-
VIDEO
Më 18 tetor nis Censi i Popullisë e Banesave, Mazniku: Procesi do jetë digjital! Përgjigjia e pyetjeve, detyrim ligjor për qytetarët! Kush refuzon për 3 herë, gjobitet
Tetë mijë persona janë angazhuar për numërimin e të gjithë popullsisë dhe banesave, i cili pritet të nisë më 18 shtator, duke mbledhur të dhëna në 6 javë. Ministri i Pushtetit Vendor Arbjan Mazniku tha se qytetarët e kanë detyrim ligjor që t'u përgjigjen pyetjeve. Nëse refuzojnë për tre herë, do të gjobiten
-
VIDEO
Zjarri në pallat, Mazniku: Të verifikohet shkaku! Duhet kulturë më strikte në raport me fatkeqësinë! Të reflektojmë institucionalisht dhe në nivel shoqëror
Ministri i Pushtetit Vendor Arbjan Mazniku, në Report Tv apeloi që të verifikohet shkaku i zjarrit të rënë në pallatin 10-katësh në Tiranë. Ai shtoi se aspektet e sigurisë duhet të kenë vigjilencën e institucioneve dhe të shoqërisë
-
VIDEO
Zjarri në pallatin në Tiranë, Report Tv siguron video nga kati i 10-të, totalisht i shkrumbuar
Report TV sjell video nga brenda pallatit që u shkrumbua nga flakët në zonën e ish-parkut të Autobusëve. Siç shihet edhe nga pamjet që sjell Report Tv, kati i fundit i pallatit është shkrumbuar totalisht.
-
VIDEO
Zjarrfikësit nga tarraca e pallatit ngjitur përpiqen të shuajnë flakët që kanë përpirë 2 apartamente të katit të gjashtë të pallatit.
Zjarrfikësit nga tarraca e pallatit ngjitur përpiqen të shuajnë flakët që kanë përpirë 2 apartamente të katit të gjashtë të pallatit.
-
VIDEO
EMRAT/ 24 arrestime në Itali, banda drejtohej ‘Lusha’ e ‘Goseni’! Korrieri i arrestuar në Zvicër ‘tradhtoi’ shqiptarët! Nëna këshilloi 49-vjeçarin: Kujdes, mos i beso më askujt
Eduart Goseni dhe Shkëlzim Lusha janë drejtuesit e rrjetit të trafikut të drogës të zbuluar një ditë më parë në itali. Pas arrestimit të 24 personave, policia tha se ata kanë sjellë në Shqipëri paratë e fituara përmes autobusë dhe agjencive të transfertave
-
VIDEO
Tiranë/ Pallati prej disa orësh nën 'pushtetin' e flakëve, inxhinieri Beqaj: Po të ishin materialet e duhura të ndërtimit, zjarri do izolohej dhe vetëshuhej
Inxhinieri i ndërtimit Gëzim Beqaj në një lidhje për Report TV ka deklaruar se materiali i pallatit që është djegur nuk duket të ketë qenë sipas standardeve të izolimit termik. Nëse materiali i pallatit që ka marrë flakë do të kishte qenë i vetëshueshëm, flakët sipas tij nuk do të ishin përhapur.
-
VIDEO
Zjarri në pallatin te ‘ish-parku i Autobusëve, shefi i zjarrfikëses: Flakët nisën në katin e dytë dhe u përhapen! Flakët u izoluan, dëme të mëdha
Drejtori i zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj ka dhënë detaje për zjarrin që ka rënë në pallatin 10-katësh në tiranë në zonën e ish-parkut të autobusëve. Goxhaj tha për mediat se paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur nga një banesë në katin e dytë dhe më pas është përhapur. Sipas tij, shkak për përhapjen e flakëve në përmasa të mëdha është bërë fasada e pallatit. Goxhaj theksoi se nuk ka banorë të dëmtuar, ndërsa flakët po izolohen.
-
VIDEO
Zjarr në Lushnje, digjen katër magazina dhe një makinë, u rrezikuan edhe banesat
Një zjarr i rënë në anë të autostradës Lushnje Rrogozhinë në fshatin Konjat të bashkisë Lushnjë ka djegur plotësisht 4 magazina me materiale të ndryshme kryesisht ndërtimi dhe një automjet të parkuar në garazh.
-
VIDEO
Tiranë/ Vijon beteja e zjarrfikësve me zjarrin në pallatin dhjetëkatësh, A kishte sistem kunderzjarri?
Zjarret si kjo i sotmi që shkatërroi pallatin dhjetëkatësh që rrezikojnë jetë njerëzish por dhe shkatërrojnë mundin e një jetë të banorëve të tij nxjerr në pah problematikat dhe detyrimet që ndërtuesve ua përcakton ligjin por që shpesh nuk zbatohen.
-
VIDEO
“Hape derën”! Me tuta e kanatjere në krevat! Si u kapën trafikantët me çantën me Euro?
Gjykata e Tiranës caktoi sot masën e sigurisë detyrim me paraqitje për këngëtaren Enca Haxhia, në ballkonin e banesës së të cilës u gjetën 5 rrënjë kanabisi të mbjella në vazo.
-
VIDEO
Kalon për gjykim dosja e Belerit, flet avokati: Po mbahet në burg politikisht! Gjyqi do të zgjasë
Teksa citoi fjalët e Fredi Belerit, avokati i tij tha pas përfundimit të seancës së ditës së sotme në Gjykatën e Posacme se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës po mbahet në burg politikisht dhe pa asnjë provë që vërteton fajësinë e tij.
“Fredi Beleri tha se po qëndron në burg politikisht dhe pa asnjë provë, pasi nuk ka pasur asnjë kontakt që nga data 6 edhe deri në ditën që është arrestuar me të infiltruarin. SPAK vazhdon të shprehet se akuzat e ngritura ndaj Belerit janë të vërtetuara. Ne do i kontestojmë këtë punë kemi, seanca tjetër është ditën e hënë. Argumenti ishte se kanë përfunduar hetimet dhe s’ka rrezik më për marrjen e provave dhe s’ka pse të ndiqet më në gjendje arresti në burg, kur gjyqi do vazhdojë gjatë. Ne i jemi drejtuar edhe GJykatës së Lartë pastaj sa të marrim përgjigje do shkojmë dhe në Gjykatën Kushtetuese", tha avokati i Belerit në një prononcim për gazetarët pas përfundimit të seancës.
Më tej ai shtoi se nuk kishte asnjë pritshmëri që ditën e sotme në këtë seancë të kishte të tjera rezultate, ndërsa tha gjithashtu se zëvendës ambasadori grek donte të ishte në sallë por nuk u lejua sepse ishte seancë me dyer të mbylluara dhe të hënën do lejohet të takohet me Belerin.
-
VIDEO
Ndal Policia! Dalin pamjet e megaoperacionit Tempulli, sekuestrohen armë zjarri, kallashnikov, drogë
Këto janë pamjet e megaoperacionit ‘Tempulli’ të ahcilluar në disa qytetë të Shqipëris,ë ku deri më tani janë ekzkeutuar 216 masa sigurie arrest me burg dhe janë arrestuar në flagrancë 30 shtetas
Gjatë këtij megaoperacioni, si rezultat i kontrolleve në banesa dhe në ambiente të tjera, deri tani janë sekuestruar:
-13 armë zjarri (2 kallashnikovë, 10 pistoleta dhe 1 pushkë), 5 armë gjahu/sportive, 1 elektroshok, 8 armë të ftohta (thika, doreza metalike);
-134.5 kg kanabis, 364 fara kanabisi, 1.2 kg kokainë, mijëra doza kanabisi, kokaine dhe heroine, qindra doza MDMA, tableta ekstazi, sasi të drogave sintetike GAB dhe Poppers, 23 peshore elektronike, 3 mjete për përpunimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza;
-225 celularë, 35 automjete, 1 801 000 lekë të rinj, 38 845 euro, 6100 paund, 1100 dollarë;
-Gjithashtu, janë sekuestruar 4 motomjete, 12 targa, pajisje si të Policisë dhe dokumente fals