-
VIDEO
Braçe në Kuvend: Në Greqi punëtorët po protestojnë për paratë e tyre e jo për Fredi Belerin! Duhet marrëveshje për pensionet e emigrantëve
Në seancën plenare po diskutohet projektligji për fondet e pensionit privat. Deputeti i PS-së Erion Braçe risolli edhe një herë në vëmendje faktin e mosnjohjes së pensioneve të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Braçe tha se grekët sot janë në protestë për paratë e tyte dhe jo për Fredi Beleri.
-
VIDEO
'Mos u angazhoni me non grata' Ambasada e SHBA-së: S'ndryshojmë qëndrim për Berishën! Në një zë me BE-në: Zgjidhni Avokatin e Popullit
Konfliktet brenda PD-së po bëjnë të pamundur zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Kjo ka nxitur Ambasadën e SHBA-së dhe delegacionin e BE-së të reagojë duke u shprehur qartë se konfliktet brenda një partie nuk mund të mbajnë peng funksionimin e institucioneve demokratike. SHBA deklaron se nuk ndërhyn në zgjedhjet e brendshme brenda një partie por se mbetet e palëkundur për të mos bashkëpunuar me Berishën që e shpalli nongrata.
-
VIDEO
Europol godet grupin kriminal të trafikut të drogës, zhvillonte aktivitetin në Spanjë e Shqipëri
Ministri i Brendshëm Taulant Balla njoftoi për goditjen e një grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës dhe që përbëhej nga shtetas spanjollë.
Nga foltorja e Kuvendit Balla tha se "operacioni i Europol goditi një grup të madh kriminal që zhvillonte aktivitetin e vet sa në Spanjë dhe në Shqipëri"
Media spanjolle shkruan se dy drejtuesit kryesorë ishin shqiptarë.
-
VIDEO
Spanjë/ Europol godet grupin kriminal që financonte trafikantët shqiptarë të mbillnin kanabis
Europol ka goditur një grup kriminal në Spanjë, pjesëtarë të të cilit financonin grupet shqiptare për kultivim kanabisi. Në pranga kanë rënë 27 persona
-
VIDEO
Nuredin Dumani implikon edhe vëllanë e tij në vrasje: I përfshirë në atentatin e Bradasheshit ku u vra Endrit Alibej! Fatos Gosa ishte informatori
Bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani ka implikuar emra të tjerë në ngjarjet e rënda kriminale që kanë tronditur vendin vitet e fundit.
-
VIDEO
Inceneratori i Elbasanit/ Përfundon mbrojtja, Lefter Koka dorëzon raport mjekësor se ka probleme psikologjike! GJKKO vendos më 5 tetor
Përfundojnë konkluzionet e të gjithë avokatëve që mbrojnë të pandehurit për Inceneratorin e Elbasanit dhe disa kompanive.
-
VIDEO
Plagosi efektivin, policia në kontakt me familjarët që Klered Bozhanaj që të dorëzohet! 20 mijë euro shpërblim shpërblim për këdo që jep informacion
Policia ka vijuar kontrollet për kapjen e autorit, Klered Bozhanaj, i dyshuar për plagosjen e efektivit Edlir Alleshi, përgjatë gjithë orëve të natës
-
VIDEO
Debati për kreun e grupit të PD-së, Berisha: Po kryeni krim në parlament! Felaj: T’i nuk je fare pjesë e grupit
Sali Berisha në Kuvend, tha se mazhoranca nuk mund të imponojë se çfarë opozite do të ketë populli. Sipas Berishës po kryhet një krim në parlamentin një partiak.
‘Deputetët e dalë nga krimi përpiqen të imponojnë për opozitë atë që duan ata dhe të zgjedhin dhe opozitën tuaj dhe të popullit opozitar. Nuk ka seancë më të shëmtuar se kjo. S’ka asgjë më të shpifur se kjo. De Facto përfaqëson shumicën e shqiptarëve sot, ju jeni të aftë për çdo shkelje ligjore dhe kushtetuese. Skena të tilla, inskenime të tilla s’kanë ndodhur kurrë në historinë e këtij parlamenti. Akte të tilla ku ju të përpiqeni të emëroni opozitën, tu merrni të drejtën deputetëve të opozitës se kush do ti përfaqësojë ata në parlament s’ka ndodhur asnjëherë. Ky është akt armiqësor ndaj jush. Si mund të ndodhë! Ti nuk lexon shkresën e grupit parlamentar të opozitës, a keni cipë a keni turp. Mbi ç’bazë funksionon një parlament socialist. Po riktheni standardet më të shëmtuara. Po kryeni krim në parlament, ky është një parlament një partiak.’- tha Berisha.
Felaj: Diskutuat për një çështje të një grupi parlamentar ku ju në fakt nuk bëni pjesë.
-
VIDEO
Lëvizja Bashkë protestë para parlamentit: Të miratohet minimumi jetik, po i bëni pagat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese sa 100-fishi i pensionit
Teksa ka nisur Kuvendi i Shqipërisë, ku do diskutohet edhe projektligji për “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore", Lëvizja Bashkë po proteston jashtë ambienteve të parlamentit. Ata bëjnë kërkesë që të miratohet minimumi jetik, ndërsa thonë se po i rrisin pagat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese sa 100 -fishi i pensionit minimal.
-
VIDEO
27 deputetë firmosin që Bardhi të jetë kreu i grupit, Felaj: Nuk e lexoj, Nikolla e ka mbajtur qëndrimin! Bardhi: jeni e detyruar
Çështja e kreut të grupit të PD ka nxitur debate në Kuvend. 27 deputetë kanë dërguar njoftim se zgjedhin Bardhin kreun e grupit, por zëvendëskryetarja Ermonela Felaj nuk e lexoi duke thënë se kryeparlamentarja Nikolla ka mbajtur njëherë qëndrimin mbi këtë çështje. Kjo solli reagimin e Bardhit, i cili i tha se është e detyruar ta lexojë .
Felaj: Shkresa mban datën e sotme, është paraqitur para seancës. Vërehet re që ka një replikë me kryetaren për çështjen e qëndrimit që kryetarja e kuvendit do të shpreh të formësuar mbi diskutimet mbi grupin. Këtë nuk e konsiderojmë një njoftim për ta lexuar në Kuvend.
Bardhi: E para, ju nuk çmoni dot njoftimet Grupit të PD, detyra juaj është të lexoni njoftimet. Nuk ka asnjë replikë për çështjet tona të brendshme me kryetaren. Se kuptoj pse s’keni guxim ta lexoni. Thuhet në mbledhje është marrë ku vendin: Ju duhet të lexoni vendimin e grupit, s’kemi bërë replikë me kryetaren e Kuvendit. E kemi paraqitur sipas rregullores. Jeni e detyruar ta lexoni. Nuk jeni ju që interpretoni vendimet tona, ju thjesht informoni seancës.
Felaj: Nuk i takon kryetarit të Kuvendit të merret me qëndrimet e anëtarëve që i përkasin formalisht kryetarit të Grupit të PD-së. Kuvendin në një situatë të paprecedent po e fusni ju me veprimet e njëpasnjëshme. Kryetarja ka vendosur t’iu nxisë ju që të zgjidhni problemet tuaja të brendshme. Kryetarja e Kuvendit ka mbajtur qëndrim për këtë çështje dhe nuk kemi pse mbajmë asnjë qëndrim.
-
VIDEO
Tiranë, shisnin online ora dhe aksesorë diamanti e floriri pa fatura tatimore, arrestohen pronarët e dy dyqaneve
Pronarët e dy dyqaneve janë nën hetim pasi shisnin online dhe pa fatura tatimore , ora të markave të shtrenjta, si dhe aksesorë diamanti dhe floriri.
-
VIDEO
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, makina përplaset me kamperine një çifti gjerman! Dy të plagosur
Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave u shënua mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë- Shkodër, ku një automjet është përplasur me një kamper të një çifti gjerman.