-
VIDEO
Zjarr në Kallm të Durrësit, përfshihet nga flakët një zonë me shkurre
Një vatër zjarri është regjistruar në Kallm të Durrësit. Një zonë me bimësi dhe shkurre të thata është përfshirë nga flakët.
-
VIDEO
Konfiskohen pasuritë e Vito Bibës, ish-anëtar i bandës së Endrit Dokles! U dënua në Itali me 20 vite burg për trafik droge
Dy vila,4 apartamente, 2 dyqane dhe një tokë truall në pronësi të Vito (Vehap) Bibës, bashkëshortes së tij Eglatina dhe familjarëve të tij janë konfiskuar informoi sot SPAK. VitoBiba është dënuar nga Gjykata e Bescias Itali me 20 vjet burgim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në pashkëpunim.
-
VIDEO
Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Përrenjas, mjeti përplaset me kamionin! Plagosen katër persona, mes tyre 2 fëmijë
Një aksidenti i rëndë është raportuar në aksin Librazhd-Përrenjas në afërsi të fshatit Hotelisht. Një mjet është përplasur me një kamion. Si pasojë e aksidentit janë plagosur 4 persona mes tyre dy fëmijë.
-
VIDEO
Sherri në Hamallaj, zbardhet dëshmia e gardistit: Qëllova me arme për të ndalur konfliktin! Kaçi për Report Tv: Punimet e tyre, s’janë projekt nga shteti, më sulmuan
Një ditë pas ngjarjes, gardisti Martin Nikolli, ka thënë se ishte pala tjetër, familja KaÇai ajo që nxiti sherrin fillimisht, ndërsa ka qëlluar me armë në ajër për të shmangur përshkallëzimin e ngjarjes. Nga ana tjetër i plagosur Kastrio Kaçi thotë se familja Nikolli sulmuan babanë e tyre kur po kalonte pranë banesë
-
VIDEO
Shqipëri – Maqedoni e Veriut me pikë të përbashkët kontrolli në Qafë Thanë, Rama: Synojmë unifikimin e doganave! Kovaçevski: S'na duhen kufijtë
Një ndalesë një kontroll, ky është program i ri që do të funksionojë nga kjo e hënë në pikën kufitare në Qafë-Thanë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kryeministri Rama dhe homologu i tij Kovaçevski e quajtën këtë pikë të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm tregtar, ndërsa njoftuan se brenda 5 viteve do të jetë gati edhe Korridori 8.
-
VIDEO
Aksidenti në Librazhd – Përrenjas, policia jep detaje të përplasjes së kamionit me makinë! Mes 4 të plagosurve 2 fëmijë
Policia jep informacion lidhur me aksidentin e ndodhur sot në mesditë në aksin Librazhd – Përrenjas.
Në fshatin automjeti me drejtues shtetasin R. P. është përplasur me automjetin (kamion) me drejtues shtetasin G. A.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 4 shtetas, 2 prej tyre të mitur, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.
-
VIDEO
Mbyllte dosjet e krimeve të fisit Bajri në Shkodër, KLP pezullon nga detyra kryeprokurorin e arrestuar të Kukësit! Ja kush e zëvendëson
Pas arrestimit të kryeprokurorit të Kukësit, Xhevahir Lita në saj të operacionit ‘Metamorfoza’ të SPAK, KLP ka pezulluar nga detyra kryeprokurorin e Kukësit, Xhevahir Lita. Në akuzat e Prokurorisë, dyshohet se Lita mbylli dosjet e krimeve të fisit Bajri në Shkodër. Xhevahir Lita do të zëvendësohet nga Prokurorja Enkeleda Hoxha
-
VIDEO
Lëvizte me armë zjarri në automjet, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë, në pranga edhe pasagjeri i tij
Një 33-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi është kapur me armë zjarri pa leje në automjet. Në kuadër të operacionit të koduar “Friends”, u arrestuan shtetasit Arnaldo Matodashaj dhe Olsi Caushaj.
-
VIDEO
Kultivonin kanabis në Vaun e Dejës, arrestohet kryeplaku i fshatit Palaj dhe një 55-vjeçar! Nën hetim edhe një tjetër
Kryeplaku i fshatit në Palaj në Vaun e Dejës është vënë në pranga së bashku me një 55-vjeçar për kultivim kanabisi
-
VIDEO
‘Shqipëria turistike’, Ujëvara e Sotirës, adrenalinë për eksploruesit e natyrës, pushuesit: Gramshi, një mrekulli
Jemi nisur nga qyteti i Gramshit për në ujëvarën e Sotirës. Rruga është malore, pjesërisht e asfaltuar që përshkohet vetëm me fuoristradë, por na shoqëron një peizazh mbresëlënës, plot gjelbërim e ajër të pastër.
Mbërrijmë në qendër të fshatit Sotirë, 16 km larg nga Gramshi. I braktisur nga banorët si gjithë fshatrat e këtyre anëve, por derën e mbajnë hapur Xhemile Gjata me bashkëshortin të cilën me një restorant të vogël përpiqen të sigurojnë të ardhura nga turizmi.
Këtu takojnë një grup pensionistësh italianë që janë rezidentë në Durrës dhe po shohin për herë të parë atraksionet e Gramshit.
-
VIDEO
Veliaj u përgjigjet shoqatave të transportit publik: Kush nuk del sot në punë, do të humbasë automatikisht licencën! Bashkia e Tiranës e vetmja që e subvencionon këtë shërbim
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka dhënë përgjigje ultimatumit të Unionit të Transportit Publik, i cili lajmëroi se nga dita e sotme do të reduktojë autobusët urbanë në kryeqytet. Duke e cilësuar një pabesi ndaj qytetarëve të Tiranës, sidomos në një periudhë me temperatura mjaft të larta, Veliaj tha se qëndrimi ndaj cilësdo linjë që ndërmerr një vendim të tillë do të jetë i ashpër, deri në heqjen e licencës.
-
VIDEO
Rama flet për punimet në Korridorin 8: Puna është ndarë në 4 pjesë, ëndrra e vjetër do të realizohet që pret të realizohet
Kryeministri Edi Rama ishte në Qafë Thanë, aty ku sot hyn në fuqi programi i ri kufitar "Një ndalesë - Një kontroll" mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, program ky i cili do të lehtësojë lëvizjen mes vendeve.