-
VIDEO
I fundit që takoi të shumëkërkuarin Ervis Martinaj para se të zhdukej, del nga burgu ish-polici i Operacionales Jeton Lami
Ish-oficeri i forcave Operacionale të Policisë, Jeton Lami është liruar nga burgu ditën e sotme pasi ka përfunduar dënimin për “shpërdorim detyre”. Jeton Lami është personi i fundit që mendohet se ka shoqëruar me makinë të shumëkërkuarin Ervis Martinaj në Durrës, para se ky i fundit të zhdukej pa lënë gjurmë.
-
VIDEO
Marrëveshja për kthimin e të burgosurve shqiptarë nga Britania e Madhe, prezantohet flota me minibusë e mjete që i dhurohen Shqipërisë
37 mikrobusë dhe makina elektrike i janë dhënë Shqipërisë nga qeveria e Britanisë së Madhe me një kosto prej 1.5 milionë paund, si pjesë e marrëveshjes për kthimin e të burgosurve shqiptarë
-
VIDEO
Parkimi publik i Durrësit po ndërtohet pa leje ndërtimi! Hekurudha s’ka kaluar truallin në pronësi të bashkisë!
Punimet e nisura 4 muaj më parë për ndërtimin e parkimit publik në Durrës po kryhen pa leje ndërtimi. Mësohet se shkak është bërë konflikti i pronësisë mes institucioneve shtetërore. Trualli tek stacioni i trenit është pjesërisht në pronësi të Hekurudhës Shqiptare. Bashkia e Durrësit, pa u bërë pronare e tokës nuk mund të lëshojë leje ndërtimi. Për pasojë si Fondi Shqiptar i Zhvillimit ashtu dhe Bashkia e Durrësit po veprojnë në shkelje të ligjit
-
VIDEO
'Ndal presionin mbi SPAK!' KLP reagon ndaj sulmit të Sali Berishës në hetim për aferën Partizani: Askush të mos cënojë prokurorët
Këshilli I Lartë i Prokurorisë ka dalë në mbrojtje të prokurorëve të SPAK të cilët sulmohen publikisht nga Sali Berisha.
-
VIDEO
‘Ekonomia’ kërkon rritje pagash për Gardën e zjarrëfikësit, Braçe: Mos i diferenconi nga Policia e Shtetit, zjarrëfikësit rrezikojnë jetën me flakët për 40 mijë lekë në muaj
Në Komisionin e Ekonomisë janë shqyrtuar në parim kërkesat e institucioneve për ndryshime të buxhetit të vitit 2024, apo shtesa në fonde.
-
VIDEO
Prokuroria e Elbasanit sekuestron pasuri me vlerë 200 mijë euro, pronari i dënuar me 3 vite burg për 'shtëpi bari' në Britani (EMRI)
Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar pronat e 28 vjeçarit Leonard Coga i cili rezulton të jetë i dënuar me 3 vite burg në Britaninë e Madhe për “shtëpi bari”. Sipas provave të prokurorisë, pasuritë e këtij shtetasi janë vendosur mbi burime kriminale.
-
VIDEO
Arti në zi/ Ndahet nga jeta ' Mjeshtri i Madh' i humorit shkodran, Zef Deda! Vuante nga një sëmundje e rëndë
Ka ndërruar jetë në moshen 73 vjecare 'Mjeshtri i Madh' i humorit Zef Deda. Ai prej pak kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.
-
VIDEO
Detaje/ U hoqën si Vilma Nushi, 3 te rinj i kërkuan 50 mijë euro drejtoreshës së saj, ajo ua dërgoi paratë në qendër të Tiranës
Sërish pas skemës së mashtrimit të biznesmenëve fshihet Florian Gjergji, supermashtruesi që dyshohet se jeton në Gjermani dhe nga atje përgatit skemat për të grabitur paratë e biznesmenëve. Kësaj here viktimë ka rënë biznesmenja Vilma Nushi.
Të arrestuarit, Alban Gjoni dhe Rudor Balla, me personin e tretë të shpallur në kërkim, kanë komunikuar me një drejtoreshë të biznesit të Vilma Nushit. Mashtruesit, të drejtuar nga Florian Gjergji, i kanë kërkuar drejtoreshës 50 mijë euro, duke iu prezantuar si pronarja e saj.
Ato i kanë thënë që paratë t'i sillte afër qendrës së Tiranës dhe një person tjetër do t'i merrte për llogari të Nushit. Paratë janë dorëzuar dhe autorët janë larguar.
Në momentin që drejtoresha është takuar me Vilma Nushin, është kuptuar që kanë rënë pre e një mashtrimi dhe më pas është bërë denoncim. Krimi Ekonomik ka mundur të identifikoj personat që kanë kryer mashtrimin dhe është sekuestruar një pjesë e parave.
-
VIDEO
Tryeza për Reformën Zgjedhore, Basha: Interesat personale nuk do e zhvendosin PD-në nga qëllimi i saj! Qytetarët meritojnë politikë të pastruar nga krimi
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë sot në një tryezë të organizuar për Reformën Zgjedhore, ku ka dhënë edhe një prononcim për mediat lidhur me zhvillimet në PD dhe nismat që ka dorëzuar në Kuvend.
-
VIDEO
Berisha e Malltezi në Apelin e GJKKO-së! SPAK kërkoi përjashtimin e gjyqtares në konflikt interesi, Iliriana Olldashi!
SPAK kërkoi përjashtimin e saj nga gjykimi i tre çështjeve që janë të lidhura me Sali Berishën, dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi me argumentin e konfliktit të intersit denoncuar nga Report Tv dhe Shqiptarja.com.
-
VIDEO
Orientimi drejt arsimit profesional, Rama: Më shumë se 4 mijë vende të lira për nxënës që duan t’u bashkohen shkollave për të mësuar profesion
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me nxënës dhe drejtorë të zyrave arsimore ku ka theksuar nevojën e orientimit drejt arsimit profesional.
-
VIDEO
Tentuan të përfitonin mijëra euro nga një biznesmen, pranga 2 të rinjve në Tiranë, në kërkim në tjetër
Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi tentuan që të mashtrojnë një biznesmen për t’i marrë mijëra euro