-
VIDEO
Riaktivizohen vatra zjarri në katet poshtë pallatit 10 katësh, zjarrfikësit në luftë me flakët prej 2 orësh
Të shumtë janë qytetarët që me ankth shohin zjarrfikësit që vijojnë të luftojnë me flakët.
Flakët vijojnë të përparojnë nëpër apartamente.
Prej më shumë se dy orësh flakët vijojnë.
Dy apartamente jane teresisht të mbuluara nga flakët
-
VIDEO
Zjarri në pallat, një zjarrfikës ka pasur probleme me frymëmarrjen
Një nga forcat zjarrfikëse raportohet të ketë pasur probleme me frymëmarrjen gjatë operacionit për shuarjen e flakëve në pallatin 10 katësh tek zona e Ish parkut të Autobusëve.
Flakët janë vënë nën kontroll në një pjesë të pallatit ndërsa po punohet për të izoluar vatra të tjera zjarri.
I gjithë pallati është evakuar.
-
VIDEO
Tiranë/ Flakët djegin pallatin 10 katësh tek ish Parku i Autobusëve, banorja në lot: I gjithë mundi i jetës po më shkatërrohet para syve
Dëmet në pallatin që është përfshirë nga flakët janë të mëdha.
Një banore e pallatit me lot në sy gazetares së Report Tv se i gjithë mundi i jetës po shkatërrohet përpara syve të saj
Flakët kanë rënë në ballkonin e një banese, në katin e fundit të pallatit në rrugën "Sali Butka" rreth orës 14:20 minuta dhe vijon.
Deri tani nuk raportohet për të lënduar ndërsa pallati nuk ka shkallë emergjence.
Ndërkohë dy ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.
-
VIDEO
Spartak Ngjela: Fredi Beleri, i rrezikshëm e me veprimtari antishqipare të tmerrshme! Dhuli: Akuza u sajua me urdhër të Ramës
Gjykata pritet të vendosë sot nëse do e kalojë për gjykim çështjen, nëse do i kërkojë SPAK të thellojë hetimet apo nëse do e pushojë.
-
VIDEO
Tiranë/ Vijon beteja me flakët në pallatin e ish Parkut të Autobusëve
Po ndërhyhet për të shuar flakët në 6 kate të pallatit. Flakët nga kati i fundit përparoi me shpejtësi në katet e mëposhtme.
-
VIDEO
Mashtrimi 2.4 mld dollarë me Call Center-at, arrestohet në Dubai, Amant Josifi! Do të ekstradohet
I shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle për mashtrim me call centerat, është arrestuar në Dubai Amant Josifi. Autoritetet shqiptare i kanë kërkuar informacion më të detajuar atyre spanjolle në lidhje me arrestimin e tij
-
VIDEO
Tiranë, flakët po përfshijnë tërë pallatin shumë katësh
Policia ka vendosur perimerët sigurie dhe nuk lejon banorët të afrohen. Flakët vijojnë, ndërkohë policia dhe forcat zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes.
-
VIDEO
Megaoperacioni “Tempulli’ , Rrumbullaku bën bilancin: Goditëm shpërndarësit e drogave! Afro 1 mijë kg drogë e sekuestruar në 8 muaj
Drejtori i përgjithshëm i policisë, Rrumbullaku po jep detaje nga megaoperacioni i koduar “Tempulli’ për goditjen e shpërndarjes së drogave në afërsi të shkollave, lokaleve, dhe blloqeve të banimit.
-
VIDEO
Seanca për Fredi Belerin, në Gjykatën e Posaçme shkon edhe Vangjel Dule
Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme , ku po zhvillohet seanca për masën e sigurisë ndaj Fredi Belerit.
-
VIDEO
Elbasan/ Operacioni anti-drogë, burime: 7 në pranga dhe 5 në kërkim, mes të arrestuarve edhe një polic
Në kuadër të operacionit anti-drogë që po zhvillohet në disa qytete të vendit në Elbasan bëhet me dije se janë arrestuar 7 në persona dhe 5 janë shpallur në kërkim.
-
VIDEO
Vlorë/ Dhjetëra të arrestuar nga operacioni anti-drogë
Prej dy ditësh një operacion anti drogë po zhvillohet edhe në qarkun e Vlorës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë dhjetëra të arrestuar në qytetin e Vlorës, por ende nuk ka një shifër zyrtare.
-
VIDEO
Operacion antidrogë në disa qytete të Shqipërisë, burime: Janë lëshuar 112 urdhër-arreste, deri më tani 70 persona të ndaluar! Sekuestrohet kokainë e para
Një operacionin antidrogë është duke u zhvilluar nga Policia e Tiranës, Sektori i Antidrogës, nën drejtimin e prokurorisë së kryeqyteti për të goditur shpërndarësit e lëndës narkotike