-
VIDEO
Arrestimi i Pëllumb Gjokës, avokati: Klienti im mohoi të ketë lidhje me akuzat, s’është pronar i atyre që thuhen në media
Avokati Ylli Manjani tha se biznesmeni i arrestuar, Pëllumb Gjoka ka thënë se nuk ka lidhje me akuzat ndërsa ka mohuar se është pronar i pronave që thuhen në media.
“Gjithë ky nxitim i shërben futjes në sherr të njerëzve. Unë nuk them dot që me atë që ka deklaruar Pëllumb Gjoka ka mohuar se ka qenë pjesë e këtyre dhe se është pronari i atyre pronave që thuhet në media.”- tha Manjani.
-
VIDEO
Arrestimi i Gjokës/ GJKKO lë në burg 8 të arrestuarit
GJKKO ka lënë në burg 6 të arrestuarit gjatë operacionit "Metamofoza" dhe dy të tjerë të kapur në kushtet e flagrancës për armëmbajtje pa leje.
-
VIDEO
Arrestimi i Gjokës/ Rexhepi në Report Tv: Nëse Martinaj është gjallë do jetë fenomenale, por s’besoj! Po zbardhen këto, Nuredin Dumani s’është më asgjë
Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi ka folur sot në Report Tv, propozon që dosjet e Bistrit duhet të rihetohen duke shtuar se nuk është ky i vetmi zyrtar që ka bashkëpuruar me Martinaj për të ngritur perandorinë e lojrave të fati
-
VIDEO
Arrestimi i Gjokës/ Avokati: S’ka përgjime e as akuza, janë indice të policisë! SPAK është nxituar që caktoi masë, si gjithmonë
Avokati i çështjes, Ylli Manjani është prononcuar për mediat pasi GJKKO konfirmoi masën arrest me burg për 6 të arrestuarit në saj të operacionit Metamorfoza dhe për 2 personat e tjerë në flagrancë. Sipas Ylli Manjanit (ish ministër i Drejtësisë), Prokuroria s’ka asnjë provë konkrete dhe se është nxituar.
Arrestimi i Gjokës/ Avokati: S’ka përgjime e as akuza, janë indice të policisë! SPAK është nxituar që caktoi masë, si gjithmonë
-
VIDEO
Bilali kritika Enio Jaços: S'je objektiv në qëndrim, s'ka kompani amerikane që janë penguar të investojnë nga klima e biznesit në Shqipëri
Ministrja Edona Bilali ka kundërshtuar drejtuesin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, pasi ky i fundit ka deklaruar se klima e biznesit në vendin tonë është jo miqësore. Ministrja ngre një pyetje për Jaçon se si e shpjegon faktin se amerikanët investuan 3 herë më shumë në Shqipëri për 4 vitet e fundit.
-
VIDEO
Arrestimi i Gjokës/ Zbulohet roli i shoferit të biznesmenit të kazinove, ndihmoi autorët e vrasjes së Gjin Ndojit për t’u larguar! Informonte grupin e Martinajt
Zbardhen detaje të reja mbi rolet e personave të arrestuar për 4 ngjarje kriminale. Ish-efektivi i policisë Edmond Preka që prej disa kohësh shërbente si shofer i biznesmenit Pëllumb Gjoka, në vrasjen e Gjin Ndojit dhe atentatin ndaj Kleant Musabelliut kishte rol aktiv.
-
VIDEO
“Shtrihu në tokë”! Operacion antikanabis në Vau i Dejës, zbulohet parcela me kanabis mes misrit!
Një tjetër antikanabis është zhvilluar në Vaun e dejës, ku janë asgjësuar 810 bimë narkotike.
-
VIDEO
Për herë të parë në Pogradec, maratona e bebeve shton atmosferën e hareshme të pushimeve
Në Pogradec u zhvillua maratona e bebeve 6 deri në 15 muajsh, një aktivitet që solli atmosferë të gëzueshme në qytetin në breg të liqenit që në këta muaj vere është i mbushur plot me vizitorë vendas dhe të huaj.
Me një gjatësi piste 4 metra, nuk ishin të paktë bebet që e përshkuan nën thirrjet nxitëse të prindërve dhe kuriozëve që kishin mbushur sheshin qendror të qytetit, tek Odeoni.
Organizimi i bashkisë së Pogradecit dhe Marathon Enkelana rezultoi i suksesshëm në pjesëmarrje dhe në atmosferë duke ofruar atmosferë të hareshme për të gjithë, të mëdhenj dhe të vegjël.
Bashkia e Pogradecit ka menduar kalendar aktivitetesh për sezonin veror si një ofertë më shumë gjatë sezonit turistik që i shtohet liqenit, ajrit të pastër dhe peizazheve të pakrasueshme të rrethinave.
Mjeshtrja e Sporteve, Pavlina Evro ndau edhe certifikatat për bebet pjesëmarrës që ishin të gjithë fitues. Maratona e bebeve u mbajt në kuadër të edicionit të 2-të të Marathon Enkelana.
-
VIDEO
Zjarr gjatë natës pranë shinave të trenit në Durrës , shuhet nga zjarrëfikësja
Pak pas mesnatës së djeshme, një zjarr u përhap me shpejtësi në një pjesë toke pranë shinave të trenit në Durrës dhe shumë pranë disa pallateve. Report Tv sjell pamjet nga zjarri që përfshiu zonën.
-
VIDEO
Zgjedhjet në PD, Hani pas votimit: S’kisha mundësi të bëja fushatë në të gjithë vendin, e kam përcjellë mesazhin! Këshilli i thirrur nga Bardhi s’ka asnjë vlerë
Pas votimit në selinë blu, Gjergj Hani ka dhënë një prononcim për mediat. Ai thotë se beson se procesi zgjedhor është i drejtë. Nga ana tjetër, Hani thotë se nuk ka bërë fushata se nuk ka pasur mundësi por, thotë se mesazhi i tij është përçuar te demokratët. Një koment e pati edhe për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të iniciuar nga Bardhi që e cilëson si të pavlerë.
-
VIDEO
Vidhnin banesa duke përdorur çelësa të klonuar, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje! Në kërkim bashkëpunëtori i tij
Një 45-vjeçar ëhstë vënë në pranga pasi akuzohet për vjedhjen e disa banesave në kryeqytet.
Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Smart keys”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
-
VIDEO
Operacion anti-drogë, zbulohen 773 bimë kanabisi të kultivuara në malësinë e Krujës! Autorët s’dihen ende
Dronët kanë zbuluar 773 bimë kanabisi, të kultivuara në zona të thella të malësisë së Krujës, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.