-
VIDEO
KESH importon 9.5 mln euro energji për datat 2-15 tetor! Importet e energjisë për vitin 2023, arrijnë 43.5 mln euro
9.5 milionë euro është fatura financiare e energjisë që ka blerë KESH, për të garantuar furnizim pa ndërprerje deri në 15 tetor. Në total për dy javët e para të këtij muaj është importuar mbi 95 mijë megavat energji elektrike. Ndërsa përgjatë gjithë vitit janë shpenzuar 43.5 milionë euro për importet e energjisë
-
VIDEO
Zjarr në kodrat me ullinj në Radostinë, flakët favorizohen nga era
Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të diele në kodrat me ullinj të fshatit Radostinë. Zjarrfikës dhe banorë të fshatit janë duke u munduar të shuajnë flakët. Zjarri favorizohet nga era dhe flakët po përhapen me shpejtësi.
-
VIDEO
Familjarët e 3-vjeçarit dhe qytetarë të shumtë tubim sensiblizues para klinikës private në Tiranë! Ndezin qirinj në kujtim të vogëlushit
Familjarët e Brianit i bashkohen thirrjes së qytetarëve për homazhe në kujtim të vogëlushit.
-
VIDEO
Privatizimi i ish-furrës së bukës, Ahmetaj reagon nga arratia: Tentojnë të ndërtojnë tek unë 'delen e zezë'! SPAK vrull politik, ‘skenari’ ndaj meje si film horror
Arben Ahmetaj ka reaguar nga arratia pasi SPAK e shpalli të pandehur për dosjen e privatizimit të ish fabrikës së bukës në Tiranë. Ai thotë se është një përpjekje për të ndërtuar te ai delen e zezë, ndërsa mohon t’i ketë shkaktuar dëm financiar shtetit. Akuzon edhe SPAK.
-
VIDEO
Policia kap në befasi shpërndarësit e drogës në disa qytete të vendit (8 Tetor 2023)
Pas filmimeve që treguan se si u realizua Operacioni kombëtar “Tempulli” në Tiranë, emisioni 112 sjell plane të tjera të këtij megaoperacioni në qytetet e tjera të Shqipërisë. Uniformat blu të mbështetur edhe nga strukturat e tjera të policisë së shtetit kanë ekzekutuar urdhër-ndalimet e lëshuara nga prokuroritë në Korçë, Kukës, Elbasan, Fier, Durrës, Vlorë, Lezhë, Gjirokastër, Dibër. Në episodin e radhës, tregojmë ndërhyrjet e befasishme të policisë në ambiente banimi dhe biznesi ku të dyshuarit janë kapur në flagrancë me sasi të ndryshme droge që do të hidheshin në treg në doza të vogla. Policia ka sekuestruar gjithashtu edhe aparate celularë, makina, armë, para dhe mjete që përdoreshin për peshimin e drogës. OPERACIONI KOMBËTAR “TEMPULLI” Fokusi: Goditja e shpërndarjes së drogës në afërsi të shkollave, por edhe ambienteve të tjera. •Në total janë lëshuar 296 masa sigurie arrest në burg dhe janë kontrolluar 356 ambiente të ndryshme. •Janë ekzekutuar 214 masa sigurie arrest me burg, 19 persona janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 82 persona janë shpallur në kërkim. •Një pjesë e madhe e të arrestuarve janë anëtarë të 23 grupeve kriminale, në qytete si Tirana, Durrësi, Korça, Elbasani e Vlora. •Gjatë këtij operacionit janë sekuestruar lëndë narkotike si kokainë, heroinë, kanabis, armë zjarri, vlera monetare të konsiderueshme.
-
VIDEO
Bie nga një pallat në ndërtim, ndërron jetë 58-vjeçari në Tiranë
Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi ka rënë aksidentalisht nga një pallat në ndërtim.
-
VIDEO
Vlorë, zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Risili, 3 mjete zjarrfikëse në vendin e ngjarjes! Digjen disa rrënjë ullinj
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në fshatin Risili në Vlorë. 3 mjete zjarrfikëse janë nisur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të shuar flakët
-
VIDEO
Protestuan ndaj kompanisë turke që i hoqi nga puna e s’u dha pagat, prokuroria Fier: Po kryejmë hetime për falimentim të provokuar
Një ditë pas protestës së rreth 70 grave e vajzave në Fier pasi ishin hequr në mënyrë të padrejtë nga puna dhe nuk kishin marrë 2 paga të prapambetura, Prokuroria e Fierit thotë se ka nisur hetimet ndaj kompanisë turke “Ozgun Kan Albania”
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Arben Ahmetaj sërish i pandehur në SPAK, këtë herë nën akuzë për privatizimin e ish-fabrikës së Bukës në Tiranë, sot 'Emerald Center'! I shkaktoi shtetit 7 mld lekë të vjetra dëm
SPAK merr të pandehur sërish Arben Ahmetajn në lidhje me privatizime e ish-fabrikës së Bukës. Po vijon hetimi për 7 persona të tjerë, përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe ndaj biznesmenit Lirim Fezollarit! Arben Ahmetaj është marrë i pandehur për veprat penale 'pastrim parash' dhe 'shpërdorim detyre'
-
VIDEO
Operacioni ‘Tempulli’ në Vlorë, arrestohet 20-vjeçari! Ishte në kërkim për drogë (Emri)
Një 20-vjeçar i shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike është vënë në pranga ditën e sotme nga Policia Vlorë.
-
VIDEO
Iu gjet pistoletë në shtëpi, arrestohet 56-vjeçari në Belsh
Gjatë kontrolleve të policisë në fshatin Lokalitet, në banesën e 56-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë
-
VIDEO
Dhunoi babanë i cili ishte me urdhër mbrojtje, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga Robert Stakën, 37-vjeç i cili kishte kanosur e dhunuar babanë e tij, i cili ishte me urdhër-mbrojtje