-
VIDEO
Taksa falas për emigrantët që investojnë në Kukës, Prefekti: Të japim shembuj pozitiv! Studenti: Premtime elektorale, s’ka asgjë konkrete
Prefekti i Kukësit, Granti Gjana në një intervistë për emisionin ‘Përballje’ në Report Tv me gazetaren Besmira Pelushaj, tha se në qytet nuk është gjithçka zi. Gjana tha se duhet të jepen shembuj suksesi në mënyrë që të ndihmojmë procesin dhe që të rinjtë të qëndrojnë në Kukës
-
VIDEO
EMRAT/ Trafik heroine Turqi-Shqipëri-Itali, mbyllen hetimet për 4 shqiptarët! Kush ishte ‘koka’ e grupit
Prokuroria e Catanzaro në Itali mbylli hetimet për operacionin që zbuloi lidhjen midis eksponentëve të krimit shqiptar dhe atij italian të Catanzaro, të akuzuar për një shoqatë që synonte trafikun e paligjshëm të drogës, zhvatjen dhe marrjen e mallrave të vjedhura.
-
VIDEO
Përkujtohet 79-vjetori i Çlirimit! Krerët e shtetit nderojnë Dëshmorët e Kombit! Për herë të parë 29 nëntori kremtohet dhe në Shkodër
Me ceremoni dhe homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit është përkujtuar në Tiranë 79-vjetori i Çlirimit të vendit. Krerët e shtetit, Begaj, Nikolla e Rama, por edhe kryebashkiaku i Tiranës Veliaj dhe personalitete të tjera vendosën kurora me lule në memorialin ‘Nën Shqipëri’. Opozita e djathtë si çdo vit nuk festoi, ndërsa Partia e Lirisë e Ilir Metës i qëndroi besnik traditës, duke kremtuar sot.
-
VIDEO
Ishin kthyer në tmerr, arrestohet banda me 8 shqiptarë në Spanjë! Banorët që patrullonin natën njoftuan policinë! Report tv zbardh emrat dhe fotot
Tetë shqiptarë të akuzuar për grabitje banesash u arrestuan në Spanjë pas një hetimi disa mujor. Ata ishin kthyer në tmerrin e banorëve që shpesh ishin organizuar dhe bënin roje në zonën ku vepronte grupi me qëllim parandalimin e grabitjeve.
-
VIDEO
‘Duart lart se ju vramë’, flet për Report Tv pronarja e argjendarisë në Kamëz: Morën 1.5 kg flori! 3 prej tyre u futën brenda, shoferi i priti te BMW
Report TV ka siguruar dëshminë e pronares së argjendarisë që ra pre e grabitjes me armë të martën e 28 nëntorit, në rrugën “Nënë Tereza” në Kamëz. 59-vjeçarja ka treguar se momentin e grabitjes ka qenë me nusen e djalit dhe se autorët e maskuar e kanë kërcënuar me armë dhe e kanë dhunuar. 'U përlesha me ta. Doja t’i ndaloja të vidhnin' ka thënë gruaja.
-
VIDEO
Digjen tre banesa në Maliq! Dyshohet se zjarri u shkaktua nga një ngrohëse në një prej shtëpive! Kryebashkiaku: Do marrim masa për strehimin e banorëve
Mëngjesin e sotëm 3 banesa janë përfshirë nga flakët në fshatin Pendavinj të Bashkisë Maliq. Ende grupi hetimor për këtë ngjarje nuk konkluzion mbi shkaqet e zjarrit, por ajo që dyshohet ka të bëjë përdorimin e mjeteve të ngrohjes në një prej banesa. 2 prej banesave janë djegur pothuaj plotësisht dhe kanë dëme të shumta materiale, ndërsa banesa e tretë është djegur gjysma
-
VIDEO
Reshjet shiu gjatë natës, rënie gurësh e inertesh në disa akse, ARRSH: Qarkullimi vijon pa probleme! Në Bulqizë prezencë uji në rrugë
Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet, të cilat kanë shkaktuar rënie gurësh e inertesh në disa akse
-
VIDEO
Elbasan, masivi i inerteve dhe shkëmbimi i madh rrëshqasin nga mali tek Kthesa e Murrashit
jë masiv inertesh dhe një gur i madh kanë rrëshqitur nga mali duke rënë në aksin rrugor Elbasan – Libzrazhd, pikërisht tek Kthesa e Murrashit.
-
VIDEO
Festa nuk mbaron, 500 artistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi ngjiten në skenën e 'Folk Fest'
Me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë, në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë, u mbajt mbrëmjen e sotme koncerti “Folk Fest 2023”.
Rreth 500 artistë nga të gjitha trevat e shqiptarisë, Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Arbëreshët u ngjitën në skenën e TOB për të festuar së bashku.
Kryeministri Edi Rama tha se ky koncert bashkon shqiptarët.
“500 artistë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Arbëreshët bashkë në skenën e shqiptarisë. Festojmë së bashku nën flamurin kuqezi”, u shpreh Rama.
-
VIDEO
‘Disa nuk do e hanë vitin e ri në shtëpi’, avokati Beqiri: Qindra njerëz rreth Metës dhe Berishës do bien në rrjetën e SPAK
Avokati Idajet Beqiri ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në ‘Repolitix’ në Report Tv. Duke iu referuar pastrimit të parave dhe korrupsionit në vend ndër vite, avokati tha se në rrjetën e SPAK mund të bien mijëra persona që kanë abuzuar.
Sipas tij, kjo situatë është krijuar si pasojë e bashkëpunimit mes Metës dhe Berishës dhe theksoi se me qindra persona rreth tyre, do jenë në rrjetën e prokurorisë së Posaçme.
“Disa nuk do ta hajnë vitin e ri në shtëpi. Do na cojnë në fazë tjetër ku do i ndryshojë faqja vendit. Në rrjetën e këtij krimi të SPAK-ut do bien minimumi për pastrim të parave dhe korrupsion pasiv 10 mijë shqiptarë. Këtë e kanë krijuar këta 2 figura, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Ka me qindra të tjerë rreth këtyre që do bien në rrjetën e SPAK. Do bien edhe njerëz të medias dhe opinionist”- tha avokati.
-
VIDEO
Era e fortë shkul pemët në Librazhd, dëme në disa biznese
-
VIDEO
Në Ankara festohet me entuziazëm 111-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
Në Ankara u zhvillua një pritje madhështore me një pjesëmarrje të gjerë me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Aktiviteti i organizuar nga ambasada shqiptare ne Turqi. Në takim foli Ambasadorja Blerta Kadzadej dhe ministri i arsimit turk Yusuf Tekin. Ky i fundit dhe ambasadorja u uruan festën të gjithë shqiptarëve.