-
VIDEO
Flakë në kuvend,ndërhyjnë të huajt Nallbati:Jemi në të drejtë! Pëllumbi: Dini vetëm dhunë (23 Nëntor 2023)
Kaosi i krijuar në Kuvend nga deputetët e grupimit të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës, duke mos lejuar zhvillimin normal të seancave plenare ishte në qendër të diskutimit në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço
-
VIDEO
Rithemelimi i vuri flakën Kuvendit, Nallbati: Protestën e bëjmë për të drejtën themelore të opozitës! Pëllumbi: Përgjigja e vetme që keni është dhuna
Kaosi i krijuar në Kuvend nga deputetët e grupimit të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës, duke mos lejuar zhvillimin normal të seancave plenare ishte në qendër të diskutimit në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço
-
VIDEO
Report Tv e denoncoi, SPAK pranon konfliktin e interesit: Gjyqtarja Ilirjana Olldashi të përjashtohet nga shqyrtimi i ankimit të Malltezit për sekuestron e pasurive
SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashi, nga shqyrtimi i ankimit të Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros së pasurive. Kërkesa e SPAK për përjashtimin e Olldashit vjen pasi Report Tv raportoi ekskluzivisht se gjyqtarja ishte në konflikt interesi. Olldashi liroi Malltezin nga paraburgimi.
-
VIDEO
Kaosi në Kuvend, anëtari i Këshillit të PD-së në Report Tv: Deputeti i grupimit të Bardhit ka marrë tender nga qeveria për rehabilitimin e lumit Osum
Sidi Hasanaj anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, në emisionin ‘Studio Live’ ka deklaruar se kompania e deputetit Lefter Gështenja ka marrë tender më 13 tetor të këtij viti për rehabilitimin e lumit Osum.
-
VIDEO
Ermonela Felaj: PS nuk dialogon me Berishën, ai duhet t’i nënshtrohet dialogut me drejtësinë
Në emisionin “Kontrast” në Report Tv deputetja e PS Ermonela Felaj, u shpreh se Berisha duhet t’i nënshtrohet dialogut me drejtësinë
-
VIDEO
Kaosi i Rithemelimit, Koduzi: Lojë mes Ramës e Berishës kundër Bashës! Koçi: Nuk dialogojmë me ish-kryeministrin! Është frikacak ordiner që s’përballet me drejtësinë
Prej javësh grupimi i deputetëve të Sali Berishës dhe të Gazment Bardhit kanë kirjura një situatë të paprecedentë në Kuvend, duke mos lejuar rendin normal të zhvillimit të seancave plenare
-
VIDEO
Mungoi në samitin e Diasporës, Vangjeli: Albin Kurti vjen në Tiranë paraditen e 28 nëntorit
Analisti Lorenc Vangjeli në studion e emisionit “Kontrast” në Report Tv bëri me dije se kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të vijë në Tiranë paraditen e 28 nëntorit.
-
VIDEO
Lushnjë/ Makina fluturon disa metra në ajër dhe përplaset me betonin e nënkalimit, shpëton mrekullisht drejtuesi i mjetit
Ka qenë me fat një drejtues mjeti i cili mbrëmjen e sotme ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në daljen e nën kalimit në fshatin Dushk
-
VIDEO
Kaosi në Kuvend/ Lapardhja në Report Tv: Tymi dhe flaka në Kuvend fsheh bombën që ka rënë në kampin e Rithemelimit!
Pamjet kaotike, të shkaktuara nga deputëtët e Rithemelimit, gjatë seancave të fundit, në Kuvendin e Shqipërisë, kanë bërë xhiron e botës në të gjitha mediat ndërkombëtare, duke shkaktuar debat dhe polemika të shumta për të “zbërthyer” qëllimin e atij lloj aksioni opozitar.
-
VIDEO
Per vlonjatin...Sa të mbarojë në Ekuador direkt këtu! E kërkojnë edhe belgët .. Zbardhen përgjimet e Dedan Gjonit, nxirrte informacion nga Interpoli për Dritan Rexhepin
Në dosjen e SPAK zbulohet se Dedan Gjoni dyshohet se ka ndërhyrë për të verifikuar edhe nëse ishte emri i Dritan Rexhepit.
Dedan Gjoni në periudhën 25.02.2020 deri më 05.11.2021 ka qenë i emëruar oficer policie në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Në dosje thuhet se gjatë kësaj kohe ka komunikuar me një person që në aplikacion identifikuar si përdorues i SkyECC DM16CF i ka kërkuar që të verifikojë në sistemin Interpol nëse ai vetë dhe disa shtetas kishin probleme në Interpol, i cili është sistemi ku shpallen në kërkim ndërkombëtar personat nga shtete të ndryshme.
-
VIDEO
Nëna e Brisildës reagon 6-muaj pas vdekjes:Trupi u fsheh në morg,vajza nuk bëri aksident! (23 Nentor 2023)
Një foto që nuk e harroj nga të gjitha rastet që kam trajtuar në emision”- kështu e nisi moderatorja Odeta Dume pasditen e kësaj të enjte emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv, e cila risolli në fokus ngjarjen e rëndë të vdekjes së 22-vjeçares, Brisilda Nexhipi. 6 muaj pas vdekjes së saj, nëna Merita Nexhipi ritrokiti në studio, këtë herë për të kërkuar drejtësi. Ajo tregoi ecurinë e hetimeve mbi vdekjen e së bijës dhe nxorri në pah detaje mbi dosjen e saj. E aksidentuan apo e vranë atë natë? Nëna e saj ngriti dyshime për vdekjen e Brisildës, ndërsa e bindur ajo rrëfeu se nuk bëhej fjalë thjesht për një aksident, por se diçka më e madhe fshihet pas kësaj ngjarje. “Çfarë donte vajza ime në atë orë aty? Kush e çoi vajzën time aty? Kërkoj drejtësi, nuk mund t’i lej autorët të lirë, ndërsa vajza ime kalbet nën dhe. Dyshoj për aksidentin, në dosjen e Prokurorisë nuk ka asnjë dokument dhe foto nga vendi i ngjarjes. Unë jam e sigurtë që trupi u fsheh në morg, si mundet 52 ditë të mos identifikohej? Për 8 ditë vajza ime do ishte varr pa emër. Avokatja jonë zbuloi se pronari i makinës ishte djali i 58-vjeçarit. Dyshimet janë se babai ka marrë autorsinë e ngjarjes për të shpëtuar të birin. Autori i aksidentit ka ndryshuar disa herë dëshminë në Gjykatë. Vajza nuk mund të shkonte e vetme natën në autostradë.” Pas vdekjes së Brisildës, e cila la pas një djalë të mitur, nëna Merita duhet të kujdeset për nipin e saj. Me lot në sy ajo rrëfeu se djali e përjetoi keq largimin e nënës nga kjo jetë dhe se vazhdimisht e kërkon. “Nipi e përjetoi keq, kërkon ende nënën e tij. Dua të vërtetën e Brisildes, çfarë i bënë? Odeta, bashkë e nisëm këtë gjë dhe bashkë do ta përfundojmë.” Kujtojmë se 22-vjeçarja Brisilda Nexhipi kishte humbur kontaktet me nënën e saj që prej nëntorit të 2022, ndërsa një muaj më pas më 22 dhjetor kishte mbërritur në Shqipëri pa dijeninë e askujt. Mirëpo, e reja u gjet e pajetë mëngjesin e 14 shkurtit të këtij viti në autostradën Tiranë-Durrës, në zonën e Fllakës. Trupi i saj për 52 ditë qëndroi në morgun e qytetit, i cili falë emisionit “Pa Gjumë” u arrit të identifikohej.
-
VIDEO
Lirimi i Malltezit, Brizida Gjikondi: Pas apartamentit, skandalin e thellon lidhja e gjyqtares me Argita Berishën! KLGJ po paragjykon një të vërtetë! Të thellohen hetimet për Partizanin
Pasi Report Tv zbuloi që gjyqtarja e cila liroi nga qelia Jamarbër Malltezin ka apartament në kullat ku Malltezi është aksioner, dalin të tjera lidhje mes Iliriana Olldashit dhe familjes Berisha. Juristja Brizida Gjikondi e ftuar në “Studio Live” në Report TV tha se gjyqtarja Olldashi ka lidhje shoqërore me vajzën e Sali Berishës.