-
VIDEO
Shehi për Report Tv: Macron po i bën presion Kosovës me liberalizimin e vizave! Analisti Burimi: Franca provokon, po i hedh benzinë zjarrit në Ballkan
Në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço, deputeti Dashamir Shehi, tha se ky është një lloj paralajmërimi e presioni për të dyja palët. Por sipas Shehut pasi të kryhet një hetim në lidhje me atë që ndodhi më 24 shtator, ku u vra efektivi kosovar Afrim Bunjaku nga terroristët serbë, ky pretendim i Francës do të bjerë
-
VIDEO
Miqësorja Shqipëri-Bullgari, Rama ndjek ndeshjen nga tribuna në 'Air Albania'
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta ndjekë kombëtaren shqiptare edhe në miqësoren përballë Bullgarisë.
-
VIDEO
ZDF-ja gjermane kërkon ndihmë,një vajzë e vrarë në pyll mund të jetë shqiptare/Pa Gjurme publikon... (17 Tetor 2023)
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv Mbrëmjen e 11 tetorit, në median gjermane ZDF, emisioni investigativ “Numri i dosjes” (Rasti XY i pazigjidhur) ka publikuar rastin e një gruaje të vrarë dhe të paidentifikuar, e cila dyshohet se është nënshtetase shqiptare. Ngjarja e ka zanafillën më 24 korrik 1997, ku në vendin e quajtur “Pylli i Zi” në afërsi të qytetit jugor Todtnau të Gjermanisë, pranë kufirit me Zvicrën dhe Francën, është gjendur e djegur pjesërisht një grua në moshë të re. Emsioni e prezantoi dosjen si një rast ende i pazgjidhur dhe kërkoi ndihmën e publikut për të zbardhur, jo vetëm identitetin e saj, por edhe gjithë ngjarjen që ishte e rrethuar me mister. Nga hetimet e kryera atëherë mësohet se trupi gjysëm i djegur i të resë ishte gjetur gjysëm i groposur mbrapa një parkingu në brendësi të pyllit pranë Todtnau. Disa metra larg trupit, polica ka gjetur në atë kohë edhe një çantë femrash që ishte bosh, si dhe një bisht cigareje që dyshojnë se i përkasin gruas në fjalë. Ndërsa ngjitur me çantën është gjetur edhe një lopatë e cila dyshohet se është përdorur nga autori i krimit për të mbuluar trupin e saj. Gjatë programit, eksperti mjeko-ligjor, nxorri të dhënat e trupit të paidentifikuar. Sipas tij, gruaja mund të ishte e moshës 20 vjec, dhe se vdekja e saj mund të kishte ndodhur rreth datave 10 deri 20 korrik 1997. Vajza ishte 164 cm dhe kishte të veshur një bluzë të bardhë dhe një fund të errët me lule, ndërsa mbante dhe një rrip lëkure në mes. Ngjyra e flokëve kafe dhe gjatësia e tyre shkonte në 34 cm. Policia gjermane që ështe ende duke hetuar mbi dosjen e gruas së paidentifikuar, ka bërë të mundur dhe rikonstruksionin e fytyrës së viktimës me anë të teknologjisë. Mesditën e 17 tetorit emisioni ‘Pa Gjurmë’ nxorri 9 dosjet e femrave shqiptare që figurojnë të humbura jashtë vendit nga viti 1990 deri në korrik 1997. Moderatorja e emisioni, Odeta Dume, komunikoi me një pjesë të familjarëve të vajzave të humbura gjatë kësaj periudhe, duke ripublikuar fotot e tyre dhe duke krahësuar me identikitin që policia gjermane kishte bërë.
-
VIDEO
ZDF-ja gjermane kërkon ndihmën e programit ‘Pa Gjurmë’, një vajzë e vrarë në pyll mund të jetë shqiptare. Ja identikiti i saj…
Mbrëmjen e 11 tetorit, në median gjermane ZDF, emisioni investigativ “Numri i dosjes” (Rasti XY i pazigjidhur) ka publikuar rastin e një gruaje të vrarë dhe të paidentifikuar, e cila dyshohet se është nënshtetase shqiptare.
-
VIDEO
Në shtator u rritën aksidentet, por janë ulur për 9 muajt e parë të 2023-shit! Më pak pasoja në njerëz! 4.5% më shumë përplasje, e shtuna dita e ‘zezë’
Shtatori i këtij viti ka regjistruar më shumë aksidente se e njëjta periudhë e një viti më parë me një rritje prej 4.5%, por me pasoja më pak të plagosur dhe viktima. Shifrat e 9 mujorit të parë të 2023-shit flasin për rënie, ndërsa sipas INSTAT, e shtuna është dita me më shumë ngjarje rrugore.
-
VIDEO
'Kastrati Grup' sjell në Shqipëri konglomeratin ndërkombëtar 'Lagardère', marrëveshja u arrit sot me 'bekimin' e Presidentit Macron
Kastrati grup, ka nënshkruar sot në ambientet e aeroportit "Nënë Tereza”, në Tiranë një marrëveshje të rëndësishme me konglomeratin e mirënjohur francez Lagardère, duke u angazhuar në përpjekje të përbashkëta për zgjerim të mëtejshëm të aktivitetit të dyqaneve duty-free, në të gjithë Shqipërinë
-
VIDEO
Operacion antidrogë në Lezhë, policia: U gjetën 158 kg kanabis gati për shitje, u asgjesuan 280 bimë narkotike! Disa të arrestuar
Në kuadër të operacionit Tempulli, policia e Lezhës ka zhvilluar një operacion anti-drogë. Policia ka arrestuar Mirash Pima, Kristian Pima dhe Florian Pima, vëllezër.
-
VIDEO
Mungesa e energjisë elektrike mban 'peng' për disa orë pasagjerët në Portin e Vlorës, nuk punon sistemi TIMS, shtyhet nisja e tragetit
Ndërpreja e energjisë elektrike ka bërë që pasagjerët të mbeten të bllokuar në portin e Vlorës për shkak se sistemi TIMS nuk punon.
-
VIDEO
Aksident në aksin Pogradec-Qafë-Thanë, 2 të plagosur! Shkak lagështira në rrugë
Aksident në aksin nacional Pogradec-Qafë-Thanë në afërsi të fshatit Pojskë
-
VIDEO
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja ku u vra shoferi i tij, atentatorët nën akuzë dhe për trafik droge
Grupi që i bënë atentat ish prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, ku humbi jetën shoferi i prokurorit Andi Maloku, akuzohen edhe për trafik droge.
-
VIDEO
Arratisja e Arben Ahmetaj, SPAK kërkesë ‘Facebook’-ut për ta gjurmuar: Na ndihmoni për vendndodhjen
“Na tregoni shtetin ng ai cili Arben Ahmetaj hyn në Facebook”. Kjo është pyetja që prokurorët e SPAK i kanë drejtuar kompanisë Meta, që ka pronësinë e rrjetit social. Duke marrë shkas nga pesë publikime të kryera prej tij që pas shpalljes në kërkim, pasi u largua nga Shqipëria, hetuesit synojnë të lokalizojnë ish-zyrtarin e kërkuar për dosjen e incineratorëve dhe privatizimit të ish fabrikës së bukës.
-
VIDEO
Aksident në Qafë-Pllocë, mjeti luksoz përplaset me autobusin! Shkak lagështia në rrugë
Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Qafë-Pllocë. Sipas informacioneve paraprake në vendin e ngjarjes një mjet është përplasur me një autobus