-
VIDEO
Hipi në makinën me 26 kg kanabis dhe e kaloi në Greqi, arrestohet Shefi i Kufirit në Policinë e Korçës! U bëri presion kolegëve të mos e kontrollonin
Shefi i Sektorit të Shërbimeve të Kufirit dhe Emigracionit në Korçë, Stiljan Pasho është arrestuar nga Agjencia për Mbikëqyrjen Policore pasi akuzohet se ka favorizuar kalimin në kufi të 26 kg kanabis që fshiheshin në automjetin e drejtuar nga Lorenco Lika.
-
VIDEO
Po kalonte vijat e bardha, shoferi i dehur përplas me makinë policin para drejtorisë së policisë!
Një efektiv policie është aksidentuar nga një automjet, teksa kalonte vijat e bardha, para Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Mësohet se automjeti me drejtues Antonio Frroku ka përplasur efektin e policisë Mariglen Allka.
-
VIDEO
Kamëz/ U kthye para 1 jave nga Anglia, 70 vjeçari vret me katër plumba fqinjin për kanalin e ujërave të zeza! Plagos tjetrin! Report Tv sjell pamje
Një 70 vjeçar i kthyer një javë më parë nga Anglia vrau me armë zjarri fqinjin e tij 55 vjeçar si dhe plagosi fqinjin tjetër, në rrugën "Fatos Shupi" në Laknas. Autori dhe dy fqinjët janë konflikuar për kanalizimin e ujërave të zeza.
-
VIDEO
Përgjimet e Sky, Lorenc Vangjeli: Priten arrestime, bëhet fjalë për drejtues të lartë policie që kanë përdorur telefona të kriptuar
Analisti Lorenc Vangjeli nga studioja e emisionit “Kontrast” në Report Tv ka paralajmëruar të tjera arrestime të bujshme në radhët e policisë së shtetit që kanë dalë në përgjimet e aplikacioneve “Sky” dhe “EncroChat”. Ai tha se bëhet fjalë për drejtues të lartë që kanë qenë përdorues të telefonave të kriptuar.
-
VIDEO
Pas djathit te bjeshkëve, Veleçikut edhe kumbulla e thatë e Dibrës me glikonë e arrës së Përmetit drejt çertifikimit identitar
Bujqësia është një ndër shtyllat dhe burimet kryesore të ekonomisë në Shqipëri, duke bërë që të jetë në fokus të shoqërisë dhe institucioneve për fortifikimin e kësaj dege të ekonomisë dhe futjen në “binarët” ligjorë, për t’i hapur rrugë ndërkombëtarizmit të saj.
-
VIDEO
Boçi refuzon debatin me Sefën e PD: Ma hiq nga pamja, ky është kurth
Ish-deputeti i Rithemelimit, Luçiano Boçi gjatë një lidhje skype për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv ka refuzuar të debatojë me sekretarin e PD-së për Çshtjet Ligjore, Indrit Sefën i cili ndodhej në studio.
Ai tha se një debat i tillë nuk i shërben opozitës, duke e quajtur edhe si kurth dhe kërkoi që të hiqet pamja e Sefës nga gjysma e ekranit që mos të dukej si debat mes tyre.
-
VIDEO
Seanca për Gërdecin, zbardhet fjala e Mediut: Përulësisht ju rikërkoj ndjesë familjeve! Do desha ta zhbëja atë që ndodhi, por s’kam asnjë forcë
Ish-ministri Fatmir Mediu është paraqitur ditën e sotme në GJKKO, pasi po mbahet seanca e radhës për çështjen e shpërthimit në depon e municioneve në Gërdec, ku mbetën të vrarë 26 persona.
-
VIDEO
'Gërdeci', dëshmon ish-ministri Mediu: Rihapja e çështjes, në kundërshtim me ligjin! Për familjarët përgjegjës shteti, s'kam forcë ta zhbëj atë që ndodhi
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme ku dha shpjegime në procesin që po zhvillohet ndaj tij, ndërkohë që vijon pyetja e dëshmitarëve mbi çështjen e shpërthimit në Gërdec më 15 marsin e 2008-ës. Inxhinierja: Shënimin me stilolaps për Shkëlzenin nuk e kam bërë unë
-
VIDEO
A po përdor SPAK dëshminë si provë kundër? Mediu: Nuk e di ku ndodhet Luan Hoxha, unë nuk ika, nuk iu shmanga drejtësisë
A po përdoret dëshmia e Luan Hoxhës si provë e SPAK kundër tij?
-
VIDEO
'Faksi i Shkëlzenit, ja çfarë deklaroi Fatmir Mediu
Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu deklaron se nuk ka qenë në dijeni të faksit të Shkëlzen Berishës.
“Nuk kam dijeni. Një ditë më para këtij faksi ka ardhur vendimi i ministrit të Drejësisë i shprehur në mbështetje të VKM-së. Po të ishte ashtu do të kisha njoftuar unë dhe jo ai. Ministri nuk ka ndikuar. Më gjeni një vetëm që unë të kem dhënë një urdhër. Çdo rast shkresat ia kam përcjellur strukturave ushtarake e cvile nuk kam vepruar asnjëherë në kundërshtim me vendimet e Shtabit të Përgjithshëm"
Mediu u mbrojt duke thënë se nuk ishte ushtarak por civil.
“Ministri nuk ka ndikuar. Më gjeni një vetëm që unë të kem dhënë një urdhër. Në çdo rast, shkresat ia kam përcjellur strukturave ushtarake e civile…
Ministri i Mbrotjes nuk është ushtarak" tha Mediu -
VIDEO
‘Gërdeci’, dëshmon sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes: Procedurat u bënë në një kohë të shkurtër! S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve
Ardian Mullai, sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, në dëshminë e tij në gjyqin për Gërdecin tha se procedurat u bënë në një kohë të shkurtër, ku MM ngriti një grup pune për të bërë një VKM për demontimin.
‘Ndiqja zbatimin e detyrave, skam bërë ndonjë procedurë për Gërdecin kompania e demontimit na solli ofertën për procesin, kundrejt pagesës.
Shtabi kërkonte licencim për këtë procedurë, beri një memo për këtë, me pas realizova takimin me kompaninë për metodologjinë e procedurat, nga MM dhe SHTABI. Ishte takim njohës, jo konkludues, mu bë një kërkesë që t’i drejtohesha ndërmarrjeve ushtarake, në një kohe të shkurtër erdhi përgjigja, u ngrit grupi i punës për analizën e situatës, me pas doli urdhri i ministrit për grupin e punës.
Nga drejtoria përkatëse mu tha se s’kishte baze ligjore dhe kërkohej një VKM, Mejko solli një memo, ku thuhej se duheshin demontuar municionet e viteve '50 te cilat nuk shiteshin për shkak te vitit te vjetër të prodhimit. Pas daljes se konkluzionit të grupit të punës, dolën çmimet për shitjen dhe demontimin. Nisi hartimi i një VKM.’- tha Mullai.
-
VIDEO
Tiranë/ Vrau fqinjin, autori u arrestua në banesë! Shefi i komisariatit: Shkak kanalizimi i ujërave të zeza, armën e kishte pa leje
Shefi i komisariatit numër.5 Oliger Torba, ka dhënë detaje mbi vrasjen e ndodhur sot në Laknas ku mbeti viktimë Shefqet Hasa. Ai thotë se autori është arrestuar në banesë ndërsa shkak i sherrit që çoi deri në vrasje ka qenë një kanalizim i ujërave të zeza. Besim Keça i cili mbeti i plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.