-
VIDEO
Përfshihet nga flakët një servis në Vlorë
Një servis është përfshirë nga flakën paraditen e sotme në lagjen ‘Hajro Çakërri’ në Vlorë, pranë sheshit të Flamurit
-
VIDEO
Albin Kurti uron pavarësinë nga Vlora, shmang komentet për politikën: Sot jemi bashkë
Nga Vlora ku mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shmangur komentet për aktualitetin politik. Kurti tha se sot është dita që të gjithë të jemi bashkë.
-
VIDEO
Motoristët nga Nju Jorku në Tiranë për ‘Paradën e shqiptarëve’: Zemra na çon te gjuha shqipe
Për herë të parë në Tiranë do të mbahet Parada e Shqiptarëve, së cilës i janë bashkuar edhe një grup motoristësh të cilët marrin pjesë çdo vit edhe në paradën në Nju Jork. Një prej tyre tha për Report Tv se kjo ditë është historike, ndërsa theksoi se e kanë ruajtur gjuhën shqipe pasi vetë zemra i çon tek ajo.
-
VIDEO
Ersekë/ Tentuan të kalojnë lumin me makinë, bllokohen në mes të ujit 4 persona në Prodan! Ndërhyn zjarrfikësja për t'i shpëtuar
4 banorë kanë rrezikuar jetën e tyre sot në ujërat e lumit Prodan në Ersekë, të cilët kanë dashur të kalojnë këtë lumë me mjetin e tyre për të dalë në anën tjetër të fshatit
-
VIDEO
Report Tv sjell pamjet nga lokali që iu vendos tritol në Tiranë! Dëmtohen edhe dy biznese ngjitur
Report Tv sjell video nga lokali, të cilit iu vendos gjatë natës lëndë plasëse. Siç shihet edhe nga pamjet që sjell Report Tv shpërthimi i tritolit ka shkaktuar dëme të mëdha.
-
VIDEO
Përgjimet e grupeve kriminale në ‘sky’ dhe ‘Enrochat’, Rumano: Debat i madh në GJKKO nëse këto komunikime do konsiderohen të ligjshme
Juristi Gentjan Rumano ka folur për hetimet e SPAK lidhur me përgjimet e zbardhura nga aplikacionet “sky” dhe “Enrochat”, duke deklaruar se mund të ketë një “mundësi shpëtimi” për personat e arrestuar.
Në studion e emisionit “5 pyetjet” në Report TV, Rumano tha se do të jetë një debat i madh në Gjykatën e Posaçme sa i takon këtyre përgjimeve, nëse do të merren në shqyrtim si prova të ligjshme, duke argumentuar se avokatët e të akuzuarve i konsiderojnë si të paligjshme përgjimet.
“Përgjimet për të cilat ngrihen këto analiza, janë komunikime në platforma sociale që janë marrë nga ana e strukturave europiane, kryesisht të Francës dhe Belgjikës që më pas i janë dhënë SPAK-ut për të bërë hetimet. Përgjimi vjen me kërkesë të prokurorisë dhe me vendim nga ana e gjykatës.
Kjo do të thotë se do ketë shumë diskutim. Nuk jam dakord me atë që u tha se gjykata europiane i ka pranuar këto raste, sepse ajo ua ka lënë për shqyrtim ligjit të brendshëm të gjykatave të këtyre vendeve. E ka gjykata shqiptare si tagër të vendosë nëse do i marrë ose jo në shqyrtim këto përgjime. Do jetë debat i madh që do vendoset nga GJKKO sa i takon këtyre komunikimeve. Kjo do jetë sfida më e madhe e GJKKO sot”- u shpreh juristi.
-
VIDEO
Persona të famshëm të përmendur në përgjimet e aplikacionit ‘sky’, juristi zbulon çfarë e lidh krimin me botën e showbizit shqiptar
pyetur për lidhjet mes botës së krimit dhe personazheve të famshëm të showbizit shqiptar, juristi Shkëlqim Hajdari është shprehur në emisionin ‘5 pyetjet’ se kjo lidhet me faktin se këta persona të njohur janë ata të cilët konsumojnë lëndë narkotike.
