-
VIDEO
Rreziku nga përmbajtjet e videove në TikTok, Vataj: Të mbyllet për fëmijët dhe adoleshentët! Eksperti i IT: Shteti të bëjë kërkesë, të vendosen filtra për gjuhën shqipe
Aplikacioni TikTok po përdoret gjerësisht në vendin tonë pothuajse nga të gjithë, përfshirë këtu edhe adoleshentë e fëmijë të vegjël. Por, si ndikojnë përmbajtjet e videove tek fëmijët dhe a duhet të ketë më shumë kontroll apo a duhet mbyllur ky aplikacion?
-
VIDEO
Vrasja në Tiranë, autori me dy fqinjët ishin konfliktuar edhe më parë! Shkak një kanal në afërsi të banesave
Report Tv zbardh detaje të tjera nga vrasja e 55 vjeçarit dhe plagosja e një tjetri nga fqinji 70 vjeçar në Laknas të Kamzës. Gazetari Sokol Dema nga vendngjarja raporton se shkak është bërë një kanal në afërsi të banesave. Për këtë çështje tre fqinjët janë konfliktuar edhe më parë, por sot fatkeqësisht sherri agravoi dhe 70 vjeçari Maliq Marku u fut në shtëpi mori armën dhe qëlloi në drejtim të Besim Keçës dhe Shefqet Hasës i cili mbeti i vdekur në vend.
-
VIDEO
Negociatat/ Greqia insiston: Betimi i Belerit, vendim politik në Tiranë! ‘Kathimerini’ zbardh kushtet që shteti helen i vendos Shqipërisë për integrimin në BE
Greqia vazhdon të mos pranojë firmosjen e letrës që do të hapte negociatat e Shqipërisë më Bashkimin Evropian. Greqia thotë se Tirana me vendim politik të qeverisë po parandalon betimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës
-
VIDEO
Vrasje në Laknas të Tiranës/ 70 vjeçari ekzekuton me armë fqinjin, plagos tjetrin! Report Tv zbardh motivin
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Laknas të Tiranës pasditen e sotme. Një 70 vjeçar ka vrarë me armë zjarri një 55 vjeçar si dhe ka plagosur një tjetër.
-
VIDEO
Qepa, granatë lotsjellëse’, ‘Buçko’ i TikTok flet për Report Tv: Fitoj shumë pak, 10 euro për video! Aplikacioni s’i llogarit shikimet e audiencës në Shqipëri
Gledis Gegaj është një personazh mjaft i njohur në rrjetet sociale. Ai njihet me pseudonimin “Ciao Buçko”, pasi prezanton në Instagram dhe Tik tok video, ku shfaqet duke gatuar. Djali nga Mirdita prezanton recetat me plot humor, duke i vendosur edhe produkteve nofka të ndryshme. I ftuar në Report Tv ai tregon disa nga nofkat që përdor si përshembull qepën e quan granatë lotsjellëse. Gegaj është një nga ata përdorues i këtij rrjeti që përcjell tek të rinjtë shembuj pozitive se si mund të promovojnë pasionet e tyre.
-
VIDEO
Zbërthehet i penduari i Gomorrës për trafikun e kokainës: Shqiptarët sillnin kokainën me çmime më të lira! Kriminelët italianë të shqetësuar për ‘humbjen’ e territorit
Një i penduar i Gomorrës italiane ka rrëfyer përplasjet mes grupeve kriminale të trafikut të kokainës ku bënin pjesë edhe shqiptarët. Ai u tha prokurorëve se shqiptarët shisnin me çmime të lira dhe kjo ka nxitur konkurrencën me grupet italiane që janë shqetësuar. 39-vjeçari Fabrizio Capogna ka treguar se të paktën tre personazhe shqiptarë qarkullonin drogë me vlerë miliona euro.
-
VIDEO
'33 vite pa u dënuar me ligj krimet e komunizmit' Besim Ndregjoni: Çështja së shpejti në kongresin amerikan! Duam murin e kujtesës para Piramidës
Kryetari i Unionit Mbarëkombëtar për Integrimin e ish-të Burgosurve Politikë, Besim Ndregjoni në një intervistë për Report Tv shprehu shqetësimin se ndonëse kanë kaluar 33 vite krimet e komunizmit, asnjë nga partitë ende nuk kanë hartuar një ligj që i dënon ata. Ndregjoni flet dhe për një kërkesë që ndodhet prej vitesh në sirtarin e kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj
-
VIDEO
Elbasan, nami me gjobat: Mbi 8 mijë shoferë u gjobitën, 23 në pranga në një muaj
Janë 8005 drejtues mjetesh që u gjobitën vetëm brenda nëntorit për shkelje të rregullave të qarkullimit. Shkeljet më të shumta janë lëvizja e mjetit tej normave të lejuara si dhe parakalimi I gabuar.
-
VIDEO
Zjarri pranë azilit në Fier, flasin të moshuarit: Tymi ishte si vullkan! Ishim me fat që nuk ra natën
Report Tv ishte pranë shtëpisë së të moshuarve për të parë nga afër situatën dhe gjendjen e të moshuarve, të cilët si pasojë e tymit, disa prej tyre u dërguan në spital
-
VIDEO
Vrasja e Ardian Nikulaj, autoritetet marokene dorëzojnë telefonin e Ruben Saraivës! Akuzohet si ekzekutori i biznesmenit
Zbërthimi i komunikimeve të portugezit me anëtarët e tjerë të grupit të vrasësve me pagesë, katër britanikë dhe porositësi Edmond Haxhia do t’u shërbej hetuesve për të pasur prova të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë.
-
VIDEO
'Gërdeci', dëshmon ish-ministri Mediu: Rihapja e çështjes, në kundërshtim me ligjin! Për familjarët përgjegjës shteti, do doja ta zhbëja atë që ndodhi, por s'kam forcë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur ditën e sotme në seancën që do të zhvillohet ditën e sotme për Gërdecin.
-
VIDEO
Balla bën ‘bilancin’: 29 të arrestuar e të vënë në hetim në kuadër të operacionit ‘Tempulli’ e ‘Sundimi i Ligjit’
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka bërë ‘bilancin’ e operacionit Tempulli dhe Sundimi i Ligjit në 72 orët e fundit. Ministri bën me dije se 29 persona janë arrestuar dhe vënë nën hetim në kuadër të këtyre operacioneve, në Durrës, Vlorë, Elbasan, Kavajë, Tiranë, Muriqan dhe Rinas.