-
VIDEO
Rama: Po rritet numri i investitorëve në turizëm! Shqipëria po përjeton impaktin e jashtëzakonshëm të ndryshimit të saj
Edi Rama ndodhet sot në Qafë Thanë ku u implementua programi dy ri kufitar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Sot është një moment i rëndësishëm për të gjithë ata që kalojnë nga kjo pikë kufitare qofshin individë apo kompani që shkëmbejnë mes dy vendeve. Është një moment i rëndësishëm sepse më në fund jua lehtësojmë në mënyrë të konsiderueshme kalimin në këtë pikë dhe patjetër i japim një shtysë të mëtejshme jo vetëm shkëmbimeve tregtare, por dhe zhvillimit të marrëdhënieve tona të tërësi, pa harruar dhe zhvillimin e turizmit. Shqipëria këtë vit po përjeton një impakt të jashtëzakonshëm të transformimit të imazhit të saj dhe si asnjë vit më parë fluksi i turistëve, por dhe numri i investitorëve të mëdhenj ndërkombëtarë te interesuar për të investuar në industrinë e turizmit në Shqipëri, së bashku me shqiptarët e diasporës apo dhe me ata që banojnë në Shqipëri është realisht tejet inkurajues,” – u shpreh Rama. G.MO/Shqiptarja.com
-
VIDEO
Ndezën zjarre dhe dogjën pyje e pemëtore në Kavajë, Lazarat dhe Lushnjë, një i arrestuar e 2 nën hetim
Identifikohen 3 shtetas që ndezën zjarre dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën sipërfaqe të mëdha toke, në Kavajë, në Lazarat dhe në Lushnjë.
-
VIDEO
Shpërndante doza kokaine dhe kanabisi, në zonën e Ksamilit, vihet në pranga 54-vjeçari. Arrestohet dhe një 33-vjeçare për moskallëzim krimi
Shpërndante doza kokaine dhe kanabisi, në zonën e Ksamilit, vihet në pranga 54-vjeçari. Arrestohet dhe një 33-vjeçare për moskallëzim krimi.
-
VIDEO
Makineri lojërash për fëmijë në bregdet, dalin pamjet e aksionit të policisë në Himarë
Policia vazhdon aksionin në bregdet. Së fundmi, është kapur një 20-vjeçar, i cili kishte vendosur në plazhin e Himarës disa makineri lojërash për fëmijë. Si pasojë, blutë i kanë sekuestruar makineritë dhe i riu është proceduar penalisht.
-
VIDEO
Vlorë, forcat Shqiponja në aksion për të ndaluar personat me armë pa leje
Report TV mëson se policia ka ndërmarrë një sërë kontrollesh për persona të cilët mund të lëvizin me armë pa leje si dhe persona që paraqesin rrezikshmëri shoqërore.
Mësohet se një person i cili po lëvizte me armë në makinë është shoqëruar nga forcat Shqiponja.
-
VIDEO
Nga rekrutimi prej Ndrea Prendit, te shoqërues i Presidentit Topi! Detajet për gardistin që qëlloi me armë në Hamallaj
Një sherr për rrugën midis dy familjeve, familjes Nikolli dhe familjes Kaçi në Hamallaj të Durrësit, u raportua paraditen e sotme
-
VIDEO
Plagoset me armë zjarri 27-vjeçari në Berat, mbërrin i mbuluar me gjak në spital! Niset me urgjencë për kurim drejt Traumës
Një 27 vjeçar ka mbërritur i plagosur me plumb në spitalin e Beratit. I plagosuri është Xhuljano Goga banues në lagjen ‘Uznovë’ në Berat.
Ai ka mbërritur vetë në spital me mjetin e tij, i mbuluar me gjak por nuk ka treguar asgjë, se ku dhe kush e ka plagosur. Gjendja e tij është e rëndë, ndërsa po transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
-
VIDEO
Riaktivizohen sërish vatrat e zjarrit në Sheqeras në Maliq! Digjet 80 ha kashtë
Është riaktivizuar sërish vatra e zjarrit në zonën torofikë të fshatit Sheqeras në Maliq.
Sipas informacioneve zjarri ka rënë në po të njëjtin vend, por fatmirësisht gruri është korrur dhe ka djegur vetëm kashtë.
-
VIDEO
Sukth/ VIDEO nga momenti i sherrit mes familjeve Nikolla dhe Kaçi
Një prej të plagosurve nga sherri në Sukth të Durrësit, Paulin Kaçi flet për Report Tv, ndërsa tregon edhe si ndodhi ngjarja. Ai thotë se ishin vëllezërit Nikolla ata që dhunuan babin e tyre, Pjetër Kaçin. Konflikti bëhet për rrugën në lagje, ndërsa Paulin Kaçi i bën thirrje gjykatës që të marrin urdhër mbrojtjeje, pasi kanë frikë se sherri me vëllezërit Nikolla mund të agravojë sërish. Ai thotë se kanë prej rreth 6 muajsh debate dhe se vëllezërit Nikolla i ofendojnë vazhdimisht.
-
VIDEO
Nga 1000 deri në 5000 mijë lekë, 66 shoferë u kapën nga janari në korrik se tentuan të korruptojnë policinë
66 shoferë janë kapur në flagrancë gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti se kanë tentuar që të korruptojnë punonjësit e policisë rrugore
-
VIDEO
Vrasja e 46-vjeçares në Maliq, Balla: Shpërblim financiar për policët që morën pjesë në aksionin për arrestimin e autorit, rrezikuan jetën
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka dhënë urdhër që të shpërblehen financiarisht policët e përfshirë në këtë aksionin për arrestimin e 55-vjeçarit Gjegji Mullalli që vrau gruan e tij në Maliq. Balla ka shkuar sot në Maliq dhe ka zhvilluar një takim me policët ku i ka falënderuar për punën e bërë në kushtet kur u është kërcënuar edhe jeta, pasi 55-vjeçari hapi zjarr ndaj efektivëve, më pas u vetëvra.
-
VIDEO
Policia monitoron bregdetin! Bllokohen 14 mjete lundruese nga Ksamili në Vlorë, gjobiten drejtuesit e tyre
Nga kontrollet e ushtruara përgjatë bregdetit, policia kufitare ka bllokuar 14 mjete lundruese nga Ksamili në Vlorë. Konkretisht janë bllokuar 5 Jet Ski, 6 skaf, 3 gomone, pasi u gjetën në shkelje, ndwrsa drejtuesit e tyre u gjobitën me shuma nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë të reja.