“Krimi lidhet me botën e showbizit, se këtë drogën, nuk e pinë fshatarët. Ata janë tek mbijetesa ekonomike. Kjo është industria më fitimprurëse në botë, njerëzit e pasur i pinë. Njerëzit që kalojnë ylberin. Këta janë bashkë, boshti i së mirës me boshtin e së keqes”- shprehet Hajdari.
Kujtojmë se së fundmi, në operacionin ku u arrestua edhe ish-drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe u shpall në kërkim Ervin Mata, përmendej edhe emri i këngëtares Elvana Gjata.
-
VIDEO
Arrestimi i Erzen Breçanit jashtë stadiumit, gazetari zbardh detaje: Policia ishte e paralizuar
Arrestimet e pak ditëve më parë përpara ndeshjes së kombëtares shkaktuan “tërmet” në policinë e shtetit. Gazetari Sokol Dema i ftuar në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” rrëfeu prapaskenat se si po përjetohet hetimi i SPAK-ut brenda policisë së shtetit.
-
VIDEO
Përgjimet që tronditën policinë/ Gazetari Dema: 70 punonjës policie po hetohen nga SPAK!
Gazetari Sokol Dema deklaroi në '5 pyetjet' se aktualisht rreth 70 punonjës policie janë nën hetim nga SPAK pasi janë kapur në përgjimet e aplikacioneve ‘sky’ ku dyshohet se kanë komunikuar në kuadër të bashkëpunimit me grupet kriminale.
-
VIDEO
Përgjimet? Hajdari: Nuk jam i befasuar nga “xhevahiri” që ka në dorë SPAK-u
Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Apelit, Shkëlqim Hajdari i ftuar në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv deklaroi se nuk është aspak i befasuar nga përgjimet që sollën partnerët nga aplikacioni “Sky” që së fundmi dërgoi pas hekurave ish-zv/ drejtorin e policisë së Tiranës, Erzen Breçani. Ai tha se kjo dosje me përgjime, që e cilësoi “xhevahir” është një mundësi e mirë që të pastrohet policia nga elementët e inkriminuar.
“Nuk jam befasuar sepse dhe ne do të kalojmë ato procese që ka kaluar bota demokratike. Ju e dini çfarë kaloi Italia në vitet ’70-80. Këto janë në përmasa normale.
Vetëm se tani është sfidë e madhe që kthehen në nivel të lartë inkriminimi në agjencitë ligjzbatuese. Ne duhet të bëjmë një operacion kirurgjikal të pamëshirshëm deri në qelizë si pasojë e këtij “xhevahiri” që erdhi nga partnerët.
Që kushdo që ka ngatërruar uniformën e policisë me grupet e trafikut, drogës dhe armëve të dalin minimumi jashtë sistemit dhe maksimumi që të bëhet është që të kërkohet përmes tyre, të gjitha pasuritë e tyre të vendosura në mënyrë të paligjshme dhe të shikohet si ka qenë bashkëpunimi me këta zyrtarë.
Me krimin përzihet zyrtari, krimineli, politikani. Jemi në një periudhë sfide shumë të madhe. SPAK-u po jep prova ditë për ditë që nuk është një strukturë që ndikohet politikisht apo nga kërcënimet” tha Shkëlqim Hajdari.
-
VIDEO
U përplas nga makina në aksin Laç-Patok, ndërron jetë një person
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë teksa viktima ende e paidentifikuar është goditur nga një automjet dhe ka ndërruar jetë menjëherë.
-
VIDEO
Lushnjë, përkujtohet Dita e Ngritjes së Flamurit
Ngritja e flamurit në qytetin e Lushnjës është bërë më 27 nëntor, një ditë para shpalljes së pavaresisë në Vlorë. Për të kujtuar këtë ditë historike u kryen një sërë aktivitetesh nga autoritetet lokale.