-
VIDEO
Aksident i dyfishtë në Shkopet, makina del nga rruga, tjetra përfundon në liqen, 2 të plagosur
Dy persona mbetën të plagosur mëngjesin e kësaj të diele në aksin rrugor Burrel – Skuraj. Automjeti me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi disa metra poshtë saj.
-
VIDEO
Aksident në Fier, përplasen dy makina! 2 gra në spital nën kujdesin e mjekëve! Lëndohen shoferët dhe 6 pasagjerët e tjerë
Tjetër aksident u shënua mëngjesin e sotëm ku dy makina janë përplasur rreth orës 07:30 minuta në në vendin e quajtur "Safari park" në Fier.
-
VIDEO
Aksident në Rrugën e Kombit, makina me targa serbe përplaset me trafik ndarësen! Në spital çifti i bashkëshortëve dhe 3 fëmijë
Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Një makinë me targa Serbie është përplasur me një trafikndarëse dhe ka dalë nga rruga, për pasojë janë plagosur 5 anëtarë të një familjeje, 3 fëmijë dhe çifti i bashkëshortëve.Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Rrëshenit dhe gruaja ndodhet në gjëndje të rëndë, mëson gazetari i Report TV, Benet Beqiri.
-
VIDEO
Borë në gusht, zbardhet Marmolada në Dolomites, termometri shënon -6 gradë celsius
Është e pazakontë që të ketë dëborë në muajin gusht, por kështu ka ndodhur në disa rajone të Italisë këtë të shtunë.
Rënia e menjëhershme e temperaturave ka sjellë reshje bore në majën e Marmolada, teksa mëngjesin e sotëm, streha e Punta Penia (3343 metra) është zbardhur plotësisht, sipas disa videove të postuara në rrjetet sociale.
-
VIDEO
Përmbytje masive në Slloveni, 3 persona humbin jetën! Begaj telefonatë me homologen: Lutjet tona shkojnë për ju shkojnë për popullin tuaj
Stuhi dhe reshje shiu të rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje masive në disa zona të Sllovenisë. Deri më tani raportohet për 3 viktima si pasojë e motit të keq që ‘pushtoi’ vendin, duke shkaktuar evakuime dhe mbyllje të rrugëve kryesore dhe linjave hekurudhore.
-
VIDEO
Tjetër aksident në Pogradec, përplasen dy automjete
Një tjetër aksident është regjistruar në Pogradec. Dy automjete janë përfshirë në aksident në aksin nacional Pogradec-Lin në afërsi të fshatit Udënisht.
Fatmirësisht pa dëme në njerëz vetëm dëme materiale. Aksidenti dyshohet të kenë ndodhur nga moti i keq që si pasojë sjell lagështinë në rrugë dhe shpejtësia.
-
VIDEO
Vrasja në Prishtinë, gazetari nga Kosova: Brenda një nate pati tre sherre në lokalet e natës
Gazetari Enis Reçiça nga Kosova, foli për Report Tv lidhur me sherrin në Prishtinë, ku një person mbeti i vrarë, ndërsa i përfshirë ishte edhe një anëtar i FSK. Në një lidhje skype, Reçiça tha se kjo ngjarja ka shtuar pasigurinë te qytetarët që të frekuentojnë jetën e natës. Ai thotë se ende nuk është bërë me dije arsyeja përse ndodhi sherri, ndërsa sa i takon ngritjes së Task Forcës u shpreh se do të punojë për zbardhjen e ngjarjes, por edhe për ngjarje të tjera.
Ai thotë se një masë e tillë erdhi pasi brenda natës në Kosovë u regjistruan edhe dy raste të tjera sherri në lokalet e natës, një në Pejë dhe një në Gjilan, por nuk pati të plagosur.
“Kjo ka bërë që të shtohet një lloj pasigurie për ata që duan të frekuentojnë lokalet e natës. Të paktën këto reagime janë në rrjete sociale se sa kanë siguri për të dalë atë në lokalet e mbrëmjes. Duke qenë se këto armë janë poseduar kaq lehtë dhe janë hedhur plumba kaq lehtë.
Ministria e Brendshme ka njoftuar se do bëjnë një Task Forcë për të bërë hetimin për këtë rast dhe raste të tjera. Gjatë mbrëmjes së djeshme në Gjilan dhe në Pejë ndodhën disa rrahje masive në lokalet e natës. Kishte tre raste brenda një natë, ndonëse në Gjilan dhe Pejë nuk kishte të plagosur, në Prishtinë humbi jetën një person. Kjo Task Forcë duhet ta zbardhë gjithçka se ca ka ndodhur në këtë rast dhe raste të tjera
Ende nuk është bërë e ditur ku është pista dhe pse ndodhi. Ata që kanë qenë në lokal kanë marrë lëndime nga xhamat”, tha Gazetari Enis Reçiça nga Klan Kosova.
-
VIDEO
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, tre të plagosur
Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Gurishtë. Sipas informacioneve paraprake nga policia e Korçës bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë 3 mjete dhe si pasojë drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të dëmtuar.
Burime paraprake nga policia bëjnë të ditur se drejtuesit e 3 mjeteve ndodhen në spital, ndërsa lagështia në rrugë mund të jetë bërë shkak për aksidentin.
-
VIDEO
Aksident në aksin Korçë-Pogradec, tre të plagosur
Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Gurishtë.
Sipas informacioneve paraprake nga policia e Korçës bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë 3 mjete dhe si pasojë drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të dëmtuar.
-
VIDEO
Moti i keq me shi dhe erë, pushuesit ‘braktisin’ liqenin e Pogradecit
Edhe Pogradeci është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu dhe erë të fortë, aq sa pushuesit ditën e sotme nuk kanë mundur të bëjnë plazh. Por duke qenë se moti i keq nuk do të zgjasë shumë pasi në fillimi të javës pritet një rritje e temperaturave, pushuesit do të vazhdojnë të qëndrojnë në Pogradec për të shijuar pushimet e tyre.
Era e fortë deri në këto momente nuk ka krijuar probleme në qytet apo në fshatra. Në Pogradec gjatë gjithë muajit gusht ambientet akomoduese janë të rezervuara në masën 100%,.
Duket se çmimet e lira dhe shërbimi në qytetin Juglindor ka thithur mijëra turistë vendas dhe të huaj, të cilët kanë zgjedhur Pogradecin si vend për të kaluar pushimet. Sipas të dhënave numri i pushuesve javor të akomoduar shkoi deri në 30000 deri ne 40000 turistë pa llogaritur dhe turistët ditor në këtë qytet..
-
VIDEO
Gjergj Luca paralajmëron luftë kundër shpifjeve ‘deri në Angli’: Te hënën në ora 10:00 takohemi në SPAK
Biznesmeni Gjergj Luca paralajmëron luftë kundër shpifje. Në një video të ndarë në rrjetin e tij social, Luca thotë se do të luftojë shpifjet ‘deri në Angli’; ndërsa nesër paralajmëron që do jetë në dyer e SPAK në orën 10:00.
“Ditën e shtunë merrem pak me të rejat e mediave dhe tallavsë së portaleve. Po lexoj një artikull që më tha një mik, nuk e kam zakon t’i shoh se ca shkruhet nga mediat e tallvasë më bën nervoz. Po lexoj nëj artikull që mua më bën kryetar të një grupi kriminal, pastrues parash, investitor strategjik, për pastrim rivalësh kriminel, ku me gjithë këto poshtërsitë e mia, grabitjet dhe gripin kriminal, është në dijeni SPAK nga një raport I DEAS, FBI etj, etj. Një mori shpifjesh dhe një mori akuzash që me thënë të drejtën ia kam zili vetes kur e shoh në këtë foto se sa burrë i fortë paskam qenë me gjithë këto përballje në jetën time, që pas kësaj jete kriminale që kam bërë të gjej forcë e kurajo të dal para njerëzve e të çirrem e vërteta në ketë jetë del vetëm nga puna.
-
VIDEO
Zbulohet parcela me kanabis në repartin ushtarak në Zall Herr të Tiranës, 3 të arrestuar, në hetim komandanti dhe zv/komandanti i togës! Pezullohen ushtarakët
Zbulimi i një parcele me kanabis në territorin e një reparti ushtarak në Zall Herr të Tiranës, ka çuar në prana tre ushtarakë ndërsa 4 janë nën hetim mes tyre komandati i repartit zv. komandati i tokës