Pas filmimeve që treguan se si u realizua Operacioni kombëtar “Tempulli” në Tiranë, emisioni 112 sjell plane të tjera të këtij megaoperacioni në qytetet e tjera të Shqipërisë. Uniformat blu të mbështetur edhe nga strukturat e tjera të policisë së shtetit kanë ekzekutuar urdhër-ndalimet e lëshuara nga prokuroritë në Korçë, Kukës, Elbasan, Fier, Durrës, Vlorë, Lezhë, Gjirokastër, Dibër. Në episodin e radhës, tregojmë ndërhyrjet e befasishme të policisë në ambiente banimi dhe biznesi ku të dyshuarit janë kapur në flagrancë me sasi të ndryshme droge që do të hidheshin në treg në doza të vogla. Policia ka sekuestruar gjithashtu edhe aparate celularë, makina, armë, para dhe mjete që përdoreshin për peshimin e drogës. OPERACIONI KOMBËTAR “TEMPULLI” Fokusi: Goditja e shpërndarjes së drogës në afërsi të shkollave, por edhe ambienteve të tjera. •Në total janë lëshuar 296 masa sigurie arrest në burg dhe janë kontrolluar 356 ambiente të ndryshme. •Janë ekzekutuar 214 masa sigurie arrest me burg, 19 persona janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 82 persona janë shpallur në kërkim. •Një pjesë e madhe e të arrestuarve janë anëtarë të 23 grupeve kriminale, në qytete si Tirana, Durrësi, Korça, Elbasani e Vlora. •Gjatë këtij operacionit janë sekuestruar lëndë narkotike si kokainë, heroinë, kanabis, armë zjarri, vlera monetare të konsiderueshme.
Policia kap në befasi shpërndarësit e drogës në disa qytete të vendit (8 Tetor 2023)
No videos found.