-
VIDEO
Vlorë, drejt përmirësimit situata në fushën e mbetjeve! Në mëngjes dy vatra zjarri, Ushtria e zjarrfikësit punuan gjithë natën të izolonin flaktët
Vijojnë flakët në fushën e mbetjeve urbane në qytetin e Vlorës. Nga pamjet e siguruara nga Report TV ka rënë intensiteti që ishte gjatë natës.
-
VIDEO
Zjarri tek fusha e mbetjeve në Vlorë, Ministria e Mbrojtjes çon 8 mjete të emergjencave civile për të shuar flakët
Tetë mjete të Bazës së Mbështetjes së Emergjencave Civile të Komandës Mbështetëse, janë nisur drejt fushës së mbetjeve urbane në Vlorë për të ndihmuar në izolimin e flakëve.
Deri në këtë moment duket se nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet për neutralizimin e plotë, informoi pak minuta pas mesnatës ministria e Mbrojtes. -
VIDEO
Zgjedhjet në Rrogozhinë, nis procesi i numërimit të 54 kutive të votimit! Në garë kandidati i Metës e Berishës dhe socialisti Memolla
Ka nisur zyrtarisht procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e kryebashkiakut të Rrogozhinës.
-
VIDEO
Zgjedhjet në Rrogozhinë, pritet numërimi i votave! Si paraqitet situata në ambientet e KZAZ 43, ja politikanët e pranishëm
Teksa pritet që të nisë procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të ri të Bashkisë Rrogozhinë, politikanë e kandidati i çiftit Berisha-Meta ndodhet jashtë ambienteve të KZAZ-së. Gjithashtu jashtë ambientit rrethues të shkollës gjendet Flamur Noka, Genc Strazimiri e vetë Shkëlqim Hoxha. Procesi i numërimit pritet të nisë nga momenti në moment, aktualisht janë 5 grupe që po bëhen gati për të nisur procesin. 54 kutitë e votimit ndodhen në KZAZ 43, tek to nuk u gjend asnjë parregullsi. Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku bën me dije se nëse procesi ecën pa problematika rezultati mund të dalë sot, ose në orët e para të mëngjesit.
-
VIDEO
Zjarret në mbetjet e Vlorës, Edmond Leka për Report Tv: Situata jashtë kontrollit! Po përpiqemi ta shuajmë, por hasëm vështirësi! Kërkojmë ndihmë nga ajri e ushtria
Drejtori i ndërmarrjes së shërbimeve publike, Edmond Leka është prononcuar në Report Tv për situatën e jashtëzakonshme në fushën e mbetjeve në Vlorë prej dy ditësh në flakë.
-
VIDEO
Tymi kancerogjen pushton Vlorën, flakët në fushën e grumbullimit të mbetjeve dalin jashtë kontrollit! Balla: Situata e rëndë!
Kur jemi në kulmin e sezonit turistik, qyteti bregdetar i Vlorës po përballet me një ndotje mjedisore katastrofike.
Prej 48 orësh fusha e grumbullimit të mbetjeve urbane vijon të digjet dhe tymi kancerogjen po mbulon qytetin. Edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili sot pasdite shkoi të shikonte situatën në Peshtan të Fierit e quajti të rëndë situatën në Vlorë.
-
VIDEO
Pas Rodos, zjarre masive edhe në Korfuz! Shikoni si duken nga Saranda
Edhe Korfuzi është përfshirë nga flakët.
Report TV ka siguruar disa video ku nga Saranda duken zjarret në Korfuz.
-
VIDEO
Zjarri në fushën e mbetjeve jashtë kontrollit, shikoni shtëllungat e mëdha të tymit kancerogjen që mbulon Vlorën
Flakët e zjarrit në fushën e mbetjeve urbane në Vlorë duket se kanë dalë jashtë kontrollit. Shtëllunga të mëdha tymi kanë mbuluar gjithë qytetin.
Report TV siguron video ku duken shtëllunga të mëdha tymi që mbulojnë të gjithë qytetin.Shtëllungat e tymit duken edhe në Kaninë
-
VIDEO
Zjarret në Greqi, flakët përfshijnë edhe Korfuzin! Zjarrfikësit dhe Mbrojtja Civile në gatishmëri, në disa zona nis evakuimi
Edhe Korfuzi është përfshirë nga flakët.
Në ishullin e Rodosit, mijëra banorë janë të detyruar të braktisin vendbanimet e tyre, pasi flakët po përhapen me shpejtësi. Evakuimi është bërë për të siguruar jetën e tyre dhe për t'i larguar ata nga zonat e prekura nga zjarri.
-
VIDEO
Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, tymi ‘pushton’ zonën! 48 orë në flakë
Prej 48 orësh vijon të digjet fusha e mbetjeve në Vlorë. Nga videot e siguruara nga Report Tv duket tymi teksa ka ‘pushtuar’ zonën.
-
VIDEO
Vlorë, çifti i të moshuarve humbi jetën pasi i zuri korrenti në arë, flasin banorët: Kishin probleme me energjinë, i ishte këputur teli
Banorët e fshatit Resulaj, të bas ku çifti i të moshuarve Eqerem dhe Mynyre Zykaj, 80 dhe 75 vjeç humbën jetën pasditen e sotme tregojnë se ata kishin pasur probleme me energjinë.
Më tha se është këputur teli. I thashë thirr elektricistët, se do të zërë korrenti. Bëri hatanë e zezë dhe e zuri korrenti”
Ndërkohë një tjetër banore tregon se kishte parë momentin kur po dilte flakë nga kabulli.
-
VIDEO
Mbyllet votimi për zgjedhjet në Rrogozhinë, pjesëmarrje më e lartë se më 14 maj! Mblidhen në KZAZ 43 kutitë, pritet të nisë numërimi
Është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të bashkisë në Rrogozhinë. Pjesëmarrja deri në orën 18:00 është 35.5%, më e lartë se në zgjedhjet e 14 majit ku në këtë orë ishte 32.12%. Pas përfundimit të procesit të votimit ka nisur transportimi i kutive të votimit të cilat do të numërohen në ambientet e KZAZ 43. Procesi i numërimi pritet të nisë rreth orës 21:30.