-
VIDEO
Homazhe edhe në Kurbin në nder të policit Afrim Bunjaku që u vra veri të Kosovës
Solidaritetit me Kosovën iu bashkua edhe Kurbini. Një grup aktivistësh dhe qytetarësh u mblodhën në qendër të qytetit të Laçit dhe bënë homazhe e ndezen qirinj për policin e rënë në krye të detyrës Afrim Bunjaku, i cili u vra një ditë më parë në Veri të Kosovës, nga sulmet e forcave serbe. Foto e policit hero u vendos në hyrje të bashkisë së Kurbinit në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë në mbështetje të Kosovës.
-
VIDEO
Reshjet në Lezhë/ Uji vërshon nëpër rrugët e Shëngjinit, vështirësi në lëvizje për këmbësorët dhe automjetet
Reshjet e dendura të shiut, kanë krijuar probleme në qytetin turistik të Shëngjinit. Kanalizimet nëntotokësore nuk e përballuan nivelin e lartë të prurjeve, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqet e rrugëve. Kjo situatë ka krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve, pasi niveli i ujit në disa rrugë të kësaj zone turistike arriti deri në 40 centimetër.
-
VIDEO
Shqiptarët martesa të rreme për të marrë letrat angleze, pazaret bëhen hapur në status e komente! 30-50 mijë £ për të gjetur ‘nuse’ online
Për të gjithë ata shqiptarë që nuk mund të kalojnë dot Oqeanin, “ëndrra amerikane” mbetet Britania e Madhe. Një prej zgjidhjeve që shumë të rinj shikojnë për të marrë lejë qëndrimi nga Britania janë ato që quhen martesat e rreme për letra, një kurorëzim për dokumente në këmbim të një shifre të majme parash. Report TV me anë të një vëzhgimi në Facebook, konstatoi se komunikimet dhe pazaret për të tilla kontrata bëhen hapur në grupe online
-
VIDEO
Vlorë/ Makina përplaset me pemën në Lungomare, një person i lënduar
Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të hënë në Lungomare të Vlorës
-
VIDEO
‘Tullumbacja’, kimisti: Oksidi azotit çon në anemi, shok zemre e sistemi nervor! Të rinjtë konsumatorë, u ndryshon ecja dhe janë të zverdhur
Kimisti Egzon Ademi ka treguar për Report TV, pasoja të frikshme në shëndetin e të rinjve që konsumojnë drogën "Tullumbace" me përbërje të oksidit të azotit. Shokun kryesor të kësaj droge e pëson zemra dhe sistemi nervor, ndërsa të rinjtë vartës të ‘Tullumbaces’ bëhen anemikë dhe sëmuren shumë shpesh.
-
VIDEO
Vrasja e policit në veri, eksperti i sigurisë: Kërkojnë destabilizimin e Kosovës! Analisti: Lajçak e Escobar po përkëdhelin Serbinë
Veriu i Kosovës është në qendër të vëmendjes pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku. Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi ka komentuar në Report Tv trazirat në veri dhe grupin e armatosur serb që ishte futur në veri të Kosovës dhe hapën zjarr duke vrarë një polic dhe plagosur një tjetër.
-
VIDEO
Digjet kamioni pranë autostradës Vlorë-Fier, anjë i lënduar
Një kamion i ngarkua me rërë bituminoze ka marrë flakë në autostradën Vlorë-Fier pranë urës së Milotit.
-
VIDEO
Gurë dhe baltë prej shiut në aksin Elbasan-Librazhd, përplasën dy makina! Dëmtohen edhe disa mjete nga rënia e inerteve
Një aksident rrugor është shënuar mesditën e kësaj të hëne, në aksin rrugor Librazhd- Prrenjas, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e reshjeve të shiut janë dëmtuar edhe makina të tjera nga rënia e inerteve.
-
VIDEO
Sot lamtumira heroit Afrim Bunjaku! Liderët e Kosovës: Sulmi i bandave terroriste u dirigjua nga Beogradi! Gjendet i vdekur sulmuesi i katërt! Emisari gjerman: Jemi në anën tuaj!
Kosova sot është në ditë zie në nderim të policit Afrim Bunjaku i cili u vra të dielën e 24 shtatorit gjatë përleshjeve me një grup prej 30 personash të armatosur në veri të Kosovës, në fshatin Banjskë të Zveçanit e banuar me shumicë serbe.
-
VIDEO
Aksident i trefishtë në aksin Lin-Pogradec, detaje nga përplasja mes mjeteve
Një aksident i trefishtë është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në aksin rrugor Lin-Pogradec, ku tre mjete, të cilat udhëtonin në një sens lëvizje janë përplasur me njëra tjetrën.
-
VIDEO
Afera i inceneratorit të Fierit, GJKKO dënon me 6.8 vite burg ish-ministrin e Mjedist Lefter Koka! 2.8 vite burg për Alqi Bllakon! Dervishaj dhe 2 të tjerë të pafajshëm
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka marrë vendimin për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe 13 të pandehurit e tjerë. Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg, ndërkohë ish- sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit Alqi Bllako do të vuajë 2 vite e 8 muaj burg
-
VIDEO
Shkodër/ Kishin kanabis në makinë, dy të rinjtë tentojnë t'ju ikin forcave ‘Shqiponja’! Përfundojnë në pranga
Një 32-vjeçar së bashku me një 18-vjeçar janë vënë në pranga, pasi tentuan t’ju iknin forcave ‘Shqiponja’ sapo u pikasën nga këta të fundit në fshatin Grudë të Shkodrës. Motivi që shtyu të rinjtë të largoheshin me mjetin e tyre, ishte kanabisi që ata kishin me vete.