-
VIDEO
Zgjedhjet në Kukës, i dha PL 2 anëtarë në KZAZ, 1 PD-së, por Kolegji e rrëzoi, Celibashi i bindur se kishte të drejtë
Rrëzimi i vendimit të KQZ-së nga Kolegji Zgjedhor duke i dhënë të drejtën PD-së për dy anëtarë në KZAZ dhe jo Partisë së Lirisë hap shteg për të rregulluar dispozitat e Kodit Zgjedhor. Kështu mendon kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi.
Gjatë konferencës për median Celibashi u shpreh i bindur se vendimi i tij që u miratua dhe nga KAS, edhe pse u rrëzua nga Kolegji Zgjedhor është i drejtë.
“Vendimi që ne morëm është i drejtë dhe KAS ishte i bazuar në një interpretim të drejtë korrekt dhe të ndershëm të dispozitave të Kodit Zgjedhor bazuar në rezultatin që morën subjektet zgjedhore në zgjedhjet e 14 majit.Duhet të prezumojmë që interpretimi i Kolegjit Zgjedhor është i drejtë por shkurt mendoj që ka nevojë të bëhet një plotësim ose saktësim të dispozitave të Kodit Zgjedhor pasi nuk e ka të trajtuar rastin kur rezultatin që i jep të drejtën një subjekti për të propozuar një anëtar komisoni e ka koalicioni dhe kush nga pjesë e koalicionit, x apo y. Ne vlerësuam që këtë të drejtë e ka partia udhëheqëse e koalicionit sa kohë që partitë përbëresë ia kaluan një partie të koalicionit, kolegji thotë se nuk është një interpretim të drejtë”
-
VIDEO
Zgjedhjet e Kukësit 25 mln lekë, Celibashi: S’do marrim nga buxheti i shtetit, i përballon KQZ
Zgjedhjet për kryebashkiakun e Kukësit do të kushtojnë 25 457 496 lekë. Në një konferencë për mediat, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se s’do të marrin para nga buxheti i shtetit, por do i përballojë KQZ.
“Do kushtojnë 25 mln 457 mijë 496 lekë që në fakt nuk janë para të kërkuara shtesë në buxhetin e KQZ, por në një menaxhim dhe riorganizim të buxhetit që kemi bërë, pamë që nuk ishte e nevojshme për të kërkuar buxhet shtesë pasi ka kursime nga KQZ që e mundësojnë këtë proces zgjedhor”, tha Celibashi.
-
VIDEO
Celibashi thirrje partive politike: Nisni punën për Reformën Zgjedhore, të dëgjohet zëri i KQZ dhe aktorëve të tjerë
Kryekomisoneri Ilirjan Celibashi u ka bërë thirrje partive politike që të fillojnë nga puna për Reformën Zgjedhore. Celibashi tha duhet të dëgjohet edhe zëri i KQZ dhe aktorëve të tjerë jashtë politikës dhe nuk duhet partitë politike të gjithë të drejtën në procesin e administrimit të zgjedhjeve.
-
VIDEO
Zgjedhjet në Kukës vetëm me identifikim elektronik, Celibashi: Ja pse nuk u votua në mënyrë elektronike
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka dhënë një konferencë për zgjedhjet që do të mbahen në Kukës me datë 24 shtator. Celibashi tregoi edhe se përse s’do realizohet votimi elektronik, ndonëse zgjedhjet po zhvillohen vetëm në një qark.
-
VIDEO
Po thante kanabis në një shtëpi të rrënuar në Krujë, arrestohet 60-vjeçari, në hetim gruaja e tij
Xhelal Isufi, 60 vjeç ka rënë në pranga të policisë së Krujës, pasi në afërsi të banesës së tij në fshatin Picërragë, iu gjetën 3.2 kg kanabis
-
VIDEO
Operacioni i RENEA-s, mes të arrestuarve në Vlorë edhe kamerieri i lokalit
Mes të arrestuarve nga RENEA në Vlorë është edhe Berildo Xhindi. Familjarët thonë se ai ishte i zoti i lokalit, ku shërbente edhe si kamerier.
Beraldo Xhindi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale "Moskallëzimi i krimit” është lënë në "arrest me burg", me afat 45 ditor nga Gjykata e Vlorës
-
VIDEO
Zgjedhjet në Kukës do kushtojnë 25.5 mln lekë, votohet në 74 qendra votimi
Zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen të dielën në Kukës do të kushtojnë 25. 5 milionë lekë. Kjo shifër u bë publike nga kreu i KQZ –së Ilirian Celibashi në një konferencë për median.
-
VIDEO
Bastet/ Spaho te ‘Ekonomia’: Ky palo shtet si kontrollon dot lojërat e fatit! Në Shqipëri ky është aktivitet kriminal
Për deputetin e Partisë Demokratike, Edmond Spaho, qeveria shqiptare nuk mund të kontrollojë dot lojërat e fatit. Në komisionin e Ekonomisë, deputeti i PD-së tha se në Shqipëri ky aktivitet është aktivitet kriminal.
-
VIDEO
Kthyen lokalet në sallë lojërash fati, arrestohet administratori në Tiranë, një tjetër në kërkim! 4 në hetim
Dy raste të organizimit të lojërave të fatit në ambientet e dy lokaleve në kryeqytet janë goditur nga policia. Administratori i njërit lokal është vënë në pranga, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.
-
VIDEO
Braçe përplaset me Artan Shytin: Nuk duhet të përfaqësoni krimin në komision
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe duke iu drejtuar përfaqësuesve të Shoqatës së Basteve u tha se ata nuk duhet të përfaqësojnë krimin në komision. Sipas Braçes para 2018 bastet i ka pasur në dorë krimi dhe argumenti që ata sjellin se do të mbeten informale por t’u kthehen kompanive është perceptuar si shantazh.
-
VIDEO
Rama në SHBA: Ne jemi një rast i veçantë, komb i vogël me dy shtete, Shqipëria dhe Kosova! Pse i hapëm dyert për afganët
Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mori pjesë në takimin vjetor të “Iniciativës Globale Klinton”, që u mbajt në New York.
-
VIDEO
Aksident i frikshëm në Klos, makina ‘fluturon’ në humnerë! Shpëtojnë mrekullisht dy të rinjtë
Një aksident i frikshëm, që mund të kishte rezultuar fatal për dy të rinj që udhëtonin nga Tirana në drejtim të Klosit është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Shkallë.