-
VIDEO
Fier/ Policia kontrolle me mjete inteligjente në akset rrugore, 772 gjoba për tejkalim shpejtësie brenda javës! Nisin hetimet për 6 drejtues automjetesh
942 gjoba për shkelje të ndryshme janë vendosur nga Policia brenda javës në Fier, ku pjesën më të madhe e zënë gjobat për tejkalim të shpejtësisë, me 772 të tilla.
-
VIDEO
Aksident i trefishtë në aksin Lushnje-Berat, dy prej makinave përplasen ‘kokë më kokë’! Dy shoferë në gjendje të rëndë
Tre automjete janë përfshirë në një aksident të rëndë në rrugën nacionale Lushnje-Berat në afërsi të Kashtbardhës. Drejtuesja e ‘Fiat’-it konfirmon se mjeti tip ‘Benz’ po e parakalonte në korsinë në drejtim të Lushnjes dhe më pas është përplasur ‘kokë më kokë’ me mjetin tip ‘Ford’ i cili ka rënë në kanalin përbri rrugës.
-
VIDEO
Bllokimi i rrugëve/ Një protestues në pranga, Policia: Dhunoi kalimtarë, sulmoi edhe një makinë! 15 të tjerë në hetim
Vetëm 1 protestues është arrestuar nga Policia e Tiranës pas akteve të dhunës mbrëmjen e 9 shtatorit në protestë, kur bllokuan qarkullimin e rrugëve dhe protestuesit rrethuan edhe një makinë të cilën e sulmuan.
Ndaj tij rëndojnë 4 vepra penale, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Policia thotë se i riu ka dhunuar qytetarë disa kalimtarë gjatë tubimit, si dhe ka dëmtuar automjetin e një qytetari të cilin e rrethuan ndërsa ai po kërkonte të kalonte.
15 protestues të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Ndërkohë 2 prej të proceduarve do të hetohen edhe për lëndë narkotikë pasi me vete u janë gjetur disa doza kanabisi.
-
VIDEO
Ngërçi me pagat/ Deklarata e gjyqtarëve: Të zhbllokohen menjëherë ose do të reduktojmë gjyqet! Sadushi: Kushtetuta nuk negociohet
Të ardhur nga 20 gjykatat e vendit, mbi 271 gjyqtarë u mblodhën këtë të enjte në Tiranë për të mbajtur një qëndrim të unifikuar mbi bllokimin e pagave të tyre në thesarin e shtetit. Mbledhja e jashtëzakonshme zgjati për mbi 3 orë.
-
VIDEO
Sadushi: Pagat të zhbllokohen, situata duhet të marrë fund menjëherë! Kushtetuta nuk negociohet
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, kërkoi zhbllokimin e pagave të gjyqtarëve dhe administratës së gjyqësorit dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. Sadushi u shpreh se situata duhet të marrë fund menjëherë dhe të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. “Kushtetuta nuk negociohet”, u shpreh kryetari i Gjykatës së Lartë.
-
VIDEO
Ngërçi i pagave, deklarata e gjyqtarëve: Të zhbllokohen menjëherë ose do të reduktojmë proceset gjyqësore
Pas mbledhjes së përgjithshme, gjyqtarët kërkojnë zhbllokim të menjëhershëm të pagave ose në të kundërt do të reduktojnë proceset gjyqësore. Shlyerja e detyrimeve të prapambetura duhet të nisë menjëherë dhe t’i përmbahet vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
-
VIDEO
Bllokimi i pagave të magjistratëve/ Gogu: Çështje serioze që duhet trajtuar nga Kuvendi
Ministri i Drejtësisë Toni Gogu ka thënë se çështja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve është një çështje serioze, por në çdo rast atë duhet ta trajtojë Parlamenti dhe jo Ministria. Në Komisionin e Ligjeve, Gogu u shpreh se ka dijeni se në parlament është depozituar një nismë nga socialistët për të zgjidhur ngërçin, ndërsa uroi që ajo të kalojë sa më shpejt.
-
VIDEO
Ballukut iu sekuestrua një tjetër vilë dhe iu shtua akuza/ Avokati Hoxha: Janë kushtet për masë të re, SPAK mund të kërkojë ‘arrest shtëpie’
Për Belinda Balluku telashet nuk kanë të sosur. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në ‘Sot Live në Shqipëri’, avokati Arbër Hoxha tha se ekziston mundësia që Prokuroria e Posaçme mund të kërkojë pranë Kuvendit e një masë të re sigurimi.
-
VIDEO
ERE pezulloi TEC-et lundruese në Vlorë, PD: Pse SPAK nuk vepron? Me tenderin e ri të KESH, abuzimi shkon 100 mln euro
Partia Demokratike thotë se me tenderin e ri prej rreth 20 milionë eurosh për operim dhe mirëmbajtje të çelur nga KESH, abuzimi me dy TEC-eve lundruese në Vlorë shkon në rreth 100 milionë euro abuzimin. Deputeti demokrat Enno Bozdo i kërkon SPAK të veprojë pasi ndërkohë edhe Bordi i Entit Rregullator të Energjisë ka refuzuar t’i ri-licencojë ato, deri në verifikim të lejeve mjedisore.
-
VIDEO
Tabaku me përfaqësuesit e Forumit Ekonomik Botëror: Shqipëria është toka e mundësive nëse sistemi që kemi ndryshohet
Sipas Tabakut, Shqipëria ka potencial të madh njerëzor, ekonomik dhe natyror, i cili mbetet i pashfrytëzuar për shkak të një modeli qeverisës që favorizon një pakicë.
-
VIDEO
E lindur në Itali, por do përfaqësoja Shqipërinë në Botërorin e MMA-së! Melisa Boçi për Report TV: S’i kam frikë grushtet, pres t’i bashkohem UFC-së
Për Report TV ajo thotë se zgjodhi Shqipërinë, pasi është në zemrën e saj. Luftëtarja tregon se këtë sport e nisi rastësisht dhe së shpejti pret ti bashkohet UFC-së, pasi nuk ka frikë nga grushtet.
-
VIDEO
Bllokimi i pagave/ Magjistratët kallëzojnë në SPAK ministrin Malaj, sekretarin e ‘Financave’ dhe 14 drejtues të Thesarit! Rama: Më shtoni edhe mua e Gogun
Gjyqtarët akuzojnë ministrin Petrit Malaj dhe zyrtarin e Financave dhe drejtuesit e Thesarit për “shpërdorim detyre”, “pengim të ekzekutimit të vendimeve të gjykatës” dhe “mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të gjykatës”. Rama thotë se Malaj u konsultua me të dhe ministrin Toni Gogu për bllokimin e pagave.