-
VIDEO
Plagosi efektivin e 'Shqiponjës' me dy plumba, del para gjykatësve Klered Bozhanaj
Ka dalë sot para gjykatës së Tiranës Klered Bozhanaj, 42 vjeçari i cili plagosi me dy plumba në bark efektivin e “Shqiponjave” Edlir Alleshi
-
VIDEO
Mbushën makinat me emigrantë, ndalohen 2 shoferët transportues! Morën 500 euro për secilin
Dy persona janë ndaluar pasi kishin mbushur makinat plot me emigrantë me qëllim kalimin ilegal të kufirit.
-
VIDEO
'Dezinformimi dhe edukimi mediatik'! Shqipëria përfaqësohet në Turqi nga kryetarja e AMA-s
Në Konferencën e zhvilluar në Antalja të Turqisë, kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, ka drejtuar panelin me temë “Dezinformimi dhe edukimi mediatik digjital", organizuar nga Këshilli i Lartë i Radio-Televizionit Turk (RTÜK), me pjesëmarrjen e drejtuesve të enteve rregullatore të Greqisë, Turqisë dhe Serbisë.
-
VIDEO
Pamjet virale: Adoleshentet konsumojnë tullumbacet me oksid azoti në Tiranë, momenti kur njëra prej tyre bie në tokë
Një grup vajzash adoleshente janë filmuar nga një person ende i paidentifikuar duke pirë oksid azoti përmes tullumbaceve.
-
VIDEO
Në fshat te Mrizi Zanave, çfarë ndodhi me Altinin? (22 shtator 2023)
Një emision dedikuar fshatit. Gazetari Ermal Qori ndalet te Mrizi i Zanave në Fishtë, i ftuar Altin Prenga
-
VIDEO
Dëbon grua dhe djalë, përballja mes ofendimeve:E mbaje kycur, vdiqëm… (22 shtator 2023)
E vetme dhe e sfilitur, kjo 53-vjeçare nuk e ka ndalur dot prej vitesh dhunën në familje….. Një tjetër histori gruaje do të na zhvendosi sot në qytetin e Kucovës, pikërisht në familjen Shuli. Natasha Shuli që ditën që u martua dhe u bë nënë, jeta i ndryshoi duke u përballur me gjithcka, nga sëmundja, keqtrajtimi, refuzimi dhe deri tek mohimi. Përballja e parë me sëmundjen ishte kur djali i saj Xhuljano në moshën 6-vjecare shfaqi shënjat e para të ankthit, ku sot në moshë të rritur gjëndja ka agravuar dhe i biri është totalisht i izoluar në shtëpi. Një nënë e re, që shumë gjera nuk i dinte, po bëri gjithcka për shëndetin e të birit. Babai nuk i qëndroi pranë, një njeri agresiv që cdo përgjigje e jepte me dhunë dhe kjo solli më shumë probleme psikologjike tek i Xhuljano. Natasha jo vetëm që nuk e kishte në krah babain e fëmijës, por ai filloi ta ndalojë atw edhe për kurimin e Xhuljanos, duke e cilësuar të birin një djalë dembel. Vitet kaluan dhe djali rritej, por ndryshe nga shokët e tij, vetmia i jepte qetësinë dhe sigurinë. Kjo e shqetësonte nënën, e cila me ato pak para e mjekonte fshetas të të shoqit. Në jetë gjerat filluan t’i vështirsoheshin, pasi Bardhyli pak orë qëndronte me familjen dhe ato orë vetëm debate dhe dhunë. Pjesën më të madhe e kalonte me shokët në kafenetë e qytetit dhe kjo e vriste më shumë në shpirt Natashën. Guximin për ta denoncuar, apo për ti dhënë fund një martese të dështuar nuk e ndërrmori dot. Një vendim që e trëmbte për të ardhmen, një vendim që mund ta linte të vetme dhe askush nuk do e mbështeste. Sot, kanë kaluar shumë vite dhe nuk ka më frikë…. Sot, Natasha është 53-vjec dhe 24 orë i kalon vetëm me të birin… Sot, ajo është e gatshme ta denoncoi burrin dhe ti kërkoi nga një studio televizive divorcing.
-
VIDEO
Zv. ministri i Drejtësisë, Karameta: Java e parë e Censit, brenda pritshmërive të INSTAT! Gjobë për të dhëna të rreme dhe refuzim për t’u përgjigjur
Zv. ministri i Drejtësisë Klajd Karameta tha se java e parë e Censit ka qenë brenda pritshmërive të INSTAT. Ai u shpreh se gjoba parashikohet vetëm në rastet kur qytetarët refuzojnë t’u përgjigjen pyetjeve ose kur japin të dhëna të rreme qëllimisht.
-
VIDEO
Propozimet e PD-së për ‘Zgjedhoren’, Kthupi: S’bashkojmë votat me Rithemelimin, grupet e tjera e kanë derën e hapur
Partia Demokratike ka bërë 6 propozime për Reformën Zgjedhore, 3 prej të cilave kërkojnë ndërhyrjen në Kushtetutën. Lista të hapura, veting të politikanëve, votim të emigrantëve ku jetojnë, votim dhe numërim elektronik dhe ulje të numrit të zonave elektorale ishin propozimet kyçe për reformën zgjedhore
-
VIDEO
Zjarr në ish-fabrikën e qelqit në Kavajë, rrezikohen disa shtëpi! Zjarrfikësit në vendngjarje
Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në ish-fabrikën e qelqit në Kavajë. Nga ky zjarr rrezikohen disa shtëpi të cilat janë shumë afër zjarrit. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie dhe zjarrfikëset, të cilët po shuajnë flkaët .
-
VIDEO
Hasani kryeson takimin ‘Armeni-Azerbajxhan’ në OKB: Përpjekje për të arritur paqe të qëndrueshme
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në cilësinë e Presidentit të Këshillit të Sigurimit të OKB, ka kryesuar takimin “Armeni – Azerbajxhan” në të cilën u trajtua përshkallëzimi i fundit ushtarak në rajonin e Nagorno-Karabakut.
-
VIDEO
Vëzhgimi i Report Tv, bombolat me azot tregtohen online! 640 gr kushton 9000 lekë të reja, 45-50 mbushje! 2 kg kushton 13000 lekë të reja, shkon për 70-80 mbushje
Një bombol me oksid azoti, që sipas investigimit të Report Tv shitet online në rrjetet sociale, kushton nga 9 000 lekë deri në 13 000 lekë të reja, në varësi të peshës së saj. Një bombol 640 gr, mbush 70 deri në 80 tullumbace që të rinjtë e përdorin si lëndë narkotike. Pronarët e lokaleve i kanë shumë të lehtë për të gjetur një bombol të tillë, pasi në rrjetet sociale gjen reklanë të tilla, pa ndonjë pengesë.
-
VIDEO
Aksident në qendër të Korçës, makina përplas biçikletën, i plagosuri përfundon në spital
Një aksident ka ndodhur këtë të premte në qendër të qytetit të Korçës. Një automjet ka përplasur një person që po udhëtonte me biçilkletë.