-
VIDEO
Michel garanton liderët e Rajonit: Zgjerimi do realizohet, BE do e mbajë premtimin! Plani ynë është serioz
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka folur më konkretisht për propozimin e tij në samitin e ‘Bled’ pak kohë më parë për zgjerimin e BE-së në 2 dekadat e ardhshme. Michel tha se ka ardhur koha që ky premtim të mbahet medoemos ndërsa garantoi liderët se nuk do të presin më aq gjatë e se nuk do të zhgënjehen.
-
VIDEO
Von der Leyen në Tiranë: Të punojmë së bashku që Ballkani Perëndimor të behet pjesë e BE
Presidentja e Komisionit Europian, që ndodhet në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit thotë se BE dhe Ballkani duhet të punojnë së bashku që rajoni të bëhet pjesë e unionit.
“Jo vetëm që kemi procesin e Berlinit, hera e parë që ndodh në rajon. Me fjalë të plota e shpjeguar që ne jemi dëshmitarë të një lufte të tmerrshëm që ka nisur Rusia kundër Ukrainës. Ne kemi parë edhe një sulm të tmerrshëm terrorist të Hamasit, që ka varrë më shumë se 1400 gra burra fëmijë bebe, vetëm për arsye se janë hebrenj. Po jetojmë në një planet që po digjet, të sfiduar nga AI, na duhen miqtë më të mirë. Të punojmë që ju të bëheni pjesë e një be që ka treguar se është e mundur që mund ta arrijmë një paqe që të zgjasë.
-
VIDEO
Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë! Michel garant Rajonit: BE do e mbajë premtimin, zgjerimi investim për paqen! Rama: Mbështetja ekonomike s'është realizuar
Shqipëria pret sot samitin e Procesit të Berlinit, ku po marrin pjesë liderë të BE dhe ata të Ballkanit që janë pjesë e kësaj nisme. Pritet të zbulohet “Plani i ri i rritjes” një paketë e gjërë investimesh për rajonin.
-
VIDEO
Samiti i Procesit të Berlinit mbërrin Ursula von der Leyen, pritet nga Rama: Në fokus ekonomia për vendet e Rajonit, BE jep stimuj për ata që duan të ecin përpara
Kryeministri Edi Rama ka Presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit.
Në fjalën e saj, Presidentja e KE-së, u shpreh se në qendër të këtij takimi është ekonomia e vendeve të Ballkanit Perëndimor të cilat duan të ecin përpara.
-
VIDEO
Debate te ‘Ligjet’/ Përjashtimi i deputetëve të opozitës, rrëzimi i Komisioneve Hetimore dhe bllokimi i Reformës Zgjedhore, deputetët e PD braktisin mbledhjen: Turp!
Komisioni i Ligjeve është përfshirë në debate për shkak të përjashtimit të deputetëve të opozitës, rrëzimit të Komisioneve Hetimore dhe bllokimit të Reformës Zgjedhore. Deputetët Dhurata Cupi dhe Saimir Korreshi, kanë kundërshtuar sjelljen e mazhorancës dhe e kanë konsideruar si mbyllje të rrugës institucionale për opozitën në Kuvend. Për këtë shkak ato kanë braktisur mbledhjen e Komisionit pasi kanë shprehur qëndrimin në emër të opozitës.
-
VIDEO
Samiti i Berlinit në Tiranë, mbërrin kryeministri grek Mitsotakis: Do flas me Ramën për çështjen Beleri
Ka mbërritur kryeministri grek, Mitsotakis. Ai u prit nga kreu i qeverisë kryeministri Rama.Për mediat greke Mitsotakis u shpreh se do të ngrejë çështjen Beleri.
-
VIDEO
Samiti në Tiranë/ Batuta dhe të qeshura mes Ruttes dhe Ramës, kryeministri i Holandës për mediat: Të gjithë të ndihmojmë për të ulur tensionet Kosovë-Serbi
Kyeministri i Holandës, Mark Rutte u prit nga kryeministri Edi Rama këtë të hënë për mbajtjen e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë.
-
VIDEO
Samiti i Procesit të Berlinit, mbërrin kryeministrja e Serbisë! Vuçiç në Kinë
Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit. Ajo u prit nga Rama, ku pati edhe një shtrëngim duarsh. Vetë presidenti Aleksandër Vuçiç ka zgjedhur të mos jetë në samit, ndërsa ndodhet në Kinë, ku do të marrin pjesë në Forumin e tretë “Brez dhe rrugë” që nis të martën në Pekin.
-
VIDEO
Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, mbërrin kryeministri Kurti! Pritet nga Rama
Ka mbërritur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë. Ai është pritur nga kryeministri Rama.
-
VIDEO
Samiti i Procesit të Berlinit, Rama pret liderët e BE dhe ata të Ballkanit Perëndimor
Gjithçka është gati për Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë. Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e kryeministrisë dhe do të presë përfaqësuesit e BE dhe liderët e Ballkanit Perëndimor.
-
VIDEO
IKMT ndërhyn për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, pronarët e bujtinave në protestë, i bëjnë 'pritë' fadromave
Pronarët e bujtinave në Theth kanë protestuar pasi IKMT ka ndërhyrë për shembjen e ndërtimeve pa leje në këtë zonë turistike. Ata i kanë bërë “pritë” ndërhyrjes me fadroma në Theth, duke bllokuar rrugën me makina.
-
VIDEO
Sot Samiti i Procesit të Berlinit, ‘blindohet’ Tirana! Mbi 2 mijë efektivë në terren!
Mbi 2 mijë efektivë janë në terren për të siguruar mbarëvajtjen e Samitit të Procesit të Berlinit që mbahet ditën e sotme në Tiranë. Samiti i Procesit të Berlinit do të zhvillohet në ambientet e Piramidës së Tiranës, ku rrugët rreth saj janë të rrethuara nga policia pasi janë caktuar si perimetër sigurie.