-
VIDEO
Fushë Krujë, i vihet zjarri linjës së hekurudhës Shkodër-Vorë! Qëllim vjedhja e shinave
Për ditën e tretë i vihet zjarri linjës hekurudhës Shkodër-Vorë në afërsi të stacionit të Ishmit.
-
VIDEO
Dimal, fëmijët e dy fshatrave mësim në lokal, Banori: Ka 4 vite që shkolla është premtuar dhe asgjë! I bëjmë thirrje Edi Ramës
Fëmijët e fshatrave Goriçan1 dhe Goriçan 2 në Dimal do u duhet të vijojnë mësimin në ambientet e një lokali.
-
VIDEO
Vrasja e Laertjad Kekajt në Vlorë, autorët e përplasën me makinë teksa ecte me motor dhe pastaj qëlluan ndaj tij
Laertjad Kekaj, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës (9 shtator) në Vlorë, fillimisht është përplasur nga makina e autorëve, të cilët e kanë përplasur teksa udhëtonte me motor.
-
VIDEO
SPAK kërkon kalimin për gjykim të dosjes Beleri, GJKKO cakton seancën paraprake, vendos më 14 shtator
Më 14 shtator në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vendoset kalimi për gjykim i dosjes së Fredi Belerit, i cili është nën akuzohet për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit
-
VIDEO
Vlorë, viti i ri shkollor nis me mbi 110 nxënës më pak! Dy shkolla do i nënshtrohen rikonstruksionit
Kreu i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha zgjodhi një ndër shkollat "Avni Rustemi" që do ti nënshtrohet këtë vit rikonstruksionit për të përcjellë mesazhin e tij në nisje të vitit shkollor. Dredha theksoi se infrastruktura dhe standardi i shkollave do të jetë prioritet.
-
VIDEO
Lëvizte me kallashnikov në çantë, arrestohet 20-vjeçari në Elbasan
Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi lëvizte me kallashnikov në çantë.
Stiven Faqolli, banues në fshatin Qukës, u kap me 1 armë zjarri kallashnikov si dhe me municione luftarake të cilat i kishte brenda një çante.
-
VIDEO
Tiranë/ Kërkojnë asfaltimin e rrugës, banorët e Zall-Herrit sërish në protestë
Banorët e fshtarave në Zall-Herr, Pinar, Priskë e Vogël dhe Herraj kanë dalë sërish sot në protestë pasi kërkojnë asfaltimin e 3500 m rrugë të fshatit
-
VIDEO
Dita e parë e shkollës nis me himnin kombëtar, rreth 29 mijë nxënës ulen në bankat e shkollës
Kryeministri Edi Rama ka uruar nxënësit dhe mësuesit për fillimin e vitit të ri shkollor. ‘Sot, kur dyert e shkollës janë çelur dhe një rrugëtim i ri i dijes sapo ka nisur me himnin kombëtar, u dërgoj një urim të përzemërt për sa më shumë sukses e mbarësi të gjithë fëmijëve, nxënësve, mësuesve e prindërve të gjithë Shqipërisë.’- shkruan Rama në rrjetet sociale.
-
VIDEO
Fshihnin hashash në makinë. Policia i zbulon nga humbja e kontrollit (10 shtator 2023)
Patrullimi nisi si çdo ditë tjetër nga skuadra Shqiponja. Derisa morën njoftimin për rënien e një zjarrit në një piceri. Në të tilla raste policia ka të drejtë të kalojë edhe me semafor të kuq duke kërkuar përparësi në rrugë. Në vendngjarje kishte mbërritur edhe shërbimi zjarrfikës. Në rastet e ndërhyrjes së zjarrit kur merret informacion nga salla operative niset shërbimi që mbulon zonën edhe dy shërbime të tjera në mbështetje. Puna kryesore e shqiponjave është evidentimi i saktë i zjarrit, largimi i personave nga qendrat e zjarreve pa iu cënuar jeta efektivëve të policisë së shtetit. Në këtë biznes në kryeqytet zjarri u shua nga zjarrfikësit. Shkaku do t’i nënshtrohet hetimeve të mëtejshme. Skuadra shqiponjave konstatoi se nuk rrezikohet jeta e askujt. Gjatë patrullimit në zonën e Saukut në Tiranë, skuadra Shqiponja vë re një mjet që po kryente lëvizje të dyshimta. Për këtë arsye i bëjnë shenjë ndalimi mjetit për të verifikuar e për të ushtruar një kontroll. Shtetasit po mundoheshin t’i shmangeshin gjithashtu kontrollit dhe verifikimit. Gjatë kontrollit shtetasve iu gjet një sasi e dyshuar kanabis sativa. Shigjetat këmbëngulën për një kontroll më të detajuar dhe poshtë sediljes së pasagjerit zbuluan një sasi të konsiderueshme të dyshuar kanabis sativa. Për këtë arsye, shtetasit bashkë me mjetin u shoqëruan në DVPT për procedurat e mëtejshme.
-
VIDEO
'Përgjaket' e diela, aksidentohen për vdekje dy këmbësorë në Rrugën e Kombit dhe Shkodër
Dy aksidente me dy viktima kanë ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele, një në Rrugën e Kombit dhe një në Shkodër.
-
VIDEO
Aksident në Kukës - Morinë, makina nga Kosova përplas për vdekje kalimtarin! Radhë kilometrike në rrugën e Kombit
Një aksident automobilistik me një viktimë u shënua mbrëmjen e sotme në aksin Kukës – Morinë, në afërësi të Uzinës.
-
VIDEO
Rrethohet nga flakët ullishtja në fshatin Hambar të Fierit, rrezikohen katër banesa, ndërhyn nga ajri helikopteri Cougar
Një vatër zjarri është ndezur në një sipërfaqe me ullishte e shkurre në fshatin Hambar, të Fierit duke rrezikuar katër banesa. Për të shuar flakët është nisur helikopteri Cougar