-
VIDEO
Vrasja e 46-vjeçares nga burri në Maliq, i afërmi: E ka bërë nga xhelozia! Ishte i sëmurë psiqik
Renato Telha, trajner i djalit dhe mik i familjes së Luiza Mullallit, e cila u vra nga burri i saj Gjergji Mullalli, tha se ky i fundit mund ta ketë kryer krimin për shkaqe xhelozie. Sipas tij ai ishte i sëmurë psiqik.
-
VIDEO
Nëna e 46-vjeçares së vrarë nga burri në Maliq shpërthen në lot: Kriminel! S’i vjen keq për fëmijët e tyre, u ka vrarë nënën
Nëna e 46-vjeçares, Luiza Mullali, e cila u vra nga burri në Maliq, Gjergji Mullalli, ka shpërthyer në lot! Ajo thotë se autori është një kriminel që s’i vjen keq as për fëmijët e tij.
-
VIDEO
Flet nëna e 46-vjeçares që vrau burri në Maliq: E ka mbytur me çarçaf! Ishin në proces divorci, prej kohësh nuk shkonin
Nëna e Luiza Mullallit, 46-vjeçares e cila u vra nga burri ditën e sotme në fshatin Zëmblak të Maliqit, tha se ai e ka mbytur vajzën me çarçaf. Në kushte të një gjendje të tronditur, nëna e 46-vjeçares tha se ai pinte alkool dhe se ishin në proces divorci.
-
VIDEO
E rëndë në Maliq, burri vret gruan, trupi ia hedh në gropën e ujërave të zeza! Autori në arrati
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maliq. Luiza Mullalli, 46 vjeçe është vrarë nga bashkëshorti i saj Gjergji Mullalli. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (29 korrik), në fshatin Zëmblak, në Maliq.
-
VIDEO
Anija turistike me 28 persona në bord pëson defekt në zonën e Karaburunit, policia i shkon në ndihmë! Në Spille rrezikuan të mbyteshin babai dhe djali 9 vjeç
Policia kufitare e Vlorës dhe e Durrësit u ka shkuar në ndihmë në 3 raste, disa shtetasve që rrezikuan të mbyteshin në det.
-
VIDEO
Favorizuan trafikantët për kultivimin e bimëve narkotike, arrestohet ish-punonjësi i policisë në Lezhë, në kërkim kolegu i tij 'hajdut' në Itali
Pas një hetimi 2 vjeçar, nga AMP (Agjencia e Mbikqyrjes Policore) dhe prokuroria e Lezhës, gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për dy ish-punonjës të policisë së komisariatit në Lezhë të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se kanë lejuar kultivimin e kanabisit! Në pranga 1 i ri për kultvim kanabisi e në kërkim një tjetër
-
VIDEO
Transformim rrënjësor i e-Albania! Rama: Do komunikojë me qytetarët si ChatGPT, opsion edhe me video call
Portali qeveritar e-Albania do t’i nënshtrohet një transformimi rrënjësor brenda këtij viti. Kryeministri Edi Rama thotë se qytetarët që do marrin shërbim do të komunikojnë me e-Albanian njëjtë si ChatGPT, ku do marrin përgjigje në kohë reale për çdo pyetje.
e-Albania s’do të jetë më thjesht me shkrim, por qytetarët do kenë edhe ‘shoqëruesin’ me zë, ku do kenë opsionin edhe për video call që të orientohet për të gjithë procesin e marrjes së një shërbimi të caktuar.
-
VIDEO
Zjarret në vend/ Rama thirrje Prokurorëve: Mos pushoni çështjet për ‘piromanët’, ata kriminelë djegin pasuritë e vendit tonë
Kryeministri Edi Rama ka edhe një thirrje për Prokurorët të cilët ‘gjykojnë’ ‘piromanët.
“Është meritë e madhe e Policisë së Shtetit është meritë që kanë arrestuar disa nga autorët e djegies së pyjeve për të cilët kodi penal parashikon dënime të gjata. Thirrje prokurorëve, që bëjnë pushime çështjesh për djegiet e pyjeve, mos të harrojnë fëmijët e familjarëve që i këna mbjellë ato pemë kur marrin përsipër për mos hetimin e çështjes për këta kriminelë. Me një shkrepse djegin pasuri të tëra të vendit dhe nuk dua që në Shqipëri të ndodhë si në vende të tjera që po digjen e po përvëlohen...”- tha Rama.
-
VIDEO
Ndotja e ‘Albetrol’ në Vjosë, Rama: Pastrimi është prioritet, këto kapacitete kemi! Situata do ndryshojë jemi në kontakt me partnerët, presim financime
Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për ndotjen e lumit Vjosë nga ‘Albpetrol’. Shqetësimin që prej kohësh e kishte ngritur edhe Report Tv, Rama iu përgjigj pyetjes së drejtuar nga gazetari i Report Tv, Piro Nase ku tha se pastërtia në Shqipëri është prioritet i qeverisë.
-
VIDEO
Shkarkimi i Gjiknurit, Rama: Nuk ka lidhje dosjen e inceneratorëve, raporti ynë me drejtësinë është i qartë
Nga Tepelena, ku zhvilloi takimin me kabinetin qeveritar, kryeministri Edi Rama komentoi shkarkimin e të gjithë sekretariatit, përfshirë këtu edhe Damian Gjiknurin. Rama tha se shkarkimi i tij nuk ka lidhje me spekulimet që janë bërë për dosjen e inceneratorëve. Kreu i qeverisë thekson se partia është në një proces reformimi dhe lëvizjet janë bërë për ta çuar punën në një nivel tjetër. Rama theksoi se raporti i PS me drejtësinë është i qartë, ndërsa vlerësoi punën e bërë nga Gjiknuri.
-
VIDEO
Rama nga Tepelena: Është rritur interesi i investitorëve të huaj për vendin tonë
Kryeministri Edi Rama nga Tepelena, ku përfundoi takimin me kabinetin qeveritar tha se imazhi i Shqipërisë në botë ka ndryshuar, ndërsa theksoi se është rritur interesi i investitorëve të huaj për të investuar në vendin tonë.
“Imazhi i Shqipërisë në botë është i përmbysur tërësisht derisa sa jo shumë vite më parë. Ajo që shohim nga brenda është rritja e interesit të investitorëve të huaj, nuk flasim për projekte të fokusuara vetëm në sektorin e energjisë, flasim për investitorë të mëdhenj në fushën e turizmit, teknologjisë të cilët deri para jo shumë vite më para s’do e konsideronin Shqipërinë si një mundësi për të zgjeruar biznesin e tyre”, tha Rama.
-
VIDEO
Mbledhja 2-ditore në Tepelenë, Rama: U diskutua për një riorganizim të procesit qeverisës
Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes dy ditore me kabinetin qeveritar. Në një deklaratë për mediat, Rama tha se është diskutuar për një riorganizim të procesit qeverisës