit të tij në Kryeministri. Ndërkohë, në krye të këtij dikasteri vjen Ervin Demo, i cili do të mbulojë edhe çështjet vendore.
-
VIDEO
Luan Baçi në SPAK, deputeti demokrat paraqitet së bashku me avokatin
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi është thirrur në Prokurorinë e Posaçme këtë të premte.
-
VIDEO
'Bankers Petroleum' përgjysmoi qiranë e tokave, 20 banorë ngujohen në zyrat e kompanisë: Nuk dalim pa gjetur zgjidhje
20 banorë të zonës naftëmbajtëse në Patos Marinzë janë ngujuar në zyrat e kompanisë Bankers Petroleum, e cila u ka përgjysmuar, në 200 mijë lekë për dynym, qiranë vjetore të tokës së marrë në përdorim. Ata thonë se nuk do të dalin prej aty deri sa të gjendjet një zgjidhje përfundimtare
-
VIDEO
Bllokimi i pagave/ Magjistratët kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave! Malaj: U zbatua ligji, rritja e kërkuar 40 mln € në vit! Rroga në GJKKO deri në 10 mijë euro
Gjyqtarët akuzojnë ministrin Petrit Malaj dhe zyrtarin e Financave dhe drejtuesit e Thesarit për “shpërdorim detyre”, “pengim të ekzekutimit të vendimeve të gjykatës” dhe “mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të gjykatës”. Sipas Malajt, vetëm shtesat do t'i kushtojnë buxhetit të shtetit 40 milionë euro në vit.
-
VIDEO
Protesta për qiratë e tokave, banorët e Patos-Marinzës ngujohen në zyrat e ‘Bankers Petroleum’: Nuk lëvizim derisa të vijë përfaqësuesi
Rreth 20 banorë të fshatrave të zonës naftëmbajtëse Patos- Marinzë janë ngujuar në zyrat e Bankers dhe do të qëndrojnë aty përgjatë gjithë natës derisa kompania të marrë vendimin për t’i takuar me një përfaqësues që do t’u ofrojë zgjidhje përfundimtare për problemin e qirave të tokave.
-
VIDEO
'Kallëzim se po zbaton ligjin', Malaj publikon pagat që kërkojnë magjistratët: Efekti në buxhet arrin në 40 milionë euro shtesë çdo vit
Ministri i Financave, Petrit Malaj, reagoi pasditen e kësaj të enjte, disa orë pasi u kallëzua penalisht në SPAK së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë dhe drejtorët e Thesarit në të gjithë vendin nga 18 drejtues të gjykatave të vendit dhe 2 krerë të shoqatave të gjyqtarëve e prokurorëve për bllokimin e rritjes së pagave të magjistratëve.
-
VIDEO
Në burg prej 19 muajsh, avokatët çojnë dosjen ‘Veliaj’ në Strasburg: SPAK nuk na la ta takonim, do të dërgohet pa firmën e tij! Rama: Iu pre koka bashkisë
Masa e arrestit e kryebashkiakut Erjon Veliaj, përfundon në Strasburg. Në një koment të radhës për këtë çështje, kryeministri Rama, i cili e quan të paprecedentë lënien e Tiranës pa një kryetar në detyrë.
-
VIDEO
Dosja ‘Veliaj’ në Strasburg, analisti Nallbani: Mbajtja e kryetarit në qeli, veprim i nxituar! Vreto: S’mund të lihet Tirana 2 vite pa kryetar
Bujar Nallbani shprehet se punët publike të kryeqytetit nuk presin, ndërsa burgosjen e Veliajt e sheh si një veprim të ndërmarrë për “inate personale.” Ndërsa sipas Bujar Vretos, mbajtja në qeli e kryebashkiakut duhet të ishte zgjidhur tashmë me një vendim gjykate e të mos pengohej drejtimi i qytetit.
-
VIDEO
Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati Vishaj: SPAK s’po vepron, ish-zv.kryeministrja duhet të ishte në burg! Besimi i qytetarëve te Reforma në Drejtësi është venitur
Avokati Vishaj tha se në momentin që mbi Ballukun do të ngrihet një akuzë e re për ‘pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal’, mazhoranca nuk do e pengojë dot heqjen e imunitetit të saj dhe ish-zv.kryeministrja do të përfundojë pas hekurave.
-
VIDEO
Dy e-maile kryqëzojnë Belinda Ballukun, provat faktike të supervilës në Palasë: Do ta bëjmë me hidromasazhe si hoteli luksoz në Santorini
SPAK sekuestroi vilën në Palasë, të regjistruar në emër të Igli Tares, por që dyshon se është në pronësi faktike të Belinda Ballukut. Shqiptarja.com zbardh dosjen dhe komunikimet që tregojnë se ish-zëvendëskryeministres i dërgoheshin që në vitin 2020 projektet dhe detajet për mënyrën se si do të realizohej vila
-
VIDEO
Ngërçi me pagat në drejtësi, edhe Gjykata e Vlorës mbyll dyert! Administrata në bojkot, shërbim për qytetarët vetëm 15 minuta në ditë
Vetëm 15 minuta shërbim në ditë ofron administrata në Gjykatën e Vlorës. Më tej, sportelet mbyllen.
“Kemi marrë rrogën e korrikut në fillim të gushtit, llogarit që ishin dhe pushimet e para. Tani presim rrogën e gushtit që ta marrim dhe s'e kemi marrë. Jemi pjesë e gjykatës domethënë punonjësit mbështetës që ne marrim një pagë minimale dhe rroga na duhet. Fëmijët i kemi në shkollë, i kemi shumë të nevojshme.”
-
VIDEO
Riaktivizohet zjarri në Cërrilë të Mallakastrës, flakët përhapen me shpejtësi në pyllin me pisha! Mbërrin helikopteri për ndërhyrje nga ajri
Vatra e zjarrit në Cërrilë të Mallakastrës është riaktivizuar pasditen e sotme, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme të pyllit me pisha, duke alarmuar banorët e zonës.
Për neutralizimin e zjarrit po punojnë katër mjete zjarrfikëse, 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 20 punonjës të bashkisë. Ndërhyrja po vështirësohet nga terreni i thyer, që e bën të vështirë afrimin e forcave në vatrën e zjarrit.
Pas kërkesës për ndërhyrje nga ajri, në zonë ka mbërritur edhe një helikopter, i cili do të angazhohet në operacionin për shuarjen e flakëve. Sipas informacioneve, zjarri ndodhet larg zonës së banuar.