PS rrëzon pr.ligjet e opozitës, Felaj: Nismat tuaja u shërbejnë vetëm Sali Berishës

9 Nëntor 2023, 11:05

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj është shprehur se opozita ndërmerr nisma vetëm për t’i shërbyer Sali Berishës.

Komentet Felaj i bëri gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku tha se opozita bie në kontradiktë me ato që deklaron, kur thotë se maxhoranca nuk pranon nismat e tyre.

“Qëndrimi që ju jeni duke mbajtur në këtë sallë, ju vë në kontradiktë të plotë me ato që i thoni publikut. Ju thoni bëjmë nisma, por nuk i pranon maxhoranca, por jeni ju që kur ato diskutohen në komisione, ju nuk jeni të pranishëm. Nismat maxhoranca i ka respektuar një për një. Nismat tuaja janë thjesht për t’i shërbyer një njeriu të vetëm, Sali Berishës”, është shprehur Felaj.

PS rrëzoi të gjitha projektligjet e propozuara nga opozita, ndërsa Rithemelimi shkaktoi kaos në Kuvend.