-
VIDEO
Sot Kuvend, Bardhi kërkesë Nikollës: Fut në rend dite ndryshimin e përbërjes së Komisionit për ‘Zgjedhoren’! Alibeaj të zëvendësohet me Bylykbashin! 28 deputetë e njohin kryetar grupi
Ditën e sotme do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, ndërsa në rend dite është futur projektvendimi “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore".
-
VIDEO
Shpërndante drogë pranë gjimnazit, operacioni ‘Tempulli’ në Dibër vë në pranga një 19-vjeçar
Në vazhdën e megaoperacionit antidrogë “Tempulli”, është vënë në pranga edhe një 19-vjeçar në Dibër, pasi tentoi që të shiste lëndë narkotike në afërsi të një shkolle. Mësohet se në pranga ka rënë Fabjan Rriçku.
-
VIDEO
Flakët djegin katin e 10 -të të pallatit pranë stacionit të trenit në Durrës
Flakët kanë përfshirë katin e 10- të të një pallati në lagjen nr 4 të Durrësit në orët e vona të natës bëri të ditur policia e këtij qyteti.
Mësohet se flakët kanë rënë rreth orës 23:30, në katin 10 -të të një pallati pranë stacionit të trenit
-
VIDEO
Drejtori i policisë së Elbasanit zbulon pse të rinjtë po rendin drejt drogave të reja xhelatinoze
Drejtori i Policisë së Elbasanit zbulon dhe pse të rinjtë po frekuentojnë gjithnjë e më shumë drogat e reja që kanë hyrë në treg, drogat xhelatinoze dhe sintetike.
“Në treg është vënë re prania e disa drogave sintetike që prodhohen në laborator që përdoruesit, të rinjtë, e përdorin për shkak të efektit dhe kostos. Kanë efektin më të shpejtë dhe kosto më të ulët.
Droga xhelatinoze, ekstazia – ato kokrrat e vogla blu – të cilëndrejtoria e policisë e Tiranës bëri një operacion për tu përshëndetur para ca kohësh. Këto droga të rinjtë i aksesojnë lehtë. I kanë efektet më të shpejta, janë droga haluçinante.
Rrezikun e kanë se të detyrojnë të marrin më vonë droga të tjera më të forta si kokaina e heroina më vonë me të cilën krijohet varësi” tregoi Drejtori Ilir Proda për emisionin “Përballje’ në studion e Report Tv. -
VIDEO
'Tempulli', Drejtori i policisë ilir Proda: Mes të arrestuarve në Tiranë ka dhe nga Elbasani! Kemi goditur dhe koka të grupit të shpërndarësve
I ftuar në emisionin “Përballje” në Report TV drejtori i policisë së Elbasanit garantoi se megaoperacioni Tempulli do të vijojë.
“Policia është e përkushtuar dhe operacioni do të vazhdojë. Të garantoj se do të ketë arrestuar të tjerë. Ka goxha të evidentuar. Tempulli është një operacion që do të vijojë. Ky opeacion do të vijojë dhe e deklaroj me përgjegjësi” tha Drejtori i Policisë së Elbasanit, Ilir Proda.
Drejtori i Policisë së Elbasanit i ftuar në studion e emisionit “Përballje”në Report Tv zbulon detaje të reja lidhur me megaoperacionin e koduar “Tempulli”. Mësohet se disa prej të arrestuarve në Tiranë janë nga Elbasani.
“Janë të evidentuara lidhje mes shpërndarësve të drogës në qytete. Disa të arrestuar në Tiranë janë me origjinë nga Elbasani apo kanë banuar më parë në këtë qytet apo janë banorë të këtij qyteti. Nuk mund të them më shumë për hir të sekretit hetimor” zbuloi Proda.
Zbulon gjithashtu se janë goditur edhe krerë të këtyre grupeve.
"Me garanci ju them që ato grupe që janë goditur është shkuar edhe deri tek organizatorët e kësaj veprimtarie. Matematikisht është e pamundur që një numër kaq i madh të arrestuarish të mos ketë forma të veçanta të organizimit mes tyre. Nuk po themi që janë pjesëtarë të një grupi dhe i drejton një kokë por mes tyre ka grupe të vogla që drejtohen nga organizatorë të këtij aktiviteti kriminal. Po flasim për shpërndarjen e drogës, pa hyrë tek pjesa e trafikimit që është temë tjetër” nënvizoi Proda për emisionin ‘Përballje’ në Report Tv.
-
VIDEO
Rama takohet me Scholz në New York
Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në New York është takuar edhe me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz në selinë e OKB-së.
-
VIDEO
Vocaj jep informacione për autorin që plagosi efektivin: Ka sehnja të theksuara depresive
Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka dhënë një deklaratë për shtyp pas plagosjes me armë zjarri të efektivit ‘Shqiponja’. Vocaj thotë se nga informacionet paraprake Bozhanaj mund të ketë shenja të theksuara depresioni.
-
VIDEO
Gjykata e Lezhës në kaos, 3 gjyqtarë me 80 çështje në ditë! Avokti: Zvarriten gjyqet, KLGJ të plotësoje vakancat
Gjykatës së Lezhës i mungojnë 9 gjyqtarë. Shumica janë shkarkuar nga vetingu e disa të tjerë janë transferuar në gjykatat e Tiranës, duke pasuar zvarritje të proceseve gjyqësore. Kreu i Dhomës së Avokatisë i bën thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor të plotësojë vakancat në Lezhë, gjykatë e cila regjistron 4 mijë dosje në vit
-
VIDEO
Plagoset me dy plumba në bark efektivi i ‘Shqiponjave’ në Tiranë, u qëllua me armë nga një person që po ndiqte
Efektivi i Shqiponjave Edlir Alleshi është plagosur këtë mbrëmje në Tiranë, nga një person që po ndiqte.
-
VIDEO
Përplasen dy makina në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, plagosen katër persona, 2 prej tyre në gjendje të rëndë
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin pranë Knallës. Janë përplasur dy automjete dhe për pasoje kanë mbetur të plagosur katër persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë
-
VIDEO
EMRI/ Po transportonte 8 emigrantë drejt Shkodrës, arrestohet 24-vjeçari në Fier! Ishte në kërkim për të njejtën veprimtari kriminale
Një 24-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Fierit, pasi u kap në flagrancë duke transportuar, kundrejt pagesës 500 euro për person, 8 emigrantë nga Nepali që synonin të kalonin kufirin. I riu ishte shpallur në kërkim nga policia për të njëjtën veprimtari kriminale të kryer rreth 1 muaj më parë.
-
VIDEO
Forcohen kriteret për emërim në SPAK, një komision i BKH do i verifikojë! KLP voton vetëm prokurorët që kalojnë 'sitën' e Komisionit të Posaçëm
Një komision i posaçëm i Byrosë Kombëtare të Hetimit, gjykatës dhe prokurorisë së posaçme do të verifikojë në detaje prokurorët e rinj që aplikojnë për tu emëruar në këtë strukturë pas kalimit të vetingut. KLP-ja do të votojë vetëm kandidatët e propozuar nga komisioni i SPAK, i cili në 3 muaj verifikon pasurinë dhe pastërtinë e figurës së aplikantëve, duke forcuar akoma më shumë filtrat e emërimit