-
VIDEO
Burg sepse braktisi fëmijën/Lehona akuzon vjehrrën:Më ndau nga burri dhe dëboi nga shtëpia (12 tetor 2023)
I la fëmijët në jetimoren e Durrësit nga pamundësia ekonomike, Geralda Shuli sot kërkon të ribashkohet me ta… U martua në vitin 2016 me Elidjon Selimin dhe në jetë solli 2 fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Elidjoni emigroi drejt shtetit italian dhe nga andej ai humbi çdo kontakt me familjen e tij të re. Hoqi kështu dorë përfundimisht nga detyrat dhe përgjegjësitë atërore. Braktisi gruan dhe fëmijët duke i lënë të vetëm në mëshirë të fatit pa asnjë përkrahje. E ndodhur në këtë udhëkryq Geralda e vetme merr vendimin që do t’i kushtonte shtrenjtë. Ajo i dorëzon fëmijët në jetimoren e Durrësit. E kujton fare mirë momentin e ndarjes nga fëmijët, kur vajza ishte vetëm 3-vjeç dhe djali 1 vjeç. Janë kujtime që vrasin fort në shpirt… Kujtime që janë rrënjosur në memorien e saj… Fëmijët, ende të vegjël për ta kuptuar se çfarë po ndodhte me fatin e jetës së tyre. Pa e ditur se do vazhdonin jetën e tyre pa nënën… dhe pa babain që i kishte braktisur tashmë. Ajo shkonte i vizitonte shpesh, por vitet e fundit vizitat kanë qënë të rralla. Hera e fundit që i ka takuar fëmijët ishte korrikun e kaluar. Ndaj, Geralda kryen 3 muaj burg nga dhjetori deri në mars të këtij viti nën akuzën e braktisjes së fëmijëve… E sot kërkon ndihmë për t’u ribashkuar me fëmijët e saj dhe t’i ketë pranë gjirit të familjes së re që ka ndërtuar.
-
VIDEO
Çollaku: Rezolutë e papranueshme që të merrte votën time pro
Deputeti Kreshnik Çollaku tha në një dalje për mediat pas miratimit të rezolutës për Kosovën nga Kuvendi se nuk reflektonte zyrtarisht autorësinë e Vuçiç si drejtues politik.
-
VIDEO
Shkodër/ Bie masivi i dheut në rrugën e Dukagjinit, humb jetën drejtuesi i ekskavatorit që po punonte
Drejtuesi i ekskavatorit të një firme që po punonte në aksin rrugor Prekal-Kir, ka ndërruar jetë pasi është shembur masivi i dheut, teksa po punonte
-
VIDEO
Masakra e Lushnjes, shtyhet gjyqi, Laert Haxhiu në burgun grek refuzon të marrë thirrjen e GJKKO
Shtyhet seanca për Laert Haxhiun në Gjykatën e Posaçme. Shkak është bërë mungesa e dëshmitarit të fundit të akuzës Arsen Xhuti.
-
VIDEO
Drafti për turizmin, Vilma Bello: 28 mijë struktura të paçertifikuara
-
VIDEO
Ndeshja Shqipëri-Çeki, në 15:00 bllokohen rrugë pranë stadiumit 'Air Albania'! S’lejohen sende të forta nga tifozët në stadium
Policia e Shtetit ka bërë publike planin e masave që do të ndërmerret për mbarëvajtjen e ndeshjes ndërkombëtare të futbollit Shqipëri-Çeki që do të luhet sot në orën 20-45 në stadiumin 'Air Albania' e që pritet të ketë një interes të madh nga tifozët.
-
VIDEO
Pr.ligji për turizmin, Bello në Report Tv: 28 mijë struktura Air Bnb dhe Booking të pa certifikuara, duhet ndërhyrje! Eksperti: As kjo nismë se ndal informalitetin
Projektligji për turizmin ka qenë tema e diskutimit të sotëm në ‘Përballje’ moderuar nga gazetarja e Report Tv Besmira Pelushaj. E ftuar në Report Tv, zv ministrja e Turizmit dhe Mjedisit tha se kjo nismë ishte e nevojshme duke patur parasysh edhe shifrat e mëdha të turistëve viteve të fundit.
-
VIDEO
Veliaj: Shqiptarët në Kanada, urë lidhëse mes dy vendeve! Kryeministri i Ontarios: Vajza ime e martuar me shqiptar
Në vijim të vizitës së tij në Kanada, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u takua edhe me kryeministrin e Ontarios me të cilin bisedoi për suksesin e komunitetit shqiptar atje.
-
VIDEO
Durrës/ Goditen 2 grupe që transportonin emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE, 3500 deri në 5000 euro pagesa për person! 9 në pranga
Nëntë persona u arrestuan në një operacion të policisë në disa qytete kundër transportimit të emigrantëve të paligjshëm që hynin në shqipëri nga greqia për të kaluar më pas në mal të zi. Për një shtetas të huaj, grupi merrte 3500 deri në 5 mijë euro.
-
VIDEO
Ndalohen 12 tifozë nga Kosova, donin të vinin drejt Tiranës me makinat plot me kapsolla, tymuese e flakadanë
Policia ka shtuar kontrollet në pikën kufitare të Morinës ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, në kuadër të planit të masave të Policisë, për garantimin e rendit, sigurisë dhe qetësise publike, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Shqipëri - Çeki.
-
VIDEO
Krujë/ Kishin përshtatur ambientin afër shtëpisë për tharjen e bimëve narkotike, arrestohet 31-vjeçari! 1 nën hetim dhe 1 në kërkim
Një 31-vjeçar është arrestuar në Krujë, pasi përshtati një ambient pranë shtëpisë së tij, për tharjen e bimëve narkotike. I përfshirë në këtë rast, është edhe një 16-vjeçar nga Fushë-Kruja, i cili u vu nën hetim, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
-
VIDEO
Fushë-Krujë/ Bllokohen furgonat për nxënësit e fshatrave! Prindërit në protestë: Kemi lënë punën për t’i çuar fëmijët në shkollë
Prej disa ditësh në Fushë-Krujë janë bllokuar furgonat që transportojnë nxënësit e fshatrave, drejt qytetit pasi nuk disponojnë licencë. Prindërit kanë dalë në protestë, ndërsa bashkia thotë se në fshatra janë ndërtuar shkollat e reja nga BE-ja, ndaj fëmijët duhet të mësojnë pranë vendbanimit të tyre.