-
VIDEO
Ndërmarrja e ujësjellësit të Durrësit shpall falimentin, humbja arrin në 10 mln euro më 2022, detyrimet totale 160 mln euro
Keqadministrimi ka çuar në faliment Ndërmarrjen e Ujësjellësit Durrës (UKD), një nga më të mbështeturat me hua dhe grante nga donatorët. Vendimi për likuidimin e shoqërisë u mor me 15 maj të këtij viti pasi ndërmarrja e qytetit bregdetar ishte zhytur në borxhe dhe nuk kishte me asete, thuhet në raportin që Asambleja e Aksionareve të Shoqërisë ka bërë për falimentin.
-
VIDEO
Rrezikuan të mbyteshin në det, policia u vjen në ndihmë 4 pushuesve në Dhërmi dhe Vlorë
Katër pushues, janë shpëtuar nga Policia Kufitare pasi rrezikuan të mbyteshin në det, në Dhërmi dhe Vlorë.
-
VIDEO
Temperaturat e larta 'thajnë' Fierzën, KESH blen 4 milion euro energji për 1 javë
Thatësira dhe temperaturat e larta kanë bërë që niveli i ujërave në basenin e Hidrocentralit të Fierzës, të ulet ndjeshëm në muajin korrik.
-
VIDEO
Kreu manovra të rrezikshme me automjet në një zonë të banuar në Fier, ndëshkohet me gjobë shoferi
Një 23-vjeçar është gjobitur me 43 000 lekë, pasi kreu manovra të rrezikshme me automjet në një zonë të banuar në Fier.
-
VIDEO
Lezhë, Gushti nis me trafik të rënduar! Fluksi i lartë i automjeteve bllokon rrugët e qytetit dhe drejt Shëngjinit e Tales
Kthimi i emigranteve për pushime verore pranë familjeve të tyre dhe sezoni turistik, ka shtuar fluksin e automjeteve, duke sjell trafik të rënduar e shpesh here bllokim total të qarkullimit rrugor.
-
VIDEO
Goditet grupi kriminal italo-shqiptar, në pranga 6 shqiptarë! Trafikuan 200 kg kokainë dhe heroinë
Një grup kriminal italo-shqiptar është goditur, pas një hetimi të nisur nga nëntori i vitit të kaluar kur 1 shqiptar u kap me 16 kg heroinë. Për pasojë janë vënë në pranga mbi 20 persona, në mesin e tyre gjashtë shqiptarë.
-
VIDEO
Rrezikuan jetën e plazhistëve pasi shkelën perimetrin e sigurisë! Bllokohen 3 mjete lundruese në plazhin e Potamit dhe Borshit
Tre mjete lundruese, përfshirë një anije turistike dhe dy skafe janë bllokuar në plazhin e Potamit dhe Borshit, pasi drejtuesit e tyre shkelën perimetrin e sigurisë, duke rrezikuar kështu jetën e plazhistëve.
-
VIDEO
Dhunuan familjen Kaçi në Hamallaj, dalin në gjykatë ish-gardisti Martin Nikolli dhe vëllai i tij
Ish gardisti Martin Nikolli ka dalë sot para Gjykatës ku do të njihet me masën e sigurisë. I pranishëm në seancë është edhe vëllai i tij, Alfred Nikolli, të dy të arrestuar pas sherrit në Hamallaj me familjen Kaçi.
-
VIDEO
Hetimet për dosjen e 'check up' vijojnë, disa qytetarë nga Elbasani thirren në SPAK të dëshmojnë
Disa qytetarë nga Elbasani janë thirrur në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime, në kuadër të hetimit për koncesionin e “check up-it”
-
VIDEO
Dosja "Plumbi i Artë'/ SPAK përfundon hetimet, do i komunikohet akuza Nuredin Dumanit dhe 19 të tjerë
SPAK përfundon hetimet për dosjen e të penduarit Nuredin Dumani, i arrestuar në kuadër të operacionit "Plumbi i Artë", ku për një vit e gjysmë më parë u goditën disa grupe kriminale, dhe u lëshuan mbi 32 urdhër arreste.
20 personave do u komunikohet akuza dhe do merren të pandehur. Më pas dosja i delegohet Gjykatës së Posaçme, e cila në seancë paraprake vendos nëse do të kaloj për gjykim në fillim të muajit shtator.
-
VIDEO
Nën efektin e drogës në timon, kapet 29 vjeçari në Tiranë
Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, është arrestuar në flagrancë një shtetas që drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike. Shkon në 24 numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar në efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti. Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor apo drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 29 vjeç.
-
VIDEO
Vjedhje nën kërcënimin e armës, kapet pas 11 vitesh 46 vjeçari në Fier, në kërkim bashkëpunëtori
Një 46 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Fierit pas 11 vitesh, pasi akuzohet për një vjedhje të ndodhur nën kërcënimin e armës në vitin 2012. Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Portëz ku i arrestuari vodhi nën kërcënimin e një arme zjarri, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, një shumë parash në një subjekt për shitje të gazit. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar ndaj 46-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet se në vitin 2012, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, nën kërcënimin e një arme zjarri, vodhi rreth 60 000 lekë, në një subjekt për shitje të gazit, në fshatin Portëz