-
VIDEO
Aksident në tunelin e Elbasanit, makina humb kontrollin përplaset me murin
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në tunelin e Elbasanit
-
VIDEO
Kërcënohen e gjyqtarët e Apelit Tiranë, dënuan grupin kriminal nga Vlora! Nisin hetimet! Kanosja në gjyqin për atentatin ndaj Ines Hajrulla!
Tri gjyqtare të Apelit të juridiksionit të përgjithshëm kanë bërë kallëzim në polici se janë kërcënuar për shkak të detyrës pas shpalljes së vendimit për një grup kriminal në Vlorë. Pas denoncimit më 15 shtator, prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet por ndaj gjyqtareve ende nuk është caktuar mbrojtje.
-
VIDEO
Kultivuan kanabis në tokën e tyre, shpallen në kërkim dy vëllezërit në Shkodër, në banesë u gjendet një kallashnikov
Dy vëllezër në Shkodër janë shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike
-
VIDEO
Burimas, uji i ndotur në çezma edhe pas investimit! Ujësjellësi: Po punon Bashkia Maliq, s’kemi përgjegjësi
Janë rreth 700 banorë të fshatit Burimas në Maliq që prej vitesh ankohen për ujin e ndotur. Bashkia prej një viti po investon për rrjetin e ri, por në çezma sërish uji është i ndotur. Ujësjellësi shfajësohet duke thënë se ende s’ka marrë vepren në dorëzim.
-
VIDEO
EMRI/ Kultivoi kanabis në një zonë të pyllëzuar në Borsh, vihet në pranga 58-vjeçari në Himarë
Një 58-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Vlorë, pasi kishte kultivuar kanabis në një zonë të pyllëzuar të fshatit Borsh.
-
VIDEO
Ministrja e Jashtme gjermane në Tiranë: Të përshpejtohet procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në konferencën për shtyp pas ministerialit të ministrave të Jashtëm, bëri thirrje që të përshpejtohet procesi i integrimit tëe Ballkanit Perëndimor në BE.
“Dëshiroj t’iu falënderoj për mikpritjen që patëm mundësi të përjetonim në tiranë. Kjo është vizita ime e parë si ministre në Shqipëri, me siguri s’ka për të qene e fundit. Procesi i Berlinit zhvillohet për herë të parë rajon, është në shtëpinë e vet, këtu në Shqipëri në zemër të BP. Të hënë isha bashkë me kolegë nga KE në Kiev, ku përjetuam se si njerëzit digjen nga çdo qelizë e tyre për europën të njëjtën entuziazëm e ndjej edhe ku vi në Ballkan. Për të rinjtë e këtij rajoni është e qartë se e ardhmja e tyre është në Europë. Nëse Europa nuk vjen drejt atyre, me shumë gjasë ata do e gjejnë një rrugë ose e kanë gjetur. Duhet të përshpejtojmë ritmin e integrimit të Ballkanit në Bashkimin Europian”, tha ministrja e jashtme gjermane.
-
VIDEO
Procesi i Berlinit/ Gjermania fond 300 mijë euro për të rinjtë, ministrja Baerbock: Me kolegjin Europian në Tiranë, Shqipëria pjesë e familjes europiane
Pas hapjes së degës së Kolegjit të Europës në Tiranë shumë shpejt do të çelet dhe një fond kulturor për rininë ku vetë Gjermania do të derdhë 300 mijë euro.
“Hapja e një dege të kolegjit të Europës në Tiranë tregon se Shqipëria ka mbërritur e sigurtë në familjen europiane. Tani ajo që mungon është sinjali i çeljes së fondit kulturor për rininë. Gjermania do të derdhë një fond 300 mijë euro. Do të ndërtojmë një urë mes artistëve muzikantëve e aktorëve të rinj të vendeve të Ballkanit Perëndimor për shkëmbimet rinore. Zemra e procesit të Berlinit është bashkëpunimi në kuadër të tregut të përbashkët rajonal” tha ministrja e jashtme gjermane Annalena Baerbock.
-
VIDEO
Ministrja e Jashtme gjermane në Tiranë: Serbia po provokon me vendosjen e trupave në kufi me Kosovën! Të çojë para hetimet për sulmin ndaj policisë
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në konferencën për shtyp pas ministerialit të ministrave të Jashtëm komentoi situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Baerbock tha se Serbia po provokon me vendosjen e trupave në kufi me Kosovën, ndërsa kërkoi që të çojë para hetimet për sulmin ndaj policisë së Kosovës.
“Provokimet e palës serbe përmes rritje së trupave në kufi me Kosovën e kanë nxehur situatën edhe më tej për këtë biseduam gjatë këtij takimi, ndodhi pas një sulmi tinëzar të një bande terroriste ndaj policisë Kosovës. Presim nga Serbia të çojë para hetimet dhe të kontribuojë në sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Situata është aq e tensionuar sa NATO ka rritur praninë e KFOR dhe ne bëjmë të qartë se qëndrojmë vigjilentë dhe do kontribuojmë në afatgjatë për stabilitet. Çelësi i zgjidhjes së konfliktit është në Beograd dhe Prishtinë, nuk ka asnjë alternativë tjetër veçse Se dhe Kosova të angazhohen në mënyrë të vendosur për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit”, tha ministrja e Jashtme gjermane.
-
VIDEO
Konferenca/ Ministrja e jashtme gjermane: Presim nga qeveria serbe të hetojë sulmin e 24 shtatorit!
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani, Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, Komisioneri për Zgjerimin në Komisionin Europian, Oliver Varhelyi ndodhen në konferencën e përbashkët për median.
-
VIDEO
Shkodër, fëmija 8-muajsh vdiq para 2 javësh, prindërit kallëzim për neglizhencë, nisin hetimet
Një fëmijë 8 muajsh i diagnostikuar me miokardi, sëmundje e cila kërkon transplant në zemër ka ndërruar jetë në Shkodër
-
VIDEO
Tirana mirëpret ministrat e jashtëm në prag të Samitit të Berlinit! Daçiç refuzon foton familjare, takim kokë më kokë me kryediplomaten gjermane
Tensionet Kosovë - Serbi duket që do të jenë në qendër të diskutimeve në ministerialin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit të mbledhur sot në Tiranë. I pranishëm edhe komisioneri për Zgjerimin i BE-së, Oliver Varhelyi.
-
VIDEO
Kurbin/ Qëllohet me breshëri plumbash ndaj shtëpisë së Skënder Likës, në mars i vendosën tritol! I biri në 2021 vrau biznesmenin Rakip Roli
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Kurbin të Lezhës. Report Tv ka mësuar se është qëlluar me breshëri plumbash drejt banesës së Skënder Likës. Shkak për këtë ngjarje dyshohet të jetë hakmarrja për ngjarjet kriminale që kanë ndodhur në Kurbin.