-
VIDEO
Kalaja e Krujës ‘pushtohet’ nga turistët! Muzeu pret mbi 1 mijë vizitorë në ditë, për 9 muaj mbi 75 mijë turistë
Në Krujë turizmi kulturor nuk ka sezon! Kalaja e Skenderbeut, muzeu dhe pazari karakteristik janë të tejmbushur me turistë edhe gjatë shtatorit. Drejtori i Muzeut tha për Report TV se nga Janari e deri më tani numërohen 75 mijë vizitorë, ndërsa në krye për këtë vit, janë turistët nga Spanja.
-
VIDEO
Alarmi për shitjen e drogës afër shkollave, Malaj: ‘Tempulli’ hapi petët e lakrorit! Softa: Shpërndarësit veprojnë me zona influence
Nora Malaj, pedagoge dhe ish zv/ ministre e Arsimit përgëzon operacionin e policisë të koduar “Tempulli” ndërsa vë në dukje se shoqërisë iu vu përpara syve kjo problematikë shqetësuese.
-
VIDEO
Megaoperacioni 'Tempulli' nuk ndalet'/ Drejtori i Policisë së Elbasanit garanton: Do të ketë arrestuar të tjerë! Ka shumë të evidentuar
Përdorimi i drogës nga adoleshentë por dhe nga nxënës shkolle po kthehet në një problem alarmant për shoqërinë shqiptare.
Report Tv solli sot dëshminë ekskluzive të një nxënësi të gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë ku tregonte sesa e lehtë është të blihet drogën dhe se e përdor 'për të qenë i pranuar' shoqëri.
Emisioni "Përballje' i Report TV trajtoi me të ftuarit në studio problematikat e këtij fenomeni dhe masat që duhen ndërmarrë për këtë fenomen shqetësues që shkatërron rininë shqiptare.
“Ndjeva dhimbje si baba e më shton përpjekjen. Pjesa e trishtë e kësaj historie është se rastet janë shtuar. Kjo na ka mobilizuar nisur dhe nga ankesat për të ndërmarrë luftën kundër këtij fenomeni” komentoi drejtori i drejtori i policisë së Elbasanit, Ilir Proda.
Ky fenomen alarmant nxiti dhe megaoperacionin e koduar “Tempulli” që u ndërmor në disa qytete për të goditur grupet kriminale që merren me shpërndarjen e drogës afër shkollave por dhe në blloqe banimi
Në studion e emisionit “Përballje” në Report TV drejtori i policisë së Elbasanit garantoi se megaoperacioni Tempulli do të vijojë.
“Policia është e përkushtuar dhe operacioni do të vazhdojë. Të garantoj se do të ketë arrestuar të tjerë. Ka goxha të evidentuar. Tempulli është një operacion që do të vijojë. Ky opeacion do të vijojë dhe e deklaroj me përgjegjësi” tha Ilir Proda.
-
VIDEO
Shqipëria drejton sot seancën për Ukrainën në Këshillin e Sigurimit në OKB, i pranishëm Zelensky! Rama: Më e rëndësishmja e dekadës së fundit
Shqipëria drejton sot një nga seancat më të rëndësishme në Këshillin e Sigurimit në OKB, fokus i së cilës do të jenë pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës. Mes krerëve të shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, për herë të parë që nga fillimi i luftës do të jetë i pranishëm fizikisht edhe presidenti i Ukrainës Zelensky.
-
VIDEO
Rekrutuan luftëtarë për në Siri, nis gjyqi për 4 ekstremistë! Të akuzuar dhe disa gra të kampeve xhihadiste
Mbyllen hetimet dhe dërgohen në gjyq 4 të akuzuarit për nxitje dhe pjesmarrje në organizatë terroriste sa i përket rekrutimit të shqiptarëve në luftën e Sirisë.
-
VIDEO
Ekskluzive/ ‘Xhelatinoze’, droga që po çmend botën ‘hyn’ në shkolla, gjimnazisti për Report Tv: Ka efekt të fortë që zgjat
Droga xhelatinoze që po çmend mbarë botën, ka arritur të futet nëpër shkollat shqiptare. Report Tv takoi një nga përdoruesit i cili thotë se e ka provuar këtë lloj të ri droge për vendin tonë dhe se shokët ia kanë ofruar për respekt. Nëse nuk pi drogën që të ofrojnë, do të thotë që nuk je i respektuar në rrethin shoqëror, kjo është moto e të rinjve sot
-
VIDEO
Shkupi e Sofja përplasen në Pustec për Censin! Ambasadori bullgar ‘dhurata’ në bashkinë minoritare! Përfaqësuesi i partisë maqedonase: Provokim i rëndë
Censi i popullsisë në Bashkinë minoritare të Pustecit prodhoi përplasjen e parë diplomatike. Këtë të mërkurë në qytezën e Pustecit mbërriti ambasadori i Bullgarisë në Tiranë, Ivaylo Kirov. Diplomati dhuroi barna e medikamente në dy qendrat shëndetësore të Pustecit.
-
VIDEO
Po transportonin 8 klandestinë sirianë, arrestohen 2 trafikantët në Lushnjë
Policia ka gjetur mjetin tip ‘Mercedez’ me targa ‘AB 653JR8’, brenda së cilit ishin katër gra dhe 4 burra, të cilët dyshohet se janë sirianë. Mjeti u gjet i braktisur në dalje të autostradës Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Golem
-
VIDEO
Mashtrimet në rrjetet sociale, eksperti i IT-së për Report Tv: Ja disa verifikime që duhen bërë para se të klikoni
Eksperti i IT-së, Said Duleviç tregon ‘truket’ që njerëzit duhet të dinë që të mos bien pre e mashtrimeve online.
-
VIDEO
Skandali në Fushë Kosovë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy nga 3 edukatoret që dhunuan 3-vjeçarin!
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy edukatoreve të çerdhes "Gëzimi Ynë” në Fushë- Kosovë, të cilat rrahën dhe tërhoqën zvarrë një 3-vjeçar.
-
VIDEO
Rënia e euros, Meta: Përfiton vetëm qeveria dhe një grup interesi, rrezikohet vendi i punës për mijëra qytetarë
Gjatë një deklarate për mediat, Meta është shprehur se konsumatori shqiptar nuk ka përfituar nga zhvlerësimi i euros, por vetëm qeveria dhe një grup interesi
-
VIDEO
300 kg kanabis në Mal të Zi, kamioni mund të jetë ngarkuar me drogë mes Tiranës dhe Durrësit! Iu ndërruan targat
Zbulohen detaje të reja në lidhje me 300 kg kanabis sativa që u sekuestruan në Mal të Zi, drogë e cila rezultoi se ishte futur nga Shqipëria. Sipas burimeve mësohet se në Portin e Durrësit është futur në skaner një tjetër mjet i cili ka rezultuar pastër pasi brenda tij nuk kishte lëndë narkotike.