-
VIDEO
Zjarr pranë varrezave të dëshmorëve në Fier, u rrezikua edhe një banesë
Një zjarr ka rënë mesditen e sotme në një sipërfaqe me shkurre ne lagjen “ 1 Maji” në Fier, pranë varrezave të dëshmoreve. Nuk dihet ende cilat ishin shkaqet e zjarrit i cili u përhap me shpejtesi i favorizuar edhe nga era.
-
VIDEO
Lejoi largimin nga Shqipëria të Elidon Çelës, ndalohet polici i Portit të Durrësit! Pronari i kompanisë “Buon Aventura” në hetim për 500 mijë euro
Një oficer policie në Portin e Durrësit është ndaluar pasi akuzohet se lejoi daljen jashtë shtetit të Elidon Çelës. Pronari i agjensisë së transportit ndërkombëtar të pasagjerëve “Buon Aventura” u arrestua në tetor 2022 pasi në një nga furgonët e kompanisë së tij u gjetën të fshehura 500 mijë euro. Report TV mëson detajet si u lirua nga burgu dhe më pas vendimi për ta shpallur në kërkim.
-
VIDEO
Durrës/ Elidon Çela po kthehej nga Italia me 9 mijë euro, u prangos sapo zbriti nga trageti! Në 2022 u arrestua për 522 mijë euro
Policia e Durrësit jep detaje mbi operacionin e koduar “Eurot” ku është arrestuar Elidon Çela
33-vjeçari, i shpallur në kërkim për sasinë prej 522 mijë euro të sekuestruara në portin e Durrësit në tetor të 2022 u arrestua sapo zbriti nga trageti në port.
“Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, bazuar në inteligjencën policore për një shtetas të shpallur në kërkim që do të kthehej nga Italia në Durrës, me traget, kanë organizuar punën dhe në momentin që shtetasi Çela ka zbritur nga trageti, shërbimet e Policisë e kanë vënë në pranga” informoi sot policia.
Ndaj tij Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin e datës 14 shtator 2023, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për këtë shtetas.
Gjatë kontrollit, në momentin e ndalimit, iu gjetën 9 000 euro, të cilat u sekuestruan nga Policia.
Dosja do të hetohet nga prokuroria e Durrësit.
Elidon Çela, me banim në Lushnje do të hetohet për “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me detyrim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet e akcizes", "Kontrabanda me mallra të tjera", “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë", “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
-
VIDEO
Ndezën zjarr dhe dogjën sipërfaqe të mëdha toke dhe tre godina, arrestohen 2 persona në Durrës
Dy pesona janë vënë në pranga si autorë të zjarrvënies në durrës dhe Kavajë, ku flakët u përhapën dhe dogjën disa sipërfaqe toke dhe 3 godina, si dhe u rrezikuan banesat përreth.
-
VIDEO
Plagoset me thikë një 33-vjeçar në Vlorë, në kërkim autori! Policia zbulon detajet e para
Një konflikt mes dy të rinjve në Vlore ka sjellë plagosjen me thikë të një 33-vjeçari, i cili është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
-
VIDEO
EMRI/ I dënuar nga GJKKO për shkelje të barazisë me tenderat, arrestohet pas 10 muajsh në arrati ish-drejtori i burgut të Kosovës
Judmir Shurdhi, ish-drejtori i burgut të Kosovës, i dënuar me 1 vit e 4 muaj burg nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për shkelje të barazisë me tenderat dhe ankandet publike është vënë në pranga në Lushnje, pas 10 muajsh në arrati.
-
VIDEO
Gjyqi për Fatmir Mediun, SPAK kërkon Shkëlzenin, dëshmitar në Gjykatë! Zamira Durda: Gërdeci, krim shtetëror nga babëzia për para! Fajtor dhe Sali Berisha
Zamira Durda e cila humbi djalin e saj vetëm 7 vjeç në shpërthimin e Gërdercit në një intervistë për Report Tv thotë se ajo që ndodhi më 15 mars 2008 ishte një krim shtetër nga babëzia për para. Zamira Durda: "Të gjithë kanë qenë në dijeni dhe askush nuk veproi. Ne ishim viktimat"
-
VIDEO
Polici i Portit e la të ikte jashtë, zbulohet i kërkuari! Elidon Çela, lidhje me 500 mijë eurot që u gjetën të fshehura në furgonin e ardhur nga Italia
Report Tv mëson emrin e personit që polici i portit të Durrësit lejoi të dalë jashtë Shqipërisë ndonëse ishte shpallur në kërkim.
Ai është Elidon Çela, pronar i agjensisë së transportit ndërkombëtar të pasagjerëve “Buon Aventura” me seli në Lushnje dhe Padova.
Më 21 tetor 2022 në furgonin e kësaj kompanie që vinte në Portin e Durrësit nga Bari i Italisë u gjetën 522 mijë euro të padeklaruara. Paratë ishin fshehur në tavanin e furgonit, pranë impiantit të kondicionerit
Pas arrestimit, për të gjykatat e kishin lënë me masë më të butë, por në 14 shtator Gjykata e Lartë riktheu atë në arrest në burg dhe u shpall në kërkim.
Ai rezulton të ketë kaluar në Portin e Durrësit më 17 shtator dhe është lejuar nga polici Gledis Lushi të kaloj në mënyrë të kundraligjshme.Megjithatë, Çela ka rënë në prangat e policisë këto ditë pasi është rikthyer sërish në Shqipëri, po përmes Durrësit.
-
VIDEO
“Bimët e tokës shqiptare i kthyen në produkte luksi! Kanë klientë nga Franca në SHBA deri në Japoni!” Historia e dy motrave Ada dhe Mikena
Kryeministri Edi Rama në episodin e dytë të podkastit për këtë sezon ka pasur të ftuara dy motra të cila janë edhe krijuese dhe partnere, në një sipërmarrje që ka kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe në një treg jashtëzakonisht konkurrues ndërkombëtar.
-
VIDEO
Digjet një banesë private mes pallateve në Durrës, zjarri dyshohet të jetë vënë nga disa endacakë
Një banesë e braktisur në lagjen nr. 17 ka marrë flakë pasditen e djeshme në Durrës.
Zjarri dyshohet të jetë vendosur nga disa endacakë, të cilët e shfrytëzonin hapësirën si vend qëndrimi të përkohshëm.
-
VIDEO
Durrës, 250 mijë euro në furgon, arrestohet shoferi
Një sasi prej 250 mijë eurosh të padeklaruara janë gjetur në një furgon në portin e Durrësit. Mësohet se në pranga ka rënë Muhamet Hoxha shoferi
-
VIDEO
Hapi ekspozitë në New York, Rama zbulon si e kontaktoi galeria prestigjoze në SHBA, Rama: Mendova se po tallen
Ada dhe Mikena janë dy sipërmarrëse të ftuarat e Kryeministrit Edi Rama në episodin e dytë, të sezonit të dytë të podkastit “Flasim”.Ishte viti 2016 Ai zbuloi se isht
Gjatë podcastit kryeministri Rama tregoi si bashkëpunoi me galerinë prestigjoze “Marian Goodman” në New York.