-
VIDEO
Vlora kryeqendër e vendit për 111-vjetorin e pavarësisë, Dredha: Rrugët e qytetit janë plot, ka pasur shqiptarë nga të gjitha trevat
Në një lidhje skype për “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha ka dhënë detaje mbi organizimin e festimeve ditën e sotme. Ai tha se angazhimi për përgatitjet ka filluar prej datës 23 nëntor dhe se çdo gjë shkoi mirë përveç motit jo të mirë.
-
VIDEO
Sot 111 vjetori i Pavarësisë, Basha homazhe në kullën e Isa Boletinit: Gëzuar ditën e Flamurit
Në 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Lulzim Basha bashkë me Enkelejd Alibeajn dhe anëtarë të Kryesisë ishin në Kosovë.
-
VIDEO
Shembje masive gurësh në aksin Fushë Arrëz-Mirditë
Reshjet e dendura te shiut kanë sjellë probleme në aksin rrugor Mirditë-Fushë Arrëz. Në vendin e quajtur shkalla e Rrasit, në hyrje të zonës së Gjegjanit ka shembje masive gurësh.
Deri më tani është hapur njëri sens i rrugës, por shembjet vijojnë sërish ndaj ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes gjatë lëvizjes në këtë segment rrugor. Po punohet për pastrimin e të gjithë segmentit.
-
VIDEO
Selita turistike në Mirditë, perlë natyrore, por pa rrugë! Kryebashkiaku-vendasve: Kthehuni, investoni në vendlindje
Selita është vetëm 45 kilometra nga Mirdita dhe pret turistë vendas dhe të huaj. Por shfrytëzimin e resurseve të veçanta natyrore e pengon mungesa e rrugës. Krahas apelit për institucionet, kryebashkiaku i Mirditës kërkon që vendasit e larguar të kthehen të investojnë në vendlindjen e tyre.
-
VIDEO
Laboratori i kokainës në Xibrakë, Gjykata e Lartë “refuzon” Ermal Hoxhën, S`pranohet rekursi
Gjykata e Lartë vendosi të mos pranojë rekursin e Ermal Hoxhës, nipit të ish-diktatorit Enver Hoxha, dhe të dënuarve të tjerë të dosjes “Xibraka”, për prishjen e vendimit të Apelit që i shpalli fajtor për trafik ndërkombëtar droge. Refuzimi i rekursit u vendos në dhomë këshillimi pak ditë më parë ndërkohë kërkesa ishte depozituar që në vitin 2017. Ermal Hoxha është i lirë që prej vitit 2018.
-
VIDEO
Maratonomaku Erzen Zyberaj ia del! U nis dje nga Prishtina me vrap, mbërrin në sheshin Skënderbej në Tiranë
Erzen Zyberaj ia ka dalë. Atleti nga Kosova Erzen Zyberaj mbërriti në sheshin “Skënderbej’ në orën 15:00, duke mbyllur kështu udhëtimin e nisur prej pasdites së djeshme nga Prishtina.
-
VIDEO
Sot 111 vjet shtet i pavarur, mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë! Rama: Gëzuar! Kurti: Na bashkon gjuha e kultura
Shqipëria feston sot 111-vjetorin e Pavarësisë. Një ceremoni shtetërore në Vlorë, bashkoi kryeministrin Rama e Albin Kurtin, të cilët lanë pas dallimet politike e shtrënguan duart. Qytetarë të shumtë, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, iu bashkuan festimeve në qytetin ku Ismail Qemali ngriti flamurin.
-
VIDEO
Emocionuese/ Drejt Guiness me flamurin gjigant kuqezi në origami! Shqiptarja nga Kosova rekord të ri
Arbnora Fejza-Idrizi nga Skënderaj realizoi flamurin kombëtar shqiptar më të madh ndonjëherë me origamë. Flamuri u realizua në një sallë sporti në qytetin e Skënderajt rreth 50 kilometër larg kryeqytetit kosovar, Prishtinës.
-
VIDEO
'JEMI NJË!' Parada Kuq e Zi në Tiranë, 200 delegacione nga trojet shqiptare dhe arbëreshe në bulevard
Kanë ardhur nga kudo! Nga Tuzi, Gostivari, Vlora, Shkodra, Plavë Guci, Presheva, Gjakova... ‘Jemi një!’ Parada i bashkoi shqiptarët e të gjitha trojeve në Tiranë për të festuar 111 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
-
VIDEO
Nga futbollistët e Kombëtares te Xhaka e Shaqiri, kuqezinjtë urojnë 111-vjetorin e Pavarësisë! Nuk mungon as shumësportëshi
Futbollistët e kombëtares, por edhe klubet e futbollit në vend uruan sot pavarësinë e Shqipërisë. Nuk munguan si përherë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, ndërsa festës kuqezi iu bashkua edhe Zelimkhan Abakarov, mundësi kampion bote me Shqipërinë.
-
VIDEO
E morën peng në BMW X5, Momenti kur policia ndërhyn të lirojë 30 vjeçarin
Policia ka publikuar video të momentit kur kanë ndërhyrë për të liruar pengun.
30 vjeçari Blerim Hanku ishte marrë peng në një makinë në BMW X5 të bardhë që u ndalua teksa po lëviznin në zonën e plazhit, në drejtim të Shkozetit
-
VIDEO
Reshjet e shit/ Bien gurë në rrugën e Arbrit, krijohet vështirësi në qarkullimin makinave
Reshjet e shiut të nisur mëngjesin e kësaj të marte kanë krijuar probleme në rrugën e Arbrit.