-
VIDEO
Deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe podiumin në Kuvend, PS kërkesë në Komisionin e Etikës: Të merren masa disiplinore
Partia Socialiste kërkon që të merren masa disiplinore për deputetët e opozitës që një ditë më parë penguan zhvillimin e seancës plenare në Kuvend. Report Tv mëson se deputetët socialistë kanë depozituar kërkesën në Komisionin e Etikës dhe kërkon që të merret masa disiplinore për deputetët opozitarë të cilët penguan votimin e projektligjeve.
-
VIDEO
Të shtënat me armë në Kurbin, pjesëtarë të familjes Lika ishin në banesë! Report Tv sjell pamjet
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Kurbin të Lezhës. Report Tv ka mësuar se është qëlluar me breshëri plumbash drejt banesës së Skënder Likës. Shkak për këtë ngjarje dyshohet të jetë hakmarrja për ngjarjet kriminale që kanë ndodhur në Kurbin.
-
VIDEO
Ministeriali në Tiranë, ministrja e Jashtme gjermane takohet me ministrin serb Ivica Daçiç
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock e cila ndodhet në Tiranë në kuadër të samitit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit, po zhvillon një takim me ministrin e Jashtëm serb Ivica Daçiç. Takimi ven pas tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një prononcim për mediat, Baerbock tha se përplasjet mes dy vendeve rrezikojnë procesin e Berlinit. Pas takimit me Daçiç, mësohet se ministrja gjermane do të takohet me ministren e Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla.
-
VIDEO
Vdekja e 3-vjeçarit në Tiranë, Prokuroria kërkon sekuestrimin e kamerave të sigurisë në klinikë dhe zonën për rreth
Policia akoma nuk ka administruar pamje të kamerave të sigurisë në Spitalin e Zemrës të mjekut Roland Xhaxho, për të kuptuar nëse 3-vjeçari Brian Spahia ka dalë nga aty në krah dhe pa ndjenja siç pretendojnë familjarët, apo në gjendje të ndërgjegjshme siç pretendon mjeku Xhaxho. Këtë të enjte, me vendim të prokurorisë së Tiranës i është dhënë urdhri policisë për t'u rikthyer sërish në klinikë dhe zonën përreth për të sekuestruar pamje filmike.
-
VIDEO
Vdekja e 3-vjeçarit në Tiranë, Prokuroria kërkon sekuestrimin e kamerave të sigurisë në klinikë dhe zonën për rreth
Policia akoma nuk ka administruar pamje të kamerave të sigurisë në Spitalin e Zemrës të mjekut Roland Xhaxho, për të kuptuar nëse 3-vjeçari Brian Spahia ka dalë nga aty në krah dhe pa ndjenja siç pretendojnë familjarët, apo në gjendje të ndërgjegjshme siç pretendon mjeku Xhaxho. Këtë të enjte, me vendim të prokurorisë së Tiranës i është dhënë urdhri policisë për t'u rikthyer sërish në klinikë dhe zonën përreth për të sekuestruar pamje filmike.
-
VIDEO
Nënshkruhet marrëveshja për hapjen e Kolegjit të Evropës në Tiranë, Varhelyi: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE po ndodh! Jemi gati të zgjerohemi
U nënshkrua sot në Tiranë, Memorandumi i Mirëkuptimit për hapjen e kampusit të Kolegjit të Evropës. Kolegji i Europës, një nga institucionet kryesore në zhvillimin dhe promovimin e projektit europian, do të vendoset në një nga simbolet e transformuara të kryeqytetit, te Piramida, ndërtesë që po merr një pamje të re, për t’u shndërruar në qendrën e teknologjisë dhe informacionit për Ballkanin Perëndimor.
-
VIDEO
Punësimi i detyruar pas diplomimit, vijon prej 1 jave bojkoti i studentëve të Mjekësisë
Studentët e Mjekësisë vijuan sot me bojkotin e autidoreve për të kundërshtuar punësimin e detyruar pas diplomave.
-
VIDEO
Forumin Urban të Marmarasë në Turqi, Sako: Prezantova vlerat e rralla të Durrësit
Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka zhvilluar një vizitë zyrtare dy ditore në Turqi, ku ka marrë pjesë në Forumin Urban të Marmarasë në Stamboll.
-
VIDEO
Procesi i Berlinit, ministrat e jashtëm mblidhen sot në Tiranë! Pjesë e ceremonisë edhe Varheyli e kryediplomatja gjermane, Baerbock
Ministrat e jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit mblidhen sot në Tiranë, me pjesëmarrjen e 24 delegacioneve. Pjesë e ceremonisë do të jetë edhe komisioneri për Zgjerimin i BE-së, Oliver Varhelyi si dhe kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock.
-
VIDEO
Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes kirurgjikale, babai për Report Tv: Mjeku kardio pediatër na tha se mund të kryhej ndërhyrja
Babai i 3-vjeçarit, Brian Spahiu ka folur për Report Tv pas ngjarjes së rëndë ku i mituri humbi jetën pas një ndërhyrje kirurgjikale te dentisti në një klinikë private, 'Splendent'. Babai mohon se fëmija kishte probleme me zemrën dhe publikon recetën ku mjeku kardio pediatër Albert Koja ka shkruar se nuk është problem që fëmija ta realizojë ndërhyrjen në gojë.
-
VIDEO
Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes kirurgjikale në Tiranë, babai për Report Tv: Doli në gjendje të rëndë, i ishin dëmtuar organet! Klinika ka kamera, të sekuestrohen
Babai i 3-vjeçarit, Brian Spahiu ka folur për Report Tv pas ngjarjes së rëndë ku i mituri humbi jetën pas një ndërhyrje kirurgjikale te dentisti në një klinikë private. Bledar Spahiu thotë për Report Tv se fëmija ka qenë në gjendje të rënduar pas ndërhyrjes dhe ata akuzojnë mjekun Roland Xhaxho se i ka injektuar narkozë më dozë të lartë.
-
VIDEO
Refuzimi për të ndryshuar Komisionin për Zgjedhoren, opozita proteston në foltore, shtyhet votimi
Opozita ka bllokuar foltoren e Kuvendit dhe shkak është bërë refuzimi nga mazhoranca për të votuar ndryshimet e Teformës Zgjedhore. Pas kësaj situate, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u detyrua të shtynte votimin.