-
VIDEO
Bora ‘pushton’ edhe Dibrën, këshillohet përdorimi i gomave të dimrit dhe zinxhirëve
Reshje të dendura bore kanë përfshirë edhe Qarkun e Dibrës.
Bora kanë rënë deri në lartësinë 400 metra mbi nivelin e detit, duke përfshirë edhe qytetin e Peshkopisë.
Trashësia në lartësitë mbi 800 metra shkon në 10 centimetër, ndërsa në zona të thella kalon mbi 20 centimetër.
Situata rrugore vijon të jetë pa probleme.
Në aksin që lidh Peshkopinë me Kukësin ka më shumë borë, ndaj duhet të bëhet kujdes dhe të përdoren gomat e dimrit, si dhe zinxhirët në segmentin rrugor nga Cereni në kalanë e Dodës drejt Kukësit.
Në Lurë dhe Selishtë trashësia e borës ka shkuar deri në 15 centimetër, por nuk raportohet për probleme.
-
VIDEO
'Shkodrës nuk i vjen më një si Zef Deda!' Përlotet Cekja i Beratit
Edhe aktori i njohur i humorit Sejfulla Myftari, i njohur si Cekja i Beratit udhëtoi sot drejt Shkodrës për t’i dhënë lamtumirën aktorit të humorit.
E ndërsa flet për Zef Dedën përlotet: “Është humbje shumë e madhe për humorin shqiptar. Shkodrës nuk i vjen më një si Zef Deda! ”thotë ai ndërsa kujton se aktori skaliti personazhet e tij.
-
VIDEO
Paketa e Sigurisë, ministri i Brendshëm: Kontrolluam 300 çerdhe dhe kopshte private në gjithë vendin! Nën hetim 129 pronarë të tyre
300 çerdhe dhe kopshte private janë kontrolluar në të gjithë vendin! Ministri i Brendshëm Taulant Balla, bën me dije se janë procedura penalisht 129 pronarë çerdhesh dhe kopshtesh private, ndërsa janë gjobitur 18 pronarë çerdhesh dhe kopshtesh private
-
VIDEO
Detaje të reja nga plagosja në Lezhë/ Shoferi u qëllua me tre plumba në të dyja këmbët
Detaje të reja nga plagosja në Lezhë
Report Tv mëson se drejtuesi i furgonit ka marrë tre plumba në të dyja këmbët dhe është dërguar në spitalin e Lezhës ndërsa autori është larguar.
Në vendngjarje është gjetur edhe një kaçavidë që mendohet se me të mund të ketë tentuar të goditet edhe personi që ka qëlluar më pas me armë në drejtim të drejtuesit të furgonit por nuk dihen rrethanat se si ka nisur debati.
-
VIDEO
Veriu i vendit përfshihet nga reshje bore! Bllokohet kalimi i mjeteve në Bypassin e Rrugës së Arbrit! Po punohet për hapjen e aksit
Në Kukës reshjet e dëborës kanë arritur deri në 20 cm dhe disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Edhe rruga e Kombit ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve për shkak të reshjeve të dëborës.
-
VIDEO
'Shkoi ta takonte por në shkallët e pallatit mori lajmin: Zefi na la!' Edmond Halili tregon momentin prekës: Më këputi këmbët
Është një humbje e madhe për qytetin e Shkodrës dhe mbarë Shqipërinë. Si Zef Deda nuk ban nana ma!” thotë aktori i humorit Edmond Halili.
Prej vitesh ishin më shumë se miq me njëri tjetrin dhe dje kishte shkuar për ta takuar por mori lajmin e hidhur.
“Nuk e dija që ishte rëndë dhe doja të shkoja për një kafe. Në kat të dytë doli një djalë me çantë. Më tha jam infermier. E pyeta si është Zefi? Më tha na la. Sa dha shpirt. Më këputi këmbët’ tregon për gazetarët Halili.
Ata ishin miq të ngushtë. Halili tregon dhe bisedën me bashkëshorten e Zef Dedës.
“Zefi të kishte në gojë. Si s’po vjen Mondi të më takojë se më ka këputur këmbët; tregon ai.
Shkodra i jep sot lamtumirën njeriut që i fali aq shumë buzëqeshje edhe në vitet e vështira.
Prej orës 09:00 Teatri “Migjeni’ hapi dyert për të pritur miq, të afërm, aktorë dhe artëdashës që duan ti bëjnë nderimet e fundit aktorit që u nderua me titullin "Mjeshtri i madh" Zef Deda
-
VIDEO
Të shtëna me armë zjarri pranë tregut në Lezhë, 1 i plagosur! Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes
Të shtëna me armë janë raportuar në Lezhë.
-
VIDEO
Homazhet për vdekjen e aktorit Zef Deda, Agron Llakaj: Ikje e parakohshme, la pas të qeshura
Në Teatrin ‘Migjeni’ në Shkodër po mbahen homazhet për t’i dhënë lamtumirën e fundit artistit dhe aktorit të mirënjohur Zef Deda, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.
-
VIDEO
Megaoperacioni ‘Tempulli’/ Arrestohet 52-vjeçari në Vlorë, policia i gjen 500 doza kanabisi dhe një armë pa leje
Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi dyshohet se shiste doza kanabisi, në zona të ndryshme në qytet.
-
VIDEO
Shtëpia e shkrumbuar e gjitha, kush ishte 57-vjeçari që ndërroi jetë në Tiranë
Një 57-vjeçar ka ndërruar jetë pasi banesa në të cilën jetonte në Tiranës është shkrumbuar nga flakët. Burime bëjnë me dije se viktimë ka mbetur Ramazan Duka.
-
VIDEO
Shkodra i jep lamtumirën sot Zef Dedës! Homazhe për aktorin e njohur të humorit në Teatrin Migjeni
Teatri “Migjeni’ hapi dyert për të pritur miq, të afërm, aktorë dhe artëdashës që duan ti bëjnë nderimet e fundit aktorit Zef Deda
-
VIDEO
Reshjet e borës përfshijnë Qarkun e Kukësit, vështirësi në qarkullim në Rrugën e Kombit
Vendi është përfshirë nga reshje të dendura dëbore, çka ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve edhe në Rrugën e Kombit. Në pamjet e siguruara nga Report Tv shihet se bora është e dendur e se drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes.