-
VIDEO
Policia kontrolle në Vlorë në disa zona, në terren forcat ‘Shqiponja' e ato ‘Operacionale’
Policia e Vlorës së bashku me forcat ‘Shqiponja’ dhe ato operacionale kanë nisur kontrolle të shtuara në disa zona në qytet. Ende nuk dihet se për çfarë janë kryer këto kontrolle megjithatë nga se mësohet paraprakisht është shtuar një plan masash për sezonin turistik.
-
VIDEO
Plagoset me thikë shqiptari nga Kosova në zonën e Kunes në Shëngjin! Ndodhet në gjendje të rëndë, dërgohet te 'Trauma'
Plagoset me thike një shqiptar kosovar ne zonën e Kunes ne Shëngjin. Ngjarja ka ndodhur pak minuta ne pare. Kosovari është dërguar me urgjence ne spital dhe ndodhet ne gjendje te rende për jetën. Policia ka ndodhet ne vendin e ngjarje dhe ka nisur hetimet ne lidhje me rastin.
-
VIDEO
Aksident në kthesën e Cakranit, shoferja humb kontrollin e mjetit dhe bie në kanal! Dy të plagosur
FIER- Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në kthesën e Cakranit në Fier.
Ngjarja ndodhi ekzaktësisht në autostradën Fier-Cakran rreth orës 17:45, ku shoferja humbi kontrollin e mjetit dhe përfundoi në kanal. Si pasojë e aksidentit janë 2 të plagosur.
-
VIDEO
Vrasja e 32-vjeçares në Durrës, Drejtori i policisë: Kemi në fokus të veçantë frenimin e fenomenit të shfrytëzimit të prostitucionit
Drejtori i policisë së Durrësit, Skënder Hitaj ka dhënë sot një konferencë për shtyp sa i takon vrasjes së 32-vjeçares në Durrës.
-
VIDEO
Borsh, iu fik mjeti lundrues, Jet ski në mes të detit gjatë natës, shpëtohet 28-vjeçari
Një 28-vjeçar është shpëtuar nga policia pasi iu fik mjeti lundrues Jet Ski në mes të detit gjatë natës.
-
VIDEO
Riaktivizohen vatrat e zjarrit në fushën e Maliqit, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse
Vatrat e zjarrit në zonën e fushës së Maliqit është riaktivizuar dhe deri më tani janë përfshirë nga flakët toka e torfës dhe tokat me kashtën e grurit. Ndërsa forcat zjarrfikëse janë mbërritur në terren, ku po punojnë për shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Arrestimi i Gjokës/ Burime: Verifikohen 300 punonjës policie! Në përgjime edhe emra zyrtarësh të lartë, nga drejtues bankash tek bota e medias
Arrestimi i biznesmenit Pëllumb Gjoka, kryeprokurorit të Kukësit Xhevahir Lita dhe ish-drejtuesit të Forcave të Posaçme Operacionale, Oltian Bistri, është vetëm maja e ajsbergut të një hetimi të gjerë të Prokurorisë së Posaçme në lidhje me zyrtarë të lartë që kanë kontakte me njerëz të botës së krimit.
-
VIDEO
Ngjela për Report Tv: Basha vjen në pushtet nëse ka mbështetjen e Uashingtonit! Saliu i ka hipur kalit, e mban nga bishti e s’e lëshon
Ngjela thotë se Basha tani duhet të bashkojë PD-në, të thërrasë rreth vetes intelektualët që dikur kanë qenë pjesë e kësaj partie por janë larguar për qejfmbetje ose nuk kanë pranuar optikën e deritanishme të së djathtës shqiptare.
-
VIDEO
Sarandë/ Ishin në hetim prej 4 vitesh për prodhim dhe shitje të narkotikëve, vihen në pranga 2 shtetas
Policia në Sarandë ka kapur dhe arrestuar dy shtetasit Julian Guga dhe Aleks Mema, 45 dhe 51 vjeç, pasi ishin në hetim prej 4 vitesh për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
Gjykata e Sarandës ka caktuar për secilin nga këta shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar në vitin 2019, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
-
VIDEO
‘Shqipëria turistike’/ Ungreji i Lezhës në kërkim të turizmit malor! Banorët: Mundësi për t’u zhvilluar agro-turizmi
Lezha, nuk ka vetëm plazhe të bukura por dhe male, ndaj ju prezantojmë një destinacion të ri, vetëm 26 kilometra nga qyteti. Ungrej, treva me histori, tradita dhe natyrë piktoreske.
-
VIDEO
Në burg për pastrim parash dhe fshehje pasurie, zgjatet 3 muaj afati i hetimit për Alda Klosin! Avokati: S'kanë prova
Gjykata e Tiranës ka shtuar edhe me 3 muaj të tjera afatet e hetimit për Alda Klosin, ish-zyrtaren e Ministrisë së Financave e cila akuzohet për për pastrim parash dhe fshehje pasurie. Avokati i saj Arbër Hoxha thotë në një deklaratë për mediat se ajo po mbahet padrejtësisht në burg pasi sipas tij akuza nuk ka asnjë provë.
-
VIDEO
Kurbin/ Po gërryente shtratin e lumit Mat për të nxjerrë inerte, arrestohet 52-vjeçari! Një në kërkim
Një 52-vjeçar është arrestuar në Kurbin pasi ka qenë duke gërryer me ekskavator shtratin e lumit Mat. Ai po gërryente për të nxjerrë inerte për një subjekt ekonomik.