-
VIDEO
Aksident në Korçë, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga! ‘Fordi’ bëhet copash, lëndohet drejtuesi
Një aksident i rëndë është raportuar në Korçë pranë fshatit Çiflig. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se drejtuesi i mjetit tip ‘Ford’ ka humbur kontrollin e për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
-
VIDEO
Fusha e mbetjeve në Vlorë 4 ditë në flakë! Situata drejt përmirësimit, tymi vijon të mbulojë zonën
Në zonën e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë vijon të ketë vatra aktive zjarri në sipërfaqe mjaft të mëdha.
-
VIDEO
Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, riaktivizohen dy vatra të tjera
Në fushën e mbetjeve në Vlorë janë riaktivizuar dy vatra të reja zjarri. Mësohet se zjarrfikëset janë duke vijuar punën për shuarjen e flakëve. Situata po mbahet nën kontroll për të mos lejuar aktivizim të vatrave. Është duke u hedhur mbetje inerte.
-
VIDEO
Trafik i rënduar në autostradën Elbasan-Tiranë, dyshohet se një mjet ka marrë flakë në tunel
Trafik i rënduar është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Elbasan- Tiranë. Shkak për trafikun e rënduar dyshohet se është bërë një mjet që ka marrë flakë në tunel.
-
VIDEO
Të dehur e me shpejtësi tej normave, policia gjobit 8102 drejtues mjetesh për një javë, 11 në pranga
Policia ka vënë në pranga 11 drejtues mjetesh dhe 9 të tjerë janë vënë nën hetim pasi kanë qenë duke udhëtuar nën efektin e alkoolit dhe me celular në dorë.
-
VIDEO
GJKKO me ‘dorë të hekurt’, kërkon konfiskimin e mbi 30 pasurive të trafikantit të Spanjës Anton Gjinajt dhe 3 të dënuarve për drogë nga Belgjika
Pasuritë e biznesmenit të ndërtimit Anton Gjinaj i njohur dhe me emrin Pashuk Gjinaj duhet të konfiskohen dhe duhet t’i kalojnë shtetit. Kjo është kërkesa që Prokuroria e Poaçme i ka dërguar GJKKO pasi ka përfunduar hetimin pasuror ndaj biznesmenit në bazë të ligjit antimafia.
-
VIDEO
Katër ndërtime pa leje në Sarandë e Ksamil, ndiqen penalisht pronarët
Policia njofton se ka nisur procedimin në gjendje të lirë për shtetasit: B. M., 41 vjeçe, E. Ll., 38 vjeç, A. Z., 31 vjeç dhe B. H., 39 vjeç. Gjatë kontrolleve të kryera nga shërbimet e Policisë, 3 shtetasit e parë janë konstatuar duke kryer punime të ndryshme ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente, në zona bregdetare në Ksamil, ndërsa shtetasi B. H. është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, në zonë urbane.
-
VIDEO
Zjarret, Peleshi kritikon kryetarët e bashkive: Keni emëruar drejtorë të Emergjencave Civile njerëz që s'ua dinë as emrin
Kur i gjithë vendi është përfshirë nga temperaturat e nxehta alerti për zjarret sa vjen e bëhet më i madh. Deri tani nga qershori janë numëruar 125 vatra zjarri të cilat janë përballuar shumë mirë dhe janë shuar, ndërkohë mbeten kritike vatrat e zjarrit në Peshtan të Fierit dhe në Vlorë që vijojnë prej ditësh.
-
VIDEO
Balla në Morinë takon ministrin Xhelal Sveçla, pritet të diskutohet dhe vendimi i Kurtit që krijoi radhë të gjata në Morinë
Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, takimi do të mbahet në Pikën Kufitare në Morinë, ku dy ministrat e Brendshme respektivë, do të japin dhe një deklaratë të përbashkët për media.
-
VIDEO
Humbi edhe Rrogozhinën, Berisha paralajmëron protesta
Ish kryeministri Berisha ka paralajmëruar protesta pas humbjes së zgjedhjeve për herë të dytë në Rrogozhinë.
“Me vjedhjen e Bashkisë së Rrogozhinës, Edi Rama dhe Erion Veliaj jo vetëm nuk mbulojnë dot vjedhjen e shekullit, të djegëseve, vjedhjen e tmerrshme me Pyllin Orbital, vjedhjet e tyre të tmerrshme që arrijnë në 138 miliardë lekë sipas KLSH, me vjedhje të tmerrshme që vetëm në dogana e tatime arrijnë në 104 miliardë lekë, por përkundrazi ftoj shqiptarët, në emër të shpresës, në emër të besimit të tyre te liria, të ngrihen kundër këtij regjimi, i cili është një armik i egër i qenies së shqiptarëve.
Opozita mbyll sot një etapë, në të cilën ajo nuk gjeti asnjë befasi. Ajo paralajmëroi shqiptarët tre muaj më parë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Por paralajmërimi ishte paralajmërim. Faktet, dokumentet, ishte detyrimi i saj t’i paraqiste para shqiptarëve dhe ketë ne e bëmë me vendosmëri gjer ditën e sotme.
Ndaj dhe ftoj çdo demokrat dhe demokrate, çdo qytetar dhe qytetare, që e do këtë vend, që beson se ai dhe fëmijët e tyre meritojnë një të ardhme jo si shtet mafioz, jo si narkoshtet, jo si shtet ku klanet e mafies bëjnë ligjin, asgjë nuk mund të mposhtë vullnetin e atyre që vendosin të luftojnë, të qëndrojnë për liri dhe dinjitet të vetin dhe vendit të tyre.”- thotë Berisha.
-
VIDEO
Humbi edhe Rrogozhinën, Berisha nuk surprizon, s’pranon humbjen: Ja rrëmbeu Veliaj votat kandidatit të ‘BF’
Ish kryeministri Sali Berisha nuk ka pranuar sërish humbjen edhe për Rrogozhinës.
“U mbyll me Rogozhinën në mënyrën më kriminale sepse mandatin të cilit ja dhanë qytetarët e Rrogizhinën kandidatit të BF, ja rrëmbyen në mënyrë kriminale dhe antiligjore institucionet e farsës elektorale. Ja rrëmbyen pasi, rezultati ishte mbyllur nga qendra e paligjshme në burgun e Rrogozhinës, e cila ishte e përjashtuar nga gara elektorale. Shkelmuan, në mënyrë të padenjë, antiligjore votën e qytetarëve të Rrogozhinës. Unë ju them këtu se, u manifestuan të gjitha fenomenet më të shëmtuara antiligjore të farsës së majit 2014. Në rezultatin e mbrëmshëm, qëndron një terror i paparë i ushtruar për një muaj rresht ndaj qytetareve, biznesmenëve, zgjedhësve të Rrogozhinës. Terror i të gjitha formave. Në farsën elektorale u konstatuan manipulime të hapura, fletëvotime të përgatitura paraprakisht. Votime në grupe, familjare, të gjitha provat e shëmtuara. Gjitha kjo farsë u drejtua nga Veliaj, i cili në përfundim të saj, pranoi se shqiptarët na duan. Pranoi se fituam. Të mendosh se shtohen votat kur pas skandaleve të tmerrshme si ajo e klanit Rraja, skandalet seksuale, arratisjes së shekullit, pas shpërthimit të ri të gjirizeve të aferës së tmerrshme korruptive, të mendosh se shtohen votat do të thotë të jesh me koeficient intelektual afër zeros.”- thotë Berisha.
-
VIDEO
Në Korçë laboratori ku falsifikoheshin pasaporta amerikane e BE! Arrest me burg për 3 korçarët! Merrnin 300 - 10 mijë euro për dokumente të falsifikuara
Gjykata e Korçës dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për tre korçarët e arrestuar pasi akuzohen se falsifikonin dokumente të ndryshme duke nisur nga Karta ID deri tek pasaporta amerikane apo të vendeve të BE-së.