• VIDEO

    AMP bën bilancin për nëntorin: Dy policë u arrestuan, 11 dosje në prokurori e 18 policë të dyshuar

    Dy policë u arrestuan gjatë nëntorit nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ndërsa rasti më i rëndësishëm i goditur ishte ai i shefit të sektorit të kufirit që ndihmoi trafikantët të kalonin sasi kanabis sativa. Gjatë nëntorit AMP hetoi edhe 18 policë për shpërdorim detyre dhe vepra të tjera penale duke referuar 11 dosje në prokurori.

  • VIDEO

    Kredi me zero interes për banesë/ Ministrat Balla dhe Mete shpallin punonjësit e parë që përmbushin kriteret: Kualifikohen 92 efektivë

    Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete shpallën punonjësit e parë të Policisë së Shtetit, që përmbushin kriteret për të përfituar kredi me zero interes për banesë. 

  • VIDEO

    Në kërkim për kundërshtim të policisë, arrestohet 33 vjeçari në Vlorë

    Një 33 vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia në Vlorë. Ai akuzohet për kundërshtim të punonjësve të policisë dhe ndaj tij gjykata e Vlorës kishte caktuar masën e "arrestit me burg". 

  • VIDEO

    Qendra e pritjes së emigrantëve, 7 ha janë brenda bazës ajrore të Gjadrit! Ministri Peleshi: Pas 5 vitesh infrastrukturën do e përdorim ne

    Vetëm 7 ha të ish repartit të bazës ajrore të Gjadrit është vënë në dispozicion të ngritjes së strukturës së akomodimit dhe shërbimit për emigrantët, tha ministri I Mbrojtjes Niko Peleshi në mbledhjen online të komisionit e sigurisë

    Pjesë e protokollit është dhe fakti që kjo infrastrukturë që do të ngrihet, pasi të mbarojë efekti i protokollit 5 vjeçar do i ngelet palës shqiptare.

    "Është brenda një ish reparti dhe kemi plane për të zhvilluar në të ardhmen disa aktivitete në funksion të forcave të armatosura, ministrisë së mbrojtjes dhe emergjencave civile" tha Peleshi.

  • VIDEO

    Marrëveshja me Italinë për emigrantët, A ka rrezik të sigurisë kombëtare? Ministri Balla garanton: Rrini të qetë! Qendra monitorohet 24 orë

    Ministri i Brendshëm Taulant Balla garantoi se me ardhjen e emigrantëve nuk ka asnjë rrezik të sigurisë kombëtare dhe se nuk mund të hyjnë as element të skeduar për krime apo akte terroriste.

    Gjatë bisedës online Balla tha se në momentin e mbërritjes bëhet identifikimi I tyre dhe nëse rezulton I skeduar ai kthehet mbrasht. Gjithashtu shtoi se qendra monitorohet 24 orë nga pala shqiptare.

    Pranvera Resulaj: Çfarë do të ndodhë kur kemi ngjarje penale jashtë territorit, sa i kemi kapacitetet për të menaxhuar situatën me forcat policore tona. A konsiderohet rrezik të sigurisë kombëtare?

    Taulant Balla: Në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk hyn dot askush që është i skeduar për veprimtari kriminale apo akte terroriste. Për këtë është parashikuar që në momentin e parë të mbërritjes së Republikës së Shqipërisë bëhet identifikimi i tyre. Nëse rezulton se është I skeduar nuk hyn në Shqipëri por kthehet mbrapsht menjëherë. Nga ky moment pasi të bëhet regjistrimi e verifikimi i tyre bëhet transportimi nga pala italiane shoqëruar nga policia shqiptare deri në qendrën e pritjes. Qendra e pritjes është juridiksion i Republikës italiane dhe ka përgjegjësinë për rendin e sigurinë. Në raste të vecanta është caktuar në protokoll si ndodh kur kërkohet ndërhyrja jonë.

    Nuk ka asnjë rrezik të asnjë lloj aktiviteti kriminal të secilit prej tyre jashtë territorit të qendrës sepse qendra është 24 orë e monitoruar nga forcat e policisë shqiptare. Shpenzimet për kostot e këtij operacioni do të mbulohen nga qeveria italiane pjesë e këtij protokolli. Duhet të jeni të qetë se nu ka asnjë rrezik për kryerjen e asnjë aktiviteti kriminal jashtë këtij territori.

  • VIDEO

    '36 mijë emigrantë në vit?' Ministri Balla sqaron të vërtetën: Jo të gjithë që kapen në Mesdhe vijnë në Shqipëri

    Marrëveshja me Italinë për emigrantët u diskutua online nga komisioni I sigurisë pas kaosit që shkaktuan deputetët e Bardhit dhe të Berishës duke mos lejuar mbajtjen e mbledhjes fizikisht

    Ministri sqaroi dhe të vërtetën për shifrën 36 mijë emigrantë që përflitet se do të vijnë në vit në Shqipëri.

    “Kapacitet është 3 mijë. Në këtë qendër janë 3 mijë shtretër. Kam dëgjuar shpesh herë që thuhet 12 muaj herë 3 mijë janë 36 mijë. Nuk është kështu. Mund të rezultojë që një person të qëndrojë dhe 2 apo 3 muaj pasi lidhet me procedurat. Ligji Italian përcakton një periudhë 28 ditore por mund të qëllojë që të marrë më shumë. Duhet të lirohet një vend që të vijë dikush tjetër. Nuk bëhet fjalë që vijnë 36 mijë. Por ka një kapacitet akomodues prej 3 mijë vetash.Nuk bëhet fjalë që mund të vijnë kushdo që kapet në Mesdhe. Në Itali sot akomodohen në qendrat e pritjes 80 mijë persona, vetëm 3 mijë do të akomodohen në Shqipëri. Kontributi i Shqipërisë është 3- 4%. Pra është vetëm shprehje solidariteti dhe marrje përgjegjësie nga ana jonë. Nuk ka rrezik që persona që kapen rastësisht në Mesdhe të vijnë në Shqipëri. Ka një procedurë që e  bën qeveria italiane, një pjesë e tyre mund të vijë në Shqipëri sipas protokollit. Totali është 3 mijë e nuk mund të shkojë as 3001” tha Taulant Balla.

  • VIDEO

    Vrasja e Santiago Malkos, rrëfehet Blendi Teta: Nuk e njihja! Ervis Martinaj më kërcënoi se do më muroste nëse nuk i tregoja vendndodhjen e vëllezërve Duka

    Blendi Teta ka dëshmuar në procesin gjyqësor në ngarkim të Leonard dhe Elis Dukës, Fatmir Hysenit, Oltion Logut, Aleksandër Manxhakut dhe Dritan Agajt. Procesi është duke u zhvilluar në mungesë. Të pandehurit akuzohen për vrasjen e Santiago Malkos në 27 Gusht të 2019.

    • VIDEO

      'Mirushi e deshti jetën e skenën deri në fund!' Vajza e Mirush Kabashi për Report Tv: Do i mungojë familjes e skenës! Babai im la pas pasuri të madhe

      Në një intervistë për Report Tv, Mendi Kabashi tregon përkushtimin e të atit për skenën e shenjtë dhe publikun

    • VIDEO

      Kurbin/ Ktheu banesën në ‘bazë kriminale’, dëshmia e pronarit: Blej dhe shes sende prej vitesh, s’kam lidhje me grupet e krimit

      Pronari i shtëpisë e cila ishte kthyer në bazë furnizimi me mjete për grupet kriminale me qëllim kryerjen e krimeve, ka pranuar posedimin nga ana e tij të sendeve të gjetura brenda banesës në Kurbin. Në dëshminë e dhënë, 40-vjeçari është shprehur se prej shumë vitesh blinte dhe shiste sende të ndryshme, por duke mohuar të ketë lidhe me grupe kriminale.

    • VIDEO

      SPAK zbulon abuzim në tenderat e naftës në bashkinë e Kukësit, Prefekti Granit Gjana pezullohet nga detyra! Kur ishte zv.kryetar pengoi një kompani të merrte pjesë në garë

      Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pezulluar nga detyra prefektin e Kukësit, Granit Gjana. Ai akuzohet për shkelje të barazisë në tenderat për blerje karburanti gjatë kohës që mbante postin e zëvendës kryetarit të bashkisë së Kukësit.

    • VIDEO

      ‘Tempulli’/ Lëvizte me çantë të mbushur me kanabis, arrestohet 22-vjeçari në Lezhë

      Një 22-vjeçar është arrestuar në Lezhë në kuadër të operacionit ‘Tempulli’. I riu shiste drogë në afërsi të shkollave dhe në lokalet e natës.

    • VIDEO

      Deputetët e Berishës vijojnë skenarin e kaosit në Komisionin e Sigurisë! Marrëveshja për emigrantët do diskutohet online

      Deputetët e Rithemelimit po bllokojnë komisionin e Sigurisë ku është dërguar për diskutim marrëveshja për emigrantët

      Deputetët nuk lejuan të nisë mbledhja. Kryetari i komisionit Nasip Naço deklaroi se mbledhja do të vijojë online në orën 12:00 

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv