-
VIDEO
Dritan Goxhaj lë qelinë: Lirinë nuk e kisha humbur, ishte tentativë për trembje! Jemi në rrugën e drejtë
Ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj ka folur pas lirimit nga qelia me vendim të Gjykatës së Apelit në Tiranë.
-
VIDEO
Korçë, 14 vjeçari u dhunua me shkop bejsbolli! Detaje nga sherri që nisi në Tik Tok! Nëna flet për Report TV: Djali ishte i qetë
14-vjeçari i plagosur pas një sherri mes të miturve në Korçë ditën e dielë, është sjellë në gjendje intubimi në orët e para të mëngjesit të djeshëm tek Trauma.
-
VIDEO
Fier/ Porositi vrasjen e Edvis Cacajt në Athinë, Ledion Boshnjakut i sekuestrohen mbi 3 mln euro pasuri!
Prokuroria e Fierit sekuestroi mbi 3 milionë euro pasuri të dyshuara se rrjedhin nga veprimtari kriminale, në pronësi të 39-vjeçarit Ledion Boshnjaku, i dënuar në Greqi për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim droge, si dhe familjarëve të tij.
-
VIDEO
Veliaj vizitë në Otava të Kanadasë, pritet nga komuniteti shqiptar: Duhet të jemi gjithmonë bashkë! Arti dhe kultura janë ‘pasaportat’ tona më të mëdha
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nisur një vizitë zyrtare dy ditore në Otava të Kanadasë, përpara se të niset për në Toronto, ku do të mbajë një fjalë si i ftuar në Forumin Urban Botëror.
-
VIDEO
Bëhet ‘nami’ me gjoba në Elbasan, në një javë 1395 masa administrative për shoferët! 8 në pranga
Gjatë një jave Policia Rrugore Elbasan ka ndëshkuar me gjobë 1395 shoferë, për shkelje të rregullave të qarkullimit. Ndërsa 8 drejtues mjetesh janë vënë në pranga për drejtim të mjetit në gjendje të dehur ose pa patentë.
-
VIDEO
Vdekja e 3 -vjeçarit, Braçe: Ligj specifik klinikave dentare, të akreditojnë shërbimet në shtet
Privati nuk mund të lihet pa kontroll në cilësinë e shërbimit që ofron ishte shqetësimi i deputetit Erjon Braçe në komisionin e ekonomisë. Nisur nga rasti i rëndë i vdekjes së 3-vjecarit në klinikë private dentare, deputeti që ligji të detyrojë këto shërbime të akreditohen në shtet për garancinë e aktivitetit të tyre.
-
VIDEO
Ambasadorja shqiptare në Izrael për Report Tv: Janë 34 shqiptarë që kanë bërë kërkesë për t’u kthyer në Shqipëri, po punojmë edhe me shtetet e rajonit
Pas konfliktit që ka nisur në Izrael, janë 34 shqiptarë të tjerë që kanë bërë kërkesë për t’u kthyer në Shqipëri, ndërsa 11 të tjerë u kthyen sot përmes një linje fluturimi të organizuar nga Mali i Zi. Lajmi u bë me dije për Report Tv nga ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe.
-
VIDEO
Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, zbardhet axhenda, nga takimet me liderët botërorë te inaugurimi i Kolegjit Evropian dhe Piramidës
Të hënën e 16 tetorit, Tirana do të presë mysafirët Perëndimorë në kuadër të samitit Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë do të mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Evropian. Për 24 orë, kryeqyteti do të jetë i mbushur me një axhendë të ngjeshur deri në orën 19:30.
-
VIDEO
Nis sot 'Frontline Interview' me Marsela Karapanço, çdo të martë ora 18:30
Intervistat kokë më kokë me personazhin e ditës apo ngjarjen e momentit, do të fillojnë rrugëtimin e ri çdo të martë, duke nisur nga sot në orën 18.30.
-
VIDEO
‘Ishte shumë e vështirë’, 11 shqiptarë i shpëtojnë luftës në Izrael! Kthehen në Shqipëri përmes një fluturimi të organizuar nga Mali i Zi
Ministria e Jashtme njofton se 11 shqiptarë janë kthyer nga Izraeli në Shqipëri. Ata kanë udhëtuar përmes një fluturimi të organizuar nga Mali i Zi.
-
VIDEO
Kërkon lirimin për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, zhvillohet sot seanca për Fredi Blerin në Gjykatën e Durrësit! E pranishme edhe ambasadorja greke
Në Gjykatën e Durrësit do të zhvillohet seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. E pranishme në seancë është edhe ambasadorja greke Kostandina Kamitsi.
-
VIDEO
Debate te ‘Siguria’, Salianji: Sillni ministrin e Brendshëm se ça s’ka ndodhur! Naço: Lus Zotin të mblidheni 7 deputetë të bëni kërkesë! Deputeti: Perëndi ke Ramën ti
Ka nisur me debate Komisioni i Sigurisë ditën e sotme. Deputeti Salianji thotë se duhen kthyer vëmendja tek aktualiteti dhe të thirret ministri Balla të japë llogari.