-
VIDEO
Përplasjet në politikë ku është PDIU? (14 shtator 2023)
Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi i ftuar në Report Tv ka komentuar takimet mes deputetëve të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës, ku vetë Idrizi nuk ishte i pranishëm.
-
VIDEO
Pesë mistere për t'u sqaruar mbi zjarrin në pallatin dhjetëkatësh tek ish Parku i Autobusëve në Tiranë
I është dashur më shumë se tre orë forcave zjarrfikëse për të shuar flakët që ranë rreth orës 14:20 minuta në pallatin dhjetëkatësh në rrugën 'Sali Butka' në zonën pranë ish Parkut të Autobusëve në Tiranë.
-
VIDEO
Tiranë/ Pallati 10-katësh te ish-Parku Autobusëve përfshihet nga flakë të mëdha, izolohen pas 3 orësh! Shoqërohet administratori dhe mjeku që banonte në katin e fundit
Një pallat 10-katësh në Tiranë në zonën e ish-parkut të Autobusëve u përfshir nga flakë të mëdha, të cilat u izoluan pas rreth 3 orësh. Pallati është ndërtuar në vitin 2021 nga ‘Mëhillaj sh.p.k.’ me pronar Tanush Mëhillaj. Shkaku i zjarrit nuk dihet, ndërsa dëmet janë të mëdha. Nuk ka viktima.
-
VIDEO
Zjarri në pallatin në Tiranë, banori: Isha i pari që pashë flakët, nisi në katin e fundit! Sonte do fle jashtë
Një banor i katit të pestë në pallatin 10 katësh që u përfshi nga flakët gjatë ditës së sotme në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë, tregon se ai ka qenë i pari që ka parë zjarrin. Sipas tij zjarri ka nisur në katin e 10 të pallatit ku banonte një doktor.
-
VIDEO
Report Tv sjell VIDEO-n nga zjarri brenda pallatit në Tiranë
Report Tv sjell video nga zjarri brenda pallatit në Tiranë në zonën e ish-parkut të Autobusëve. Siç shihet edhe nga video, flakët janë të mëdha, ndërsa zjarrfikësve iu desh rreth 3 orë për të izoluar vatrat. Nga flakët ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk është raportuar për viktima.
-
VIDEO
E pazakontë në Tiranë! Mungon një javë mësuesja e klasës së 4 te ‘7 Marsi’, e zëvëndëson nxënësja e klasës së 7-të! Fëmijë e prindër në protestë
Njëra klasë e katërt në shkollën 9-vjeçare 7 Marsi në Tiranë nuk ka zhvilluar asnjë orë mësimore, pasi mungon mësuesja për shkak të disa problemeve shëndetësore. E pazakonta në këtë histori është se mësuesen e këtyre 17 nxënësve e ka zëvendësuar një nxënëse e klasës së shtatë, ndaj prindërit janë ngritur në protestë.
-
VIDEO
Shqipëria kryeson debatin në Këshillin e Sigurimit! Njoftohet krijimi i Aleancës Humanitare të Sektorit Privat
Në cilësinë e Presidencës së Këshillit të Sigurimit për muajin shtator, Shqipëria organizon një Debat të Hapur të Nivelit të Lartë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së me titull “Nxitja e Partneritetit Publik-Privat”. Në New York Ministri i Jashtëm Hasani i cili kryeson debatin njoftoi krijimin e Aleancës Humanitare të Sektorit Privat.
-
VIDEO
Luchner në Tiranë: Lufta kundër Krimit të Organizuar, përparësi për BE-në
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe zv.drejtor i Përgjithshëm i DG HOME, Komisioni Europian, Johannes Luchner kanë mbajtur deklaratë për mediat për përmbylljen e punimeve dhe rezultatet e arritura nga mbledhja e Ministerialit të Ministrave të Brendshëm në Tiranë.
-
VIDEO
Balla prezanton konkluzionet e ministerialit euro-ballkanik: Të mbrohemi nga sulmet kibernetike, duam financime nga BE
Ministri Taulant Balla ka prezantuar konkluzionet e ministerialit euro-ballkanik të Ministrave të Brendshëm nga Bashkimi Evropian, duke e vendosur theksin tek sulmet kibernetike.
Sipas Ballës, Ministrat e Brendshëm kanë rënë dakord për një bashkëpunim të bashkërenduar mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për mbrojtjen nga krimi organizuar dhe trafiku i narkotikëve, nën “ombrellën financiare” të BE-së.
Balla u shpreh se mbështetja financiare e BE-së është e nevojshme për fuqizimin e kapaciteteve për mbrojtjen nga sulmet kibernetike, procesin e digjitalizimit, mbrojtjen e sigurisë së kufirit dhe emigracionit.
-
VIDEO
Hapet laboratori i referencës së ADN-së, të arrestuarve do u arkivohet profili gjenetik! Balla: Analizat do ndihmojnë zbardhjen e krimeve pa autor
Të arrestuarve dhe të ndaluarve nga policia shqiptare do tu arkivohen profili gjenetik falë laboratorit të referencës së ADN-së që u hap në policinë shkencore. Laboratori që është mundësuar me mbështetjen e qeverisë britanike sipas ministrit të brendshëm do të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjeve kriminale të mbetura pa autor.
-
VIDEO
Iu besua posti i ministrit të ri për Shtetin dhe Pushtetin Vendor, Mazniku: Vlerësim i madh nga Rama, do merrem me çështje që i kam afër zemrës
Ministri i Shtetit dhe Pushtetit Vendor Arbjan Mazniku e ka quajtur vlerësim nga ana e kryeministrit Edi Rama emërimin në krye të kësaj ministrie të re.
“Komentin më të mirë për ndryshimet në qeveri e bëri kryeministri kur lajmëroi ndryshimet. Ne jemi në një situatë shumë specifike pas një viti të jashtëzakonshëm të rritjes ekonomike dhe zhvillimit nga ana e turizmit dhe në një moment kur ne kemi nevojë për tu bërë gati për një vit i cili nga njëra anë do jetë edhe më i mirë se ky që kaluam në raport me turizmin. Shumë të rëndësishme janë zhvillimet në lidhje me procesin e berlinit. Gjithë kjo situatë e ka shtyrë Ramën si trjaner të këtij ekipi e ka gjykuar që të rikonstrukturojë ekipin”.
“Është vlerësim shumë i madh nga ana e kryeministrit për t’u marrë me çështje që i kam afër zemrës time pasi jam marrë 8 vite me bashkinë nga ana administrative. Padyshim në punën time të mëparshme isha i lidhur direkt me projekte kisha mundësi të ndiqja projekte që kishin një impact specifik në qytet. Padyshim është një kalim jo i thjeshtë por vijimësi e punës që kam bërë derui tani. Është një nga angazhim për të shlyer këtë besim nëpërmjet punës dhe rezultateve”, tha ai.
-
VIDEO
Report Tv sjell pamjet brenda pallatit në Tiranë! Apartamenti i shkrumbuar plotësisht, zjarrfikësit në luftë me flakët
Këto janë pamjet brenda pallatit në Tiranë që u përfshi nga flakët në zonën e ish-parkut të Autobusëve. Siç shihet nga pamjet, gjithçka brenda banesës është shkrumbuar ndërsa zjarrfikësit janë brenda banesës duke punuar për shuarjen e flakëve.