-
VIDEO
Berati i ‘një mbi një’ dritareve ‘vishet’ kuqezi për 111-vjetorin e Pavarësisë
Me ngjyrat kuqezi është festuar 111-vjetori i Pavarësisë në Berat. Përmes kësaj videoje sjellim të gjithë atmosferën e krijuar në qytetin e një mbi një dritareve në këtë ditë të shënuar.
-
VIDEO
Pritja zyrtare për 111 vjetorin e pavarësisë, Begaj thirrje deputetëve për përplasjet në Kuvend: Punoni kokëulur për shqiptarët dhe jo për t’u konfrontuar
Në Pallatin e Brigadave, u mbajt pritja zyrtare e 111 vjetorit të pavarësisë. Presidenti Bajram Begaj mbajti fjalën e tij ku theksoi rëndësinë e faktorit shqiptar për ruajtjen e qëndrueshmërisë në Ballkan.
-
VIDEO
Lear Kurti vdiq nga mbidoza pas arrestimit, Prokuroria e Tiranës nuk gjen shkelje nga efektivët, kërkon në gjykatë pushimin e çështjes
Një vit hetime nga prokuroria e Tiranës nuk kanë gjetur shkelje nga efektivat e policisë në vdekjen e 32-vjeçarit Leart Kurti. Grupi i hetimit ka vendosur pushimin e çështjes pasi nuk ka vepër penale ndërsa vendimi është dërguar për konfirmim në gjykatë. Ekspertiza mjekësore, ka evidentuiar se vdekja e të riut ka ardhur nga gëlltitja e dy qeseve me kokainë.
-
VIDEO
Flamuri kuq e zi në Komunën e Preshevës, Shqiprim Arifi: E di që do gjobitem, Serbia nuk na lejon simbolet kombëtare
Në studion e Report Tv, kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi foli për aktin e guximshëm të tij, vendosjen e flamurit kuq e zi në godinën e Komunës.
Arifi tha se shteti serb do të marrë masa ndaj tij. Kryetari i Preshevës tha se pret të gjobitet nga Beogradi.
Serbia, tha, Arifi nuk i lejon shqiptarët e Luginës së Preshevës të përdorin simbolet kombëtare.
-
VIDEO
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vishet kuq e zi për 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Tiranë, - 28 nëntor 2023 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës uroi udhëtarët shqiptarë me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si edhe promovoi disa prej elementëve më të bukur të kulturës, për udhëtarët e huaj.
-
VIDEO
Si zombi, ushtari rus endet mes bombave, Shikoni videon
Një skenë gati gati surreale u filmua nga një dron ukrainas. Një ushtar ukrainas ecën i pasigurtë në një terren të minuar.
-
VIDEO
Dita e pavarësisë festohet edhe në SHBA, kryebashkiaku i Garfield: Shqiptarët, komunitet punëtor
Shqiptarët kanë festuar sot edhe në Boston të SHBA-ve për 111 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë ku u ngrit flamuri gjigand kuqezi. Në një lidhje skype për ‘Studio Live’ ishte edhe kryebashkiaku i Garfield në Nju Xhersi, i cili tha se shqiptarët përbëjnë 10% të popullsisë në këtë qytet dhe se janë ndër njerëzit më punëtorë.
-
VIDEO
Grabitet argjendaria në Kamëz, 3 persona të maskuar marrin bizhuteritë nën kërcënimin e automatikut!
Një argjendari në rrugën “Nënë Tereza” Kamëz ka rënë pre e gabitësve këtë pasdite.
-
VIDEO
Kryetari i komunës shqiptare në RMV: Diskriminohemi! Nuk kemi të drejtë të përdorim gjuhën shqipe në institucionet kryesore! Nu lejohet as flamuri kuqezi
Kujtim Sejdiu, kryetari i komunës së Zhelinës në Maqedoninë e Veriut në një lidhje ‘skype’ për “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv foli për festimet që po zhvillohen në komunën që ai drejton në kuadër të 111 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit.
-
VIDEO
Arifi: Po ndodh spastrim etnik administrativ ndaj shqiptarëve në Komunën e Preshevës! Përçarja na vjen për shkak të Kurtit
Përveç faktit që sot shqiptarët nga të gjithë trevat u bashkuan në Tiranë dhe Vlorë për të festuar 111 vjetorin e pavarësisë, kryetari i komunës së Luginës së Preshevës, Shqipërim Arifi i ftuar në “Studio Live” në Report Tv ka deklaruar se ndaj shqiptarëve në komunën që drejton po bëhet një spastrim etnik administrativ.
Ai tha se shqiptarët janë të diskriminuar nga shteti serb dhe vazhdimisht nuk marrin asnjë shërbim administrativ nga qytetarët e tjerë.
“Dita sot është edhe festive por duhet edhe diskutuar. Dita e sotme për ne në Preshevë sepse ne harroojmë si të gjithë shqiptarët në botë se jemi të diskriminuar. Që konsiderohemi nga shteti serb si qytetarë të klasës së dytë. Shqiptarët po mbyten dalëngadalë në Preshevë, po ndodh një spastrim etnik burokratik në Luginën e Preshevës.
Lugina e Preshevës është një plagë që në vazhdimësi rrjedh plagë. Nëse një pjesë e trupt rrjedh gjak, atëherë i gjithë trupi nuk gjen dot rehat. Prandaj unë kërkoj më shumë nga Kosova dhe Shqipëria. Nga Kosova po injorohemi. Kritika ime nuk është vetëm ndaj Serbisë por autokritikë edhe brenda nesh. Kërkoj më shumë vëmendje dhe mbështetje ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, kërkojmë më shumë lobim”- u shpreh Arifi.
Sipas tij, shqiptarët janë të përçarë edhe në Luginën e Preshevës dhe kjo vjen sipas kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
“Të gjithë anjkohemi për të, diçka nuk mund të jetë në rregull me Kurtin. Të na lërë rehat se merremi vetë me hallet tona. Nuk dorëzohemi ne ndaj serbëve edhe pse nuk kemi mbështetje”-tha kryebashkiaku i Luginës së Preshevës.
-
VIDEO
Morën peng 30-vjeçarin në Durrës për borxhin 6 mijë paund për ‘drogën në Britani’, 3 të arrestuar! Momenti kur policia ndërhyn për ta liruar
Një 30-vjeçar është marrë peng nga 3 persona në Durrës, për një borxh prej 6 mijë paund që i kishte një prej autorëve.
-
VIDEO
Si u festua Pavarësia në disa qytete, Kruja e Skënderbeut përkujton 28 nëntorin e 1443
Kruja kremtoi 28 nëntorin e vitit 1443, kur Gjergj Kastrioti Skënderbeu ngriti flamurin kombëtar në Krujë.
Në aktivitetin kulturor “Nata e Skënderbeut” morën pjesë politikanë historianë dhe studiues nga Shqipëria e Kosova, si deputetja Ganimete Mysliu dhe ish-shefi i Shtabit, Bardhyl Kollçaku.