-
VIDEO
Shkoi për pushime në Gaza, palestinezi për Report Tv: U bllokova këtu nga lufta, më mirë të vdes me të afërmit
Palestinezi Abdalla Jaber, i cili ndodhet në Rripin e Gazës ka rrëfyer për Report Tv përjetimet e luftës. Ai është vendosur në Shqipëri dhe tashmë i pajisur edhe më nënshtetësi shqipatre, por u gjend në luftë pasi kishte shkuar për pushime me familjen për të takuar të afërmit.
-
VIDEO
Përleshja e dhunshme mes ultrasve pas ndeshjes Tirana-Vllaznia, Gjykata e Lezhës liron 8 tifozët
Gjykata e Lezhës ka liruar 8 tifozët e arrestuar të shtunën për përplasjen fizike të ndodhur në një pikë karburanti në Reps të Mirditës pas ndeshjes Tirana-Vllazni në Kukës
-
VIDEO
Studentët e mjekësisë për Report Tv: Nuk e nënshkruajmë kontratën për të punuar 5 vite në Shqipëri, do protestojmë derisa të anulohet ligji
Studentët e mjekësisë po protestojnë para Ministrisë së Arsimit për ligjin që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve. Për gazetaren e Report Tv, Enxhi Musaj ata thanë se nuk do të tërhiqen derisa ligji të anulohet.
Ata thonë se nuk duan të largohen nga Shqipëria, por as nuk duan që qeveria t’i detyrojë të punojnë për 5 vite dhe t’i dërgojë në qytete ku ata nuk dëshirojnë.
Teksa dje u bë publike tarifa në 240 mijë lekë të reja që duhet të paguajnë për një vit akademik, studentët thonë se nuk do ta nënshkruajnë kontratën.
-
VIDEO
Protesta e studentëve të Mjekësisë, të rinjtë marshojnë në Ministrinë e Arsimit! Djegin manekinin simbolik të tubimit
Protesta e studentëve të Mjekësisë, të rinjtë marshojnë në Ministrinë e Arsimit! Djegin manekinin simbolik të tubimit
-
VIDEO
Arrestimi i Dritan Metajt, ja kush u emërua shef i ri i komisariatit të Kurbinit
Arrestimi si pjesë e grupit kriminal të Gëzim Çelës të shefit të komisariatit Kurbin, Dritan Metaj, provokon ndryshime në këtë komisariat.
-
VIDEO
'Flakë në det’/ SPAK sekuestron pasuritë e 3 trafikantëve! Mes tyre, restoranti ‘Royal Blu’ i nipit të Gëzim Çelës, 4 gomone, makina dhe para
Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 11 pasuritë e 3 trafikantëve, Gëzim Çelës, Nderim Çelës dhe të Arlind Ismailukajt të cilët u zbuluan në saj të operacionit policor dhe SPAK të koduar ‘Flakë në det’.
-
VIDEO
Studentët mjekësisë bllokojnë kryqëzimin te 9-katëshet në Tiranë, këndojnë këngë patriotike e himnin e flamurit
Studentët e mjekësisë janë ngritur sërish në protestë, ndërsa si një ditë më parë, bllokuan për pak minuta kryqëzimin në zonën e njohur si 9-katëshet në Tiranë. Ata u ulën këmbëkryq dhe kënduan këngë patriotike dhe himnin e flamurit, ndonëse kundërshtojnë ligjin që i detyron ata të punojnë për 5 vite në atdhe.
-
VIDEO
Në oborr kultivonin kanabis, në shtëpi e ndanin me doza, arrestohen 2 vëllezër! Iu gjet dhe heroinë
Dy vëllezër nga Fieri janë vënë në pranga, pasi kultivonin bimë kanabisi në oborrin e banesës së tyre dhe më pas e përgatitnin në doza këtë lëndë narkotike për të shitur.
-
VIDEO
Akuzohet nga Luftar Reçi se përgatiti minën për vrasjen e Vajdin Lames, maqedonasi merret sërish në pyetje nga SPAK! Dje të pandehurit e 'përzunë' nga gjykata
Maqedonasi Joshko Çervenkovski, për të cilin bashkëpunëtori i drejtësisë Luftar Reçi ka deklaruar se ka qenë montues i minës që i mori jetën biznesmenit Vajdin Lame e Artan Arsit në 2005, rikthehet sërish në SPAK për t’u marrë në pyetje.
-
VIDEO
Digjet lokali në Kune të Shëngjinit, zjarrfikësit shuan flakët, rrezikoi hoteli ngjitur
Një lokal dy katësh me konstrukt druri është përfshirë nga flakët e zjarrit në zonën e Kunës ne Shëngjin. Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, pasi rrezikohet dhe një objekt që ndodhet ngjitur me lokalin. Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.
-
VIDEO
Operacioni ‘Territor i pastër’ në Krujë, asgjësohen 328 rrënjë kanabis, nuk dihen autorët
Policia e Krujës asgjësoi 328 bimë narkotike kanabis që u gjetën të kultivuara në fshatra të ndryshme të malësisë së Krujës. Ende nuk dihen autorët.
-
VIDEO
Akuzohet nga Luftar Reçi se përgatiti minën për vrasjen e Vajdin Lames, ndalohet dhe merret në pyetje maqedonasi, të pandehurit e 'përzënë' nga gjykata
Është ndaluar dhe marrë në pyetje nmaqedonasi me emrin, Joshko Çervenkovski, i cili sipas dëshmisë se bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi, ka montuar bombën me telekomandë që u vendos në ashensorin, ku mbeti i vrarë në shkurt 2005, biznesmeni Vajdin Lamaj dhe miku i tij, Artan Arsi.