• VIDEO

    Anëtari i PD, Hasanaj: Janë shpallur non grata: Flamur Noka, Gjiknuri, Balluku dhe Xhaçka

    Anëtari i PD Sidi Hasanaj tha se në mesin e listës së re me 13 persona që janë shpallur non grata nga aletati strategjik i Shqipërisë, SHBA, janë eksponentë nga PD dhe PS.

  • VIDEO

    Flet babai i viktimës: Djali s’kishte vrimë në zemër/ Nëna me të bijën lënë studion live… (13 shtator 2023)

    Në një intervistë për emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV babai i djalit 2 vjeç që humbi jetën në çerdhen shtetërore nr 2 në Burrel dy ditë më parë mohon që fëmija të ketë lindur me probleme në zemër, siç është raportuar në informacionet paraprake. Për gazetaren Odeta Dume, Renato Hoti, tregon se në një bisedë në telefon me edukatoren para se ta dërgonin djalin me urgjencë në spital, ajo e ka njoftuar se i biri është zgjuar nga gjumi me të vjella. Me edukatoren që fola unë, po më thoshte që ka qenë duke fjetur gjumë edhe është çuar nga gjumi duke vjellë. E ka marrë ajo në krahë dhe më ka treguar të vjellat në bluzë." I prekur, babai rrëfen se kur ka shkuar në spital e ka gjetur pa shenja jete të birin, për të cilin thotë se ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore. "Po, gjendja e tij shëndetësore ka qenë shumë e mirë njëherë, sepse e ka çuar nusja në 08:00 e disa minuta. Unë isha tek puna për vete, nuk kisha mundësi për ta çuar. Edhe unë kam marrë telefonatë nga drejtoresha e kopshtit nga ora 11:15, djali ka shkuar direkt në spital. Atje kur kam shkuar në spital, e kam gjetur pa jetë". 2 vjeçari ka shfaqur probleme në çerdhe dhe është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka ia ka dalë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. ‘Pa Gjurme’ solli gjithashtu zërin e një gruaje të dhunuar për shumë vite nga bashkëshorti i saj. 40-vjecarja pranoi të flasë, ku mes lotëve dhe dhimbjes rrefeu jetën e vështirë që bënte në kryeqytet me tre fëmijët e vegjel si dhe tregoi se ishte në proce divorci prej tij. Vera nga një fshat i Beratit, përpos dhunës dhe braktisjes nga babai i fëmijeve, sot përballet me skamjen duke lënë në mëshirë të fatit djalin me crregullim të spektrit të autizmit Dhuna në familjen e tyre ka ekzistuar që në krijimin e saj, jo vetem tek nena por dhe tek fëmijët. Babai sa here kthehej nga emigrimi, jo vetëm që nuk kontribonte në rritjen dhe kujdesjen e femijeve, por i ofendonte duke mos i dhuarar ngrohtësinë dhe dashurinë e një prindi. Prej dy vitesh nëna me dy vajzat dhe djalin, ku ky i fundit ka nevojë për përkujdesje të vecantë, jetojnë në Tiranë në një shtëpi me qira, pa asnjë mbështetje financiare. Asaj i duhet të punoj nga mëngjesi deri në darkë për të siguruar qiranë dhe ushqimin, ndaj apelon për ndihmë duke iu drejtuar institucioneve.

  • VIDEO

    Në 15 shtator raundi i dytë i regjistrimeve në universitet! 5500 maturantë pritet të aplikojnë

    Pavarësisht se është vlerësuar degë prioritare, mësuesia nuk është preferuar nga maturantët si zgjedhje për të nisur studimet e larta. Në fazën e parë, u regjistruan në Universitet 16 mijë maturantë dhe shpresat për më shumë janë tek  faza e dytë që nis në 15 shtator.

  • VIDEO

    Itali, momente tensioni në kampin e Lampedusës ku ndodhen mbi 7 mijë vetë!

    Momente tensioni në portin e Lampedusës në Itali ku agjentët e Guardi di Finanza po përpiqen të frenojnë qindra emigrantë që kërkojnë të largohen nga kampi i vendosur në Lampedusa

  • VIDEO

    Audi luksoz del nga rruga në aksin 'Korçë-Pogradec' dhe 'shkul' nga vendi shtyllën eletrike, plagosen tre pasagjerë

    Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë kryqëzimit të fshatit Libonik, Maliq.

  • VIDEO

    I zbulohet magazinë me produkte të kontrabanduara, arrestohet 30 vjeçari në Durrës

    Policia e Durrësit ka zbuluar një magazinë me 1830 produkte kozmetike (kremra dhe vajra për përdorim në plazh) të dyshuara të kontrabanduara, për shkak se nuk ishin të shoqëruara me faturat përkatëse doganore apo të origjinës.

  • VIDEO

    Lehtësoi akuzën si “plagosje e lehtë”, Prokuroria e Tiranës kërkon riekspertim të ri për dhunën e Rrajave!

    Raporti i ekspertit Elton Serani që e cilësoi dhunën e fisit Rraja ndaj dy banorëve të Borizanës si plagosje e lehtë, nuk e ka bindur prokurorinë. Kjo e  fundit ka vendosur përsëritjen e ekspertizës për dëmet tek Jashar e Bilbil maja, dy muaj pas dhunimit të tyre barbar në një lokal në Krujë.

    • VIDEO

      Mbolli kanabis në ballkon, Enca Haxhiaj rrezikon 3 deri në 7 vite burg! Avokati: Kodi Penal s'përcakton limit të drogës për përdorim vetjak

      Këngëtarja Enca Haxhiaj do të dalë të enjten para gjykatës për akuzën e kultivimit të drogës pasi u arrestua me 11 shtator me 5 rrënjë kanabisi të mbjella në ballkonin e banesës së saj. Ajo ka dëshmuar se është përdoruese dhe bimët i ka mbjellë për përdorim personal por dënimi i parashikuar nga ligji është i njëjtë si për 5 ashtu edhe për 50 bimë narkotike.

      • VIDEO

        Punësimi, eksperti Zekja: Jo të gjithë duhet të shkojnë në universitet, por edhe drejt shkollave profesionale

        Florian Zekja, përfaqësues i PRO-Eksport Albania i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv foli për nevojën e fuqisë punëtore, kryesisht në sektorin e fasonerisë. Zekja nënvizoi se një pjesë e shkollave profesionale duhet të orientohet drejt tregut të punës e se jo të gjithë duhet të shkojnë në universitet

      • VIDEO

        Rikthimi i basteve online, Braçe: T’i marrë në menaxhim shteti dhe jo bandat! Opozita: Po pranoni dështimin

        Ndryshimet ligjore që mundësojnë rikthimin e basteve online janë prezantuar sot në Komisionin e Ekonomisë në Kuvend me debate mes palëve. Opozita e konsideron një pranim të dështimit nga ana e qeverisë. Ndërsa deputeti socialist Braçe është shprehur se sipas tij lojërat e fatit duhet t’i marrë në menaxhim shteti.

      • VIDEO

        Asgjësohen 710 bimë kanabis në Lezhë, arrestohet 40-vjeçari, një tjetër në kërkim

        Policia e Lezhës ka gjetur 710 bimë kanabis të kultivuara në fshatin Mërqi, të cilat janë asgjësuar nëpërmjet djegies

      • VIDEO

        Videoskandali seksual/ Gjykata refuzon sërish Alma.K! Nuk i ndryshon masën e sigurisë

        40 vjeçarja që u përfshi në skandalin seksual me ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, po kërkoi ndryshim mase nga  “arrest shtëpie” në detyrim paraqitjeje, por kërkesa e saj u refuzua nga gjyqtjarja Flora Haradinaj.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv