Patrullimi nisi si çdo ditë tjetër nga skuadra Shqiponja. Derisa morën njoftimin për rënien e një zjarrit në një piceri. Në të tilla raste policia ka të drejtë të kalojë edhe me semafor të kuq duke kërkuar përparësi në rrugë. Në vendngjarje kishte mbërritur edhe shërbimi zjarrfikës. Në rastet e ndërhyrjes së zjarrit kur merret informacion nga salla operative niset shërbimi që mbulon zonën edhe dy shërbime të tjera në mbështetje. Puna kryesore e shqiponjave është evidentimi i saktë i zjarrit, largimi i personave nga qendrat e zjarreve pa iu cënuar jeta efektivëve të policisë së shtetit. Në këtë biznes në kryeqytet zjarri u shua nga zjarrfikësit. Shkaku do t’i nënshtrohet hetimeve të mëtejshme. Skuadra shqiponjave konstatoi se nuk rrezikohet jeta e askujt. Gjatë patrullimit në zonën e Saukut në Tiranë, skuadra Shqiponja vë re një mjet që po kryente lëvizje të dyshimta. Për këtë arsye i bëjnë shenjë ndalimi mjetit për të verifikuar e për të ushtruar një kontroll. Shtetasit po mundoheshin t’i shmangeshin gjithashtu kontrollit dhe verifikimit. Gjatë kontrollit shtetasve iu gjet një sasi e dyshuar kanabis sativa. Shigjetat këmbëngulën për një kontroll më të detajuar dhe poshtë sediljes së pasagjerit zbuluan një sasi të konsiderueshme të dyshuar kanabis sativa. Për këtë arsye, shtetasit bashkë me mjetin u shoqëruan në DVPT për procedurat e mëtejshme.
Fshihnin hashash në makinë. Policia i zbulon nga humbja e kontrollit (10 shtator 2023)
No videos found